Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Qendrime Islame»A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?
    Qendrime Islame

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    Dija OnlineBy Dija Online12-07-201413 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Eselamu alejkum hoxhë i nderuar!

    Lus Allahun që të jeni shëndoshë e mirë ju dhe familja juaj.

    Jam diplomuar si farmacist dhe tani jam në Gjermani në studime të doktoraturës në shkencat mjekësore.

    Allahu ju shpërbleftë ju dhe hoxhallarët e tjerë që jeni mjaft aktivë dhe po na mundësoni përfitime të shumta, sidomos për mua që jam jashtë vendit, ku shumicën e kohës ligjëratat që ndjek online përmes QSI-së janë e vetmja mënyrë për ta mbajtur të fortë imanin.

    Hoxhë, kam nevojë për ndihmën tuaj lidhur me një çështje. Shpresoj që në emër të Allahut do të mund të gjeni pak kohë të më ndihmoni.

    Në kuadër të punës së doktoraturës përfshihet edhe puna me kafshë laboratorike, përkatësisht me minj. Unë kam pyetur në lidhje me çështjen paraprakisht dhe jam munduar të lexoj edhe në internet, por megjithatë po frikësohem se nga dëshira për ta parë çështjen si të lejuar (kjo ka qenë përgjigjja që kam marrë), nuk e kam shqyrtuar sa duhet çështjen në detaje. E di që është çështje delikate dhe se përgjigjja është e vështire, sidomos meqë nuk e dini saktësisht se çka po nënkuptoj me “punë me kafshë”. Do t’ju isha falënderues nëse do të mund të më sugjeroni ndonjë literaturë ose ndonjë dijetar prej të cilit do të mund të lexoja më shumë në lidhje me këtë çështje.

    Edhe nëse është e lejuar në parim, do të doja të dija më shumë detaje dhe të dija për limitet që duhet pasur kujdes.

    Lus Allahu të na japë udhëzim të drejtë dhe të na ndihmojë të dallojmë çështjen e hajrit prej çështjeve nga të cilat duhet të distancohemi!

    Ju falënderoj paraprakisht.

     

    Përgjigjja:

    Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

    Alejkum selam ve rahmetullahi ve berekatuh!

    Allahu të shpërbleftë dhe e lus Atë që të na forcojë në rrugën e Tij..

    Me “punë me kafshë” po kuptoj se keni për qëllim me kafshët të cilat përdoren për eksperimente në laboratorë për qëllime të zgjerimit të njohurive rreth sëmundjeve të ndryshme, gjetjen e ndonjë ilaçi, etj.

    Ndërsa për këtë temë kanë folur dijetarët bashkëkohorë dhe me aq njohuri sa kemi ne, e dimë se është e lejuar, madje edhe me kafshët që përmendni ju, sikurse minjtë apo edhe derrat. Ky mendim është shumë i njohur dhe i trajtuar.

    Unë e kam parasysh kompleksivitetin dhe qasjen që dëshironi ta bëni në studimin tuaj, por fatkeqësisht në gjuhën shqipe nuk di se ka ndonjë libër që bën shtjellimin e kësaj problematike nga aspekti islam, kurse në gjuhën angleze ndoshta ka, prandaj hulumtoni përmes internetit apo ndonjë forme tjetër, por mund të supozoj se nuk do të gjeni ndonjë shkrim që e shtjellon çështjen shtruar.
    Kurse të shkruajmë ne tani fatkeqësisht nuk do të mundemi, por ajo çfarë mund të bëjmë është që nëse keni ndonjë pyetje konkrete apo sqarim që ta kuptoni çështjen më mirë, atëherë na shkruani dhe do të mundohemi t’ju përgjigjemi. Selam alejkum!

    Hoxhë Alaudin Abazi    

     

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleEdhe sot protesta në Shkup
    Next Article Kosova, përfundimisht pa Karton të Gjelbër
    Dija Online

    Related Posts

    A përbën blerja e hurmave izraelite ndihmë për pushtuesin?

    13-02-2026

    Konferenca e 21-të e Imamëve (AMJA): 86 rekomandime mbi angazhimin politik, të drejtat e njeriut dhe aktivizmin shoqëror

    06-01-2026

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023
    View 1 Comment

    1 Comment

    1. Beni on 16-08-2014 9:27 am

      Nje tem mjaft interesante dhe mos te kete akoma literature ne gjuhen shqipe eshte mjaft zhgenjyese. Por ne anen tjeter edhe nje sinjal per te gjithe ne qe te perkujdesemi qe ta pasurojme literaturen tone me perkthimet qe mund te i bejme nga literatura burimore. Do e shfrytezij ratinqe te jap nje kontribut ne pergjigjen e hoxhes per kete teme.
      Çeshtja edhe pse eshte e lejuar eshte e ndjeshme andaj duhet pasur parasysh disa kushte gjate eksperimentimeve :
      1. Hulumtimi i literatures: Para se te fillohet me eksperimