Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Biznes»Pse bankat evropiane po e heqin arin e tyre nga SHBA-ja?
    Biznes

    Pse bankat evropiane po e heqin arin e tyre nga SHBA-ja?

    Dija OnlineBy Dija Online18-09-202606 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Pse bankat evropiane po e heqin arin e tyre nga SHBA-ja?
    Pse bankat evropiane po e heqin arin e tyre nga SHBA-ja?
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Bankat qendrore të Holandës dhe Francës e kanë tërhequr arin e tyre nga SHBA-ja. Një nga arsyet është mosbesimi te SHBA, por po aq e rëndësishme është edhe që në rast krize rezervat e arit të jenë sa më afër.

    Bankat qendrore, qeveritë dhe fondet sovrane të pasurisë mbajnë rezerva fizike ari në vende të ndryshme.

    Fort Knox, kompleksi i fortifikuar në shtetin e Kentakit, ku ruhen rreth gjysma e rezervave të arit të qeverisë amerikane, është sinonim i sigurisë maksimale. Shprehja “si Fort Knox” përdoret për të përshkruar diçka që është jashtëzakonisht e sigurt dhe e mbrojtur mirë. Megjithatë perceptimi i Shteteve të Bashkuara si një vend i sigurt për ruajtjen e arit duket se po zbehet.

    Vendimi i fundit i bankës qendrore holandeze për të zhvendosur rreth 86 tonë ar nga Nju-Jorku në Londër nxori në pah shqetësimet në rritje të disa qeverive lidhur me ruajtjen e aseteve strategjike në SHBA dhe nëse ato do të mund të ishin lehtësisht të aksesueshme në rast krize.

    De Nederlandsche Bank (DNB) përmendi “paqëndrueshmërinë gjeopolitike” si arsye dhe tha se shpërndarja e arit në vende me juridiksione të ndryshme do të përmirësonte “gatishmërinë për kriza”.

    Edhe Franca hoqi të gjithë arin e saj që kishte mbetur në Rezervën Federale të Nju-Jorkut midis korrikut 2025 dhe janarit 2026. Megjithatë guvernatori i Bankës së Francës, François Villeroy de Galhau, deklaroi në atë kohë se vendimi nuk kishte motive politike.

    Ndërkohë, disa politikanë në Gjermani dhe Itali, vende që zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta më të mëdha të arit në botë, kanë kërkuar që edhe ari i vendeve të tyre të tërhiqet nga SHBA. Këto thirrje vijnë mes shqetësimeve për politikën e paparashikueshme të administratës Trump dhe qëndrimit gjithnjë e më kritik të saj ndaj Bashkimit Evropian, përfshirë kërcënimet për të aneksuar një pjesë të territorit të tij në Grenlandë.

    Etja për ar

    Sebastien Tillett, analist në Oxford Economics, thotë se për bankat qendrore evropiane, sekuestrimi i drejtpërdrejtë i aseteve të tyre përbën një “rrezik jashtëzakonisht të vogël”. Megjithatë, sipas tij, po shtohen shqetësimet për mundësinë e qasjes së shpejtë te këto asete në një epokë pasigurie gjeopolitike. “Shqetësimi më i rëndësishëm është se asetet e mbajtura në një juridiksion tjetër mund të bëhen përkohësisht të paarritshme në një skenar ekstrem sanksionesh, problemesh ligjore ose krizash gjeopolitike”, tha ai për DW.

    Krishnan Gopaul nga Këshilli Botëror i Arit (World Gold Council) thotë se, në përgjithësi, bankat qendrore në mbarë botën kanë blerë gjithnjë e më shumë ar që nga kriza financiare globale e vitit 2008 dhe po i kushtojnë vëmendje në rritje vendit dhe mënyrës së ruajtjes së tij. Si rezultat çmimet e arit kanë arritur nivele rekord.

    Një sondazh i fundit i Këshillit Botëror të Arit tregoi se bankat qendrore kanë shtuar mesatarisht 1.000 tonë ar në vit gjatë katër viteve të fundit, krahasuar me një mesatare prej 500 tonësh në vit gjatë dekadës së mëparshme.

    Sipas Gopaul kriza financiare globale e vitit 2008 u pasua nga kriza e borxhit sovran në eurozonë, më pas nga një sërë krizash politike, pandemia dhe trazira të vazhdueshme gjeopolitike e konflikte. Kjo ka bërë që ari të fitojë rëndësi të re si një aset i sigurt në kohë pasigurie. “Gjatë dy dekadave të fundit kanë ekzistuar, në forma të ndryshme, pyetje dhe shqetësime lidhur me sistemin financiar global dhe gjendjen e gjeopolitikës”, thotë ai.

     

    Bankat qendrore në mbarë botën kanë blerë gjithnjë e më shumë ar që nga kriza financiare e vitit 2008

     

    Zhvendosja e arit proces kompleks, i rrezikshëm dhe i kushtueshëm

    Vendimet e Holandës dhe Francës për të zhvendosur arin e tyre nga SHBA-ja drejt Evropës tregojnë se tani vëmendja është përqendruar jo vetëm te sasia e rezervave, por edhe te vendndodhja e tyre, në mënyrë që ato të mund të përdoren shpejt dhe lehtë në rast të një krize të re.

