“Kohë për siguri” kundrejt “Vlerë për rëndësi”.
Nga Thomas Oppong
Është shfaqur një frikë e re. Quhet “ankthi i karrierës”. Dhe gjendet kudo ku njerëzit kanë një punë nga ora 9 deri në 5. Nuk ishte kurrë e menduar si burim ankthi ekzistencial. Për shumicën e shekullit të 20-të, ajo ishte zgjidhja. Ti shkoje në punë, bëje detyrën tënde, dhe kompania kujdesej për ty. Merreje pensionin. Dhe promovimi nëse qëndroje mjaftueshëm gjatë. Marrëveshja ishte në thelb: na jep kohën tënde, dhe ne do të të japim siguri. Miliona njerëz ndërtuan të gjithë jetën e tyre rreth asaj marrëveshjeje. Mos më kuptoni gabim. Kjo ende funksionon për shumicën e njerëzve. Por pikërisht tani, njerëzit janë më të shqetësuar rreth asaj marrëveshjeje. Problemi është se kështu na mësuan të mendojmë për punën. Shko në shkollë. Merri certifikatat. Zgjidh një karrierë stabile. Gjej një punëdhënës me reputacion. Qëndro besnik. Dhe vazhdo të ngjitësh shkallët. Sigurisht, ishte këshillë e fortë në vitin 1975. Në vitin 2026, kjo i bën njerëzit të dyshojnë në mënyrën e tyre të jetesës.
Ajo që na solli deri këtu, ndoshta nuk do të na çojë drejt së ardhmes.
Luftërat tregtare po tronditin zinxhirët e furnizimit dhe po i shtyjnë kompanitë drejt mënyrës së mbijetesës. Kompanitë teknologjike që punësuan në mënyrë agresive një dekadë më parë, kanë kaluar dy vitet e fundit duke shkurtuar. Dhe inteligjenca teknologjike po e bën edhe më të lehtë vazhdimin e shkurtimeve. Goldman Sachs parashikon se mbi 300 milionë vende pune me kohë të plotë janë në rrezik. Unë mendoj për skenarin më të keq për shumë karriera. Shumica e ankthit të karrierës po krijon gjithashtu një krizë identiteti. Dhe përvoja të çorientuese. Dhe ndryshe nga stresi i zakonshëm. “Nuk jam i sigurt nëse ajo që bëj ende ka rëndësi,” është ajo që i kalon njerëzve nëpër mendje. Është e çmendur se sa shpejt po ndryshojnë gjërat. Një vendim politik i marrë në Uashington mund të restrukturojë zinxhirët globalë të furnizimit brenda muajve.
Kompanitë që ishin profitabile në janar, bëhen makina kursimi deri nga mesi i vitit. Njerëzit që përfshihen në ato shkurtime nuk kanë bërë asgjë gabim. Ata thjesht kanë pasur një grup aftësish që u bënë të papërshtatshme në momentin më të gabuar. Inteligjenca teknologjike gjithashtu po ju heq detyra nga supet, derisa një ditë, të gjitha detyrat zhduken.
Dhe kështu zhduket edhe arsyeja për rolin tuaj.
Me siguri keni dëgjuar këshillën: ndërtoni aftësi të transferueshme. Qëndroni të adaptueshëm. Bëhuni nxënës gjatë gjithë jetës. Nuk është këshillë e keqe. Por është e paplotë. Aftësitë e zgjidhjes së problemeve apo bashkëpunimit janë gjithashtu “të nevojshme” (table stakes). Të gjithë tani po përpiqen t’i kenë ato ose pretendojnë se i kanë. Ato nuk ju mbrojnë. Megjithatë, ato do t’ju fusin në dhomë. Ajo që ju mbron është “njohuri specifike”. Diçka që është e vështirë të merret ose të hiqet nga ju. Dhe aq e vlefshme sa dikush do të vazhdojë t’ju paguajë për të, edhe kur buxheti është i ngushtë. Ka një ndryshim midis “përvojë marketingu” dhe një njohje më të mirë të “psikologjisë së klientit”. Dhe detaje të konvertimit aq mirë sa për të diagnostikuar pse dështoi një fushatë. Edhe aftësia për të aplikuar mjete teknologjike në probleme reale në një industri specifike, nuk është e njëjta gjë sa puna mirë me to.
