Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Prokurori Michalczuk akuzoi Ivanoviç dhe katër serbët tjerë për krime lufte
    Lajme

    Prokurori Michalczuk akuzoi Ivanoviç dhe katër serbët tjerë për krime lufte

    Dija OnlineBy Dija Online18-12-201404 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Në pjesën e parë të gjykimit të Oliver Ivanoviçit, liderit të Iniciativës Qytetare DSP dhe katër serbëve të tjerë, që ka filluar sot në mëngjes në Gjykatën Themelore në Mitrovicën e Veriut, fjalën hyrëse e ka mbajtur prokurori i kësaj çështje, Cezary Michalczuk i cili ka lexuar aktakuzën kundër të pandehurve, të cilët akuzohen për krime lufte dhe vrasje të rënda të shqiptarëve në vitin 1999 dhe 2000 në Mitrovicë, ndërsa pas pushimit, fjalën do ta ketë mbrojtja, raporton Anadolu Agency (AA).

    Pas leximit të aktakuzës së prokurorit Michalczuk, kryesuesja e Këshillit Gjyqësor, Roxana Komsa i ka pyetur të pandehurit nëse e kanë kuptuar akuzën dhe nëse e ndiejnë veten fajtor. Të pesë të pandehurit janë deklaruar se e kuptojnë akuzën dhe se e ndiejnë veten të pafajshëm. Në pushim të gjykimit, gazetarëve iu është drejtuar avokati Nebojsha Vlajiç, mbrojtësi i Oliver Ivanoviç i cili ka vlerësuar se prokurori në fjalën e tij hyrëse nuk ka thënë asgjë të re por vetëm ka përsëritur gjërat që tashmë janë thënë disa herë dhe që “nuk ka kurrfarë baze të dokumentuar”. Sipas fjalëve të tij, pas pushimit, mbrojtja e pesë të pandehurve do ta thotë fjalën e vet hyrëse.

    “Ne do të themi se, gjithë kjo që po bëhet tani, nuk ka asnjë bazë në dokumentet e paraqitura dhe se gjatë këtijë procesi gjyqësor, të drejtat njerëzore të Oliver Ivaniviç janë shkelur rëndë. Këtu bëhet fjalë për një ngjarje e cila ka ndodhur para 15 viteve, ndërsa hetimet janë bërë rishtas dhe gjatë kësaj kohe të pandehurit kanë qëndruar në paraburgim, gati një vit” ka thënë Vlajiç dhe ka shtuar se të drejtat e të pandehurve për mbrojtje janë të kufizuara.

    Hajrush Abazi, i dëmtuari në rastin Oliver Ivanoviç dhe tjerët, personi të cilit ja kishin marr djalin para syve të tij dhe më pas ja kishin vrarë, në hyrje të gjykatës të pandehurit i ka quajtur “kasap të Shqiptarëve”. “Na kanë djegë, na kanë vrarë, na kanë dëbuar për Shqipëri. Kur jemi kthyer, të gjitha shtëpitë i kemi pasur të djegura” tha Abazi.

    Në seancën e sotme gjyqësore, prezent janë edhe familjet e të pandehurve, anëtarët e partisë politike SDP të Ivanoviqit, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç dhe një numër i madh i medieve. Oliver Ivanoviç dhe të katër serbët tjerë nga Kosova, në seancën e parë dëgjimore të mbajtur në fund të gushtit, lidhur me aktakuzën ishin deklaruar të pafajshëm, në të gjitha pikat e aktakuzës për krime lufte dhe vrasje të rënda.

    Përveç Ivanoviçit, aktakuza është ngritur edhe kundër Dragolub Delibashiçit, kolonelit në pension të MPB-së së Serbisë, i cili ka qenë komandant i policisë në pjesën veriore të Mitrovicës, si dhe kundër Ilija dhe Nebojsha Vujaçiqit dhe Aleksandar Lazoviçit. Lideri i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviç gjendet në paraburgim nga 27 janari 2014 për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepra penale me 14 prill 1999. Ivanoviqi, sipas aktakuzës, ishte udhëheqës i njësitit policor paramilitar dhe së bashku me komandantin e atëhershëm të policisë në Mitrovicë, Dragolub Delibashiçin, ngarkohen për veprën e nxitjes dhe bashkëpjesëmarrjes në kryerjen e veprave të rënda penale, vrasje dhe tentim vrasje, si dhe dëbim të shqiptarëve në Mitrovicë, gjatë trazirave, në shkurt të vitit 2000.

    Sipas të dhënave të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, gjatë trazirave të shkurtit 2000, serbët kishin vrarë 10 shqiptarë, plagosur 25 persona, torturuar në mënyrë barbare 93 shqiptarë të tjerë përderisa 11.364 të tjerë u dëbuan nga shtëpitë e tyre

    Tre të pandehurit tjerë, vëllezërit Vujaçiç, Ilija dhe Nebojsha, si dhe Aleksandar Lazoviç, sipas aktakuzës, ngarkohen me vrasje të rënda, tentim vrasje dhe shkaktim i lëndimeve të rënda trupore. Seanca kryesore në të cilën do të paraqitën provat e prokurorisë dhe dëshmitë e para, është paraparë për fund të janarit të ardhshëm.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticlePutin: Rimëkëmbja e ekonomisë ruse mund të zgjas dy vjet
    Next Article Luftë pa perspektikë në frontin rus të valutës
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    FP: Fundi i neoliberalizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.