Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Tema»Përsëri arrestime! Justinian Topulli
    Tema

    Përsëri arrestime! Justinian Topulli

    Dija OnlineBy Dija Online12-08-201403 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Përsëri arrestime!
    Ai që i ka ndjekur me vëmendje kronologjinë e lajmeve që lidheshin me çështjen e ekstremizmit këto ditë në Kosovë, e kupton fare lehtë, sesi merren të tilla vendime politike, juridike… etj. që të bindin akoma më shumë sesa pak të përgjegjshëm dhe të paurtë, janë ata që na udhëheqin.
    Ashtu si shumica e hoxhallarëve në trojet shqiptare, edhe ne kemi qenë kundra vajtjes në Siri e pjesëmarrjes në luftë atje të shqiptarëve, për disa arsye, mes tyre pikërisht edhe për shkak të këtyre pasojave që po ndodhin sot. Një pjesë nuk na kanë dëgjuar, përkundrazi disa na kanë sharë, ofenduar deri edhe me fjalë banale, madje na kanë akuzuar, çuditërisht të vetëbindur, se pikërisht ne qëndrojmë pas arrestimeve të këtyre muslimanëve! Të përpiqesh t’i mbushësh mendjen se nuk është kështu dhe se qëndrimet tona janë parimore, fetare dhe në përputhje me atë që gjykojmë se është më e mira, është një mision gati i pamundur. Pikërisht edhe për këtë situatë kaq mosbesuese, konfuze dhe polarizuese që është krijuar mes nesh, ata nuk duhet të kishin ikur atje. Sot ne ndodhemi para faktit të kryer, arrestime -show- masive në Kosovë dhe para disa muajsh disa të tilla në Shqipëri. Këto arrestime do ta shtojnë edhe më shumë polaritetin dhe do të thellojnë konfliktin mes besimtarëve. Dhe sikur vetëm kjo pasojë të kihet parasysh, çdo njeri i drejtë do ta kuptojë se pse ne nuk jemi aspak dakord me të tilla metoda represive nga shteti, ashtu siç edhe kemi qenë kundra vajtjes në Siri, si një nga shkaqet e para që sjell të tilla pasoja negative të pritshme.
    Një fjalë e urtë popullore, që shpreh në fakt një normë fetare, thotë: “ik qarë, se nuk du zarar”, ndërkohë kjo situatë që është krijuar, duhet thënë: “bir, Selman i nënës, kë të qaj më parë?!” Të qajmë për ata që shkuan, e për ata që u arrestuan, e për këtë fitnen që është hapur mes nesh, apo për këto veprime që bëjnë këta farë politikanësh, që nuk e kuptojnë ose s’duan ta kuptojnë që të tilla operacione dhe të tilla metoda vetëm se e përkeqësojnë situatën?! E vërteta është se do t’i qajmë të dyja njëherësh! E dimë se, shumë nuk do të na kuptojnë, dhe do të kërkojnë pozicionime të tipit: ose me ne, ose kundra nesh! Por, për ne e drejta, prevalon mbi çdo individ, qoftë kjo mbi vëllazërinë muslimane apo nënshtrimin ndaj pushtetit, ndaj themi: gabim vajtja në Siri, gabim dhe arrestimet. Se cili është më i madh dhe cili më i padrejtë, kjo çështje nuk është objekt i këtij shkrimi të shkurtër.
    Gjithsesi, ju lutem kursejani vetes -dhe mua- komentet e nxehta e keqkuptimet, dhe logjikoni në mënyrë të ftohtë…

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous Article760 kriminel serb nga Mbrojtja Civile në Policinë dhe Institucionet tjera të Kosovës
    Next Article S’ka drejtësi për afganët e torturuar nga forcat amerikane
    Dija Online

    Related Posts

    Zgjidhje profetike për pasigurinë financiare: Kultivimi i bereqetit, qëndrueshmërisë dhe paqes në zemër

    03-09-2026

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    10-03-2026

    Kur jeta bëhet e ndërlikuar, qartësoni qëllimin tuaj

    21-02-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    Lajme nga bota: Zelensky dënon kufizimet e Starlink; aksionet e çipave pësojnë rënie të ndjeshme

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    Kompanitë turke të mbrojtjes ndalojnë hyrjen e automjeteve elektrike të huaja në kampuset e tyre, thotë CEO i TEI-së

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    FP: Arabia Saudite i korruptoi njerëzit e gabuar

    • Besimi

    Vizioni ekonomik Islam për një ummet që ka rreshtim strategjik – Dr. Almir Colan

    Kurani si udhëheqës drejt më supremes, më të drejtës – Naif bin Nahar

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read

    Shfuqizimi i Hilafetit islam, një fatkeqësi edhe për botën – Fatmir Baçi

    07-03-20264 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Shfuqizimi i Hilafetit islam, një fatkeqësi edhe për botën – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.