“Njohuria specifike gjendet duke ndjekur kuriozitetin tënd intelektual genuin, më mirë se çdo gjë tjetër që është e nxehtë tani. Nëse shoqëria mund të të trajnojë, ajo mund të trajnojë edhe dikë tjetër, dhe të të zëvendësojë.” — Naval Ravikant
Logjika e re e karrierës
Një kornizë më e mirë për të menduar rreth jetës tuaj në dhjetë vitet e ardhshme është kjo: harrojeni shkallën. Fokusoheni te krijimi i vlerës si tre rrethe mbivendosëse.
Rrethi i parë: çfarë i duhet botës tani dhe mund t’i duhet edhe nesër. Kjo do të thotë t’i kushtoni vëmendje se ku po lëvizin paratë dhe përpjekjet. Ku ekzistojnë probleme reale që kërkojnë zgjidhje.
Rrethi i dytë: çfarë mund të bëhet aq mirë sa të mos mund ta prekin. Jo çfarë të intereson ty. Ajo që mund të zotërosh dhe që kërkon mjete të shumta për ta kuptuar.
Rrethi i tretë: çfarë mund të komunikosh pa përpjekje. A mund ta shpjegosh qartë ekspertizën tënde? Ajo është një aftësi nëse e di si ta paketosh atë për audiencën e duhur. Njerëzit që dinë të shkruajnë, flasin dhe mësojnë atë që dinë, kanë një avantazh masiv (levë) ndaj njerëzve po aq të aftë që nuk dinë ta bëjnë këtë.
Pika e ëmbël është aty ku këto tre rrethe mbivendosen.
Aty duhet të përqendroheni.
Për shembull, një analiste e specializuar për pajtueshmërinë në kujdesin shëndetësor është më shumë se një eksperte teknike. Ajo kupton GDPR-në, qeverisjen e industrisë dhe auditimet klinike. Ajo mund të lidhë hendekun midis ekipeve IT dhe atyre ligjore. Ky grup i rrallë aftësish nuk mund të mësohet. Ai ndërtohet gjatë viteve duke i kushtuar vëmendje një hapësire problematike. Një shkrimtare e cila u obsesionua me psikologjinë e ndryshimit të sjelljes dhe mësoi ta aplikonte atë në kujdesin shëndetësor, financë dhe arsim, nuk është më thjesht një kopjues i zakonshëm. Njerëzit do të punojnë me të për “njohuritë specifike” që ajo sjell në tryezë. Ajo sheh gjëra që ata nuk i shohin. Këta nuk janë njerëz të jashtëzakonshëm. Ata thjesht morën një vendim për t’u thelluar në diçka specifike që askush nuk mund t’ua heqë lehtë.
Ata u mbrojtën vetë.
Disa punë do të zhduken pavarësisht sa të aftë jeni. Shumë industri do të tronditen më shpejt nga sa ka parashikuar dikush. Dhe njohuria specifike mund të mos ju mbrojë plotësisht. Por nëse ndërtoni diçka që është e vështirë të riprodhohet, qoftë kjo ekspertizë, reputacion, marrëdhënie, apo një kombinim i të trejave, ju jeni një hap përpara shkatërrimit. Modeli 9-5 funksionoi sepse hoqi pasigurinë. Ju hoët dorë nga kontrolli në këmbim të parashikueshmërisë. Ajo rregull kishte kuptim kur kompanitë mund të jepnin parashikueshmëri. Ato nuk mund ta bëjnë më. Pasiguria është kthyer. Por ju mund të investoni në “levë specifike” për të hequr disa nga ankthet e punës që njerëzit ndjejnë tani.
“Nëse po përpiqeni me qëllim të krijoni një të ardhme që ndihet e sigurt, ju do të injoroni vullnetarisht të ardhmen që është e mundshme,” thotë Seth Godin.
Modeli i vjetër i punës po dështon njerëzit.
Pasiguria dhe ankthi po përkeqësohen.
Ju duhet të përqendroheni te diçka specifike. Tani pyetja më e vështirë është: tek çfarë, saktësisht? “Ndërtoni njohuri specifike” është e lehtë për t’u thënë dhe jashtëzakonisht e vështirë për t’u realizuar. Kornizat ekzistuese janë konfuze. Filloni me logjikën e tre rretheve që shpjegova më lart. Është më e rëndësishme tani se kurrë. Do t’ju ndihmojë të mendoni qartë pse disa aftësi do të ruajnë vlerën e tyre gjatë dekadës së ardhshme.
“Vlera për rëndësi” po zëvendëson “kohë për siguri”.
“Punët më të mira as nuk janë të dekreta as të gradua. Ato janë shprehje krijuese të nxënësve të vazhdueshëm në tregjet e lira.” — Naval
Tani, inteligjenca teknologjike është jashtëzakonisht e mirë në plotësimin e modeleve. Ajo shkëlqen në detyra që mund të përcaktohen, përsëriten dhe vlerësohen sipas standardeve specifike. Nëse puna juaj është kryesisht plotësim modelesh. Marrja e një hyrjeje të njohur dhe prodhimi i një daljeje të njohur, ajo punë do të jetë nën presion real. Ndoshta nuk do të zhduket nesër. Por mund të përthithet nga mjete që kushtojnë një fraksion të një rroge. Askush nuk e dëshiron këtë. Lajmi i mirë është se inteligjenca teknologjike tani lufton me paqartësinë. Ajo nuk mund të ushtrojë me besueshmëri gjykim aty ku nuk ka modele të vendosura. Ajo nuk ndërton besim. Ajo nuk mund të hyjë në një dhomë dhe të lexojë se çfarë po ndodh realisht. Ajo nuk mund të zgjidhë një problem njerëzor pa një dalje të qartë apo të prekshme.
Këtu vini ju.
Elementët “njerëzorë” të punës, ndërtimi i marrëdhënieve, kuptimi i emocioneve dhe marrja e vendimeve të vështira, janë tani më të rëndësishme se kurrë. Ato janë aftësi njerëzore. Dhe ato bëhen më të vlefshme pasi puna e plotësimit të modeleve hiqet nga tavolina. Aftësitë që akumulohen në favorin tuaj. Aftësitë që transferohen ndër domene dhe rriten me kalimin e kohës; sa më gjatë i ndërtoni, aq më të vlefshme bëhen ato.
Gjykim në procese komplekse pune. Çdo sistem, një kompani, një spital, një departament qeveritar, një zinxhir furnizimi, është një sistem. Sistemi prishet në mënyra jo të dukshme. Ata kanë qarqe feedback-u, varësi të fshehura. Dhe dinamika kulturore që njerëzit nuk i shohin në letër. Aftësia për të parë një sistem kompleks dhe për të identifikuar se çfarë është gabuar ose mund të shkojë gabim, është një nga aftësitë më të vlefshme dhe më pak të mësueshme që ekziston. Kërkon vite ekspozimi. Këto aftësi njerëzore krijohen përmes përvojës. Vullneti për të bërë pyetje të pakëndshme. Ju nuk mund t’ia jepni këtë AI-së. Ju mund ta përmirësoni atë me mjete më të mira të dhënash.
Por gjykimi i mirë është një detyrë njerëzore.
Nëse keni kaluar vite brenda një industrie specifike, kujdes shëndetësor, logjistikë, shërbime financiare, apo arsim, ndoshta keni më shumë nga kjo sesa mendoni. Pyetja është nëse e trajtoni atë si ekspertizë. Apo më mirë akoma, a mund ta paraqisni atë si levë?
Një urë midis njerëzve që e shohin botën në mënyra të ndryshme. Pak njerëz mund ta bëjnë këtë më: të hyjnë në hapësirën midis dy ekspertëve dhe të përkthejnë botët e tyre. A mund t’i bëni dy lloje mendjesh të kuptojnë njëra-tjetrën? Teknologjike dhe jo-teknologjike. Krijuese dhe komerciale. Ligjore dhe menaxheriale. Shumica e kompanive janë plot njerëz të shkëlqyer që nuk dinë të komunikojnë përtej këtyre ndarjeve. Mbledhjet bëhen në rreth. Projektet ngecin. Vendimet merren mbi informacion të gabuar.