    Bankat qendrore, qeveritë dhe fondet sovrane të pasurisë mbajnë rezerva fizike ari në vende të ndryshme. Zhvendosja e tij mund të jetë një proces shumë kompleks, i rrezikshëm dhe i kushtueshëm, ndërsa mundësia për ta shitur ose shkëmbyer me valuta apo asete të tjera varet shpesh nga vendi ku ruhet.

    “Bankat qendrore po i kushtojnë më shumë vëmendje jo vetëm llojit të aseteve që zotërojnë, por edhe vendit ku i mbajnë ato, kryesisht për të rritur qëndrueshmërinë dhe fleksibilitetin e rezervave”, thotë Tillett.

    Gopaul shton se menaxhimi i rezervave është bërë “jashtëzakonisht i rëndësishëm”. Sipas tij, edhe pse vëmendja përqendrohet shpesh te rreziqet e mundshme që lidhen me juridiksione të caktuara, si SHBA-ja, një pjesë e arsyes për këto vendime është sigurimi që ari të jetë sa më afër vendit të origjinës dhe në një qendër tregtare që funksionon me shpejtësi.

    Ai thekson se banka qendrore holandeze e zhvendosi arin në Londër dhe jo në Holandë, sepse Britania e Madhe është “një nga qendrat më likuide dhe më aktive të tregtimit të arit në botë”.

    “Ideja është që në rast krize apo periudhash me tensione të larta, ky ar të mund të përdoret dhe të vihet në dispozicion shpejt”, thotë ai. “Londra është praktikisht zemra e tregut botëror të arit. Aty zhvillohet një aktivitet i jashtëzakonshëm dhe tregu është shumë likuid, ndaj në kohë krize dëshironi që ari juaj të ndodhet pikërisht aty .”

    Banka e Anglisë është një nga institucionet më të mëdha në botë për ruajtjen e arit. Vlerësohet se në depot e saj ndodhen rreth 400.000 shufra ari, me një vlerë prej afërsisht 270 miliardë dollarë.

    Pikëpyetjet rreth SHBA-së

    Megjithëse zhvendosja e arit në një qendër si Londra ka avantazhet e veta për institucionet evropiane, është e qartë se dyshimet mbi besueshmërinë e SHBA-së në epokën e Trumpit dhe mbi sistemin financiar amerikan në tërësi po ndikojnë gjithnjë e më shumë në vendimmarrje.

    Javën e kaluar, drejtuesi i fondit sovran të pasurisë së Norvegjisë, me vlerë rreth 2,3 trilionë dollarë, deklaroi se fondi duhet të ulë ndjeshëm ekspozimin e tij ndaj obligacioneve të Thesarit amerikan.Ky qëndrim duket se lidhet me shqetësimet për tregun e bonove qeveritare amerikane, ku inflacioni i lartë dhe rritja e borxhit publik kanë shtuar kostot e huamarrjes dhe kanë nxitur pasigurinë e investitorëve.

    Tillett thotë se ari vazhdon të ndikohet nga vendimet e Rezervës Federale të SHBA-së dhe se shqetësimet e përgjithshme për tregjet financiare amerikane po i shtyjnë mbajtësit e arit të rishikojnë vendndodhjen e rezervave të tyre.

    Përveç këtyre shqetësimeve financiare, retorika e Trumpit lidhur me Grenlandën dhe kërcënimet e vazhdueshme, ndonëse të tërthorta, ndaj Bashkimit Evropian, kanë shtuar arsyet pse institucionet evropiane duan të ripozicionojnë asetet e tyre.

    Megjithatë, Shtetet e Bashkuara, dhe veçanërisht Banka Federale e Rezervës së Nju-Jorkut në Manhattan, mbeten ende një nga ruajtëset kryesore të arit evropian, sidomos për Gjermaninë. Edhe pse Bundesbank riktheu në Gjermani rreth 300 tonë ar nga SHBA-ja midis viteve 2013 dhe 2017, ajo ende mban më shumë se 1.000 tonë ar në territorin amerikan.

    Vitin e kaluar, Bundesbank deklaroi në një njoftim zyrtar: “Nuk kemi asnjë dyshim se Banka Federale e Rezervës së Nju-Jorkut është një partner i besueshëm dhe i sigurt për ruajtjen e rezervave tona të arit.”

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleAdministrata Trump miraton shitjen e avionëve luftarakë F-35 Arabisë Saudite
    Next Article Friedrich Merz: A po i kthen shpinën CDU-ja kancelarit?
    Dija Online

    Related Posts

    Friedrich Merz: A po i kthen shpinën CDU-ja kancelarit?

    18-09-2026

    Administrata Trump miraton shitjen e avionëve luftarakë F-35 Arabisë Saudite

    18-09-2026

    FP: Trumpi ka vrarë “paqartësinë strategjike” rreth Tajvanit

    17-09-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Friedrich Merz: A po i kthen shpinën CDU-ja kancelarit?

    Pse bankat evropiane po e heqin arin e tyre nga SHBA-ja?

    Administrata Trump miraton shitjen e avionëve luftarakë F-35 Arabisë Saudite

    FP: Trumpi ka vrarë “paqartësinë strategjike” rreth Tajvanit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Trumpi ka vrarë “paqartësinë strategjike” rreth Tajvanit

    FP: Demokracia gjermane, ashtu siç e njihnim, ka marrë fund

    FP: Pse vizita ime në Kiev më shqetësoi kaq shumë

    • Besimi

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    Zgjidhje profetike për pasigurinë financiare: Kultivimi i bereqetit, qëndrueshmërisë dhe paqes në zemër

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.