Njerëzit nuk mund ta shpjegojnë siç duhet dijeninë tek personi që ka më shumë nevojë për të, në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse mund ta bëni një CFO-n të kuptojë pse një vendim teknik ka përfitime financiare, ose të bëni një ekip inxhinierik të kuptojë pse një detaj i përvojës së përdoruesit ka rëndësi, ju vleni shumë.
Bëheni një ndërtues urash të njohurive eksperte.
Kjo është një aftësi e mësueshme. Por kërkon kuriozitet për domene jashtë tuajat. Dhe disiplinën për t’i mësuar ato mjaftueshëm mirë për të arsyetuar brenda tyre. Nuk keni nevojë t’i zotëroni ato plotësisht. Por ju mund të mësoni të mendoni brenda domenit. E.O. Wilson kishte të drejtë, “Ne po mbytemi në informacion, ndërsa po vdesim urie për mençuri. Bota nga tani e tutje do të drejtohet nga sintetizuesit, njerëzit të aftë të bashkojnë informacionin e duhur në kohën e duhur, të mendojnë kritikisht për të, dhe të bëjnë zgjedhje të rëndësishme me mençuri.”
Shije dhe gjykim. Ndërsa IA e bën të lehtë prodhimin e punës kompetente: shkrim kompetent, dizajn dhe kod. Aftësia për të dalluar diferencën midis kompetentit dhe të mirës bëhet më e vlefshme. Dikush duhet të jetë në gjendje të shikojë një duzinë dalje IA dhe të dijë se cila është e drejtë. Dikush duhet të ketë gjykimin editorial për të ditur kur diçka është pothuajse aty dhe çfarë i nevojitet. Shija është një aftësi. Ajo ndërtohet përmes ekspozimit të vazhdueshëm ndaj punës së shkëlqyer, angazhimit aktiv kritik me atë që ju konsumoni. Dhe zhvillimit të pikëpamjes tuaj. Shkrimtarë që lexojnë punë të shkëlqyera dhe zhvillojnë shije për atë që ia vlen kohës së kujtdo. Dizajnerë që studiojnë dizajn të mirë dhe mund të dallojnë atë që është më mirë. Menaxherë produktesh që kuptojnë se çfarë i bën produktet të funksionojnë zhvillojnë shije. Është e vështirë të falsifikohet shija ose të automatizohet. Ose e ke, ose nuk e ke.
Të mendosh përtej kufijve. Problemet më të vështira të dekadës së ardhshme nuk do të jenë brenda një discipline të vetme. Aftësia për të parë modele që specialistët, të zhytur në fushat e tyre, kanë prirje t’i humbasin, do të jetë e rrallë. Mendimi më i mirë teknologjik kërkon inxhinieri, ekonomi, politikë, dhe shkenca sjellëse. Njerëzit që mund të mendojnë në mënyrë rigoroze në dy apo më shumë nga këto domene, kanë diçka që shumica e njerëzve nuk e kanë. Specialisti e di gjithçka për fushën e tij dhe asgjë të dobishme për fushat ngjitur. Gjenerali e di pak për gjithçka dhe nuk mund të thellojë në asgjë. Ajo që dekada e ardhshme shpërblen është diçka ndryshe. Njohuri të mira në të paktën një fushë, të kombinuara me kuriozitetin intelektual për të kuptuar dhe arsyetuar në domene ngjitur. Bëhuni rrënja, shkoni më thellë në disa vende. Dhe më gjerë mjaftueshëm për të nxjerrë nga burime të papritura.
Gjithashtu, aftësia për të ndërtuar besim në shkallë. Kjo e fundit është më e vështira për t’u fituar. Por paguhet në planin afatgjatë. Besimi është themeli i çdo transaksioni, marrëdhënieje dhe shumë sistemesh. Por tani është shumë i pakët. Njerëzit kanë humbur besimin te institucionet që duhet t’i mbajnë të sigurt dhe stabil. Institucionet kanë më pak besim se sa më parë. Njerëzit janë më skeptikë ndaj fakteve apo pretendimeve. Dhe më të pasigurt se kë të besojnë. Duke pasur parasysh këtë, aftësia për të ndërtuar besim të vërtetë. Përmes konsistencës, kompetencës së treguar, dhe pranisë autentike është një aset i vlefshëm.
Sido që të jeni – konsulent, punonjës, sipërmarrës, apo krijues – njerëzit që përballojnë përpjekjen e gjatë janë ata që njerëzit i besojnë. Besimi akumulohet. Një reputacion i ndërtuar mbi vite, përmes qindra veprimeve të vogla e të ndershme, është një nga asetët më të mirë që mund të keni. Është gjithashtu një nga gjërat më të vështira për këdo ose për çdo algoritmë për ta riprodhuar.
Shumica e njerëzve e kuptojnë krizën tonë të shekullit të 21-të, por janë të bllokuar duke konsumuar njohuri. Ata janë të vetëdijshëm për urgjencën për të marrë kontrollin. Por ata nuk mund të mos vazhdojnë të lexojnë. Dhe të ndjekin kurse. Por pastaj, gjashtë muaj më vonë, ata e kuptojnë se nuk kanë kthyer asgjë në urtësi praktike për jetën apo aftësi. Ata janë bërë më të shqetësuar sepse e kuptojnë problemin më mirë.
Vendimi për të ndërtuar diçka praktike. Ose për t’u marrë seriozisht me të gjithë atë njohuri, është si të marrësh kontrollin. Ndërtoni kapacitet në çdo gjë që dëshironi të bëni “levën tuaj specifike”. Një trup i punës. Një grup aftësish. Kriza jonë e shekullit të 21-të ka filluar vërtet. Nuk është e plotë. Shumica e kompanive ende po përpiqen të kuptojnë si ta përdorin inteligjencën teknologjike në mënyrë efektive. Shumica e industrive janë ende në fazat e hershme të adaptimit. Njerëzit që zhvillojnë aftësi të forta e specifike gjatë tre deri në pesë viteve të ardhshme, do të hyjnë në një treg ku kërkesa për pikërisht ato aftësi është në nivelin më të lartë. Kompanitë dhe institucionet do të kenë nevojë dëshpërimisht për njerëz që mund të bëjnë gjëra që mjetet e reja nuk mund t’i bëjnë.
Ju nuk jeni prapa.
Jeni herët nëse lëvizni tani.
Koha për të zhvilluar njohuri specifike është përpara se të gjithë të pajtohen se ajo është e vlefshme. Tani, ende ka vend për të shkuar thellë dhe gjerësisht në diçka. Dhe për t’u bërë vërtet të mirë në të, para se fusha të bëhet e tejmbushur. Versioni më i mirë i këtij procesi, zhvillimi i njohurive specifike, shkuarja thellë, ndërtimi i diçkaje të vlefshme, nuk është thjesht një mundësi karriere. Është një mënyrë jetese që ka vlerë përtej shkatërrimit teknologjik. Kështu gjithashtu qëndroni përpara ankthit të përpjekjes për të qëndruar relevantë pa u angazhuar kurrë për asgjë. Ndiqni kuriozitetin tuaj edhe kur nuk është menjëherë praktike. Ndërtoni ekspertizë që pasqyron investimin praktik të kohës dhe vëmendjes.
Sistemi 9-5 kërkon kohën dhe inteligjencën tuaj. Modeli i ri është më i pasigurt, kërkues dhe personal. Por gjithashtu më shpërblyes në planin afatgjatë. Mos e bëni reagimin (pritja për të parë çfarë ndodh, duke shpresuar të qëndroni relevantë mjaftueshëm) një mënyrë jetese. Jini më proaktiv duke vendosur tani se çfarë do të bëheni versioni më i mirë i saj.
Pika juaj e nisjes është të shkruani tre ose katër problemet që i gjeni vërtet interesante. Gjëra për të cilat keni vazhdimisht opinione, pyetje ose ide që shkojnë përtej njohurive të zakonshme. Tani, a ka një version tuajin që shkon pesë vite në këtë drejtim pa humbur mendjen? Çfarë do të dinte ai person? Çfarë do të mund të bënte që shumica e njerëzve nuk mund? Filloni të shkoni atje, me qëllim. Modeli 9-5 ishte një zgjidhje e shekullit të 20-të. Funksionoi derisa sistemet e mbështetën atë. Tani është një krizë e shekullit të 21-të.
Askush nuk e mbron cepin tuaj më mirë se ju.
Shpëtoni veten ndërsa ende keni kohë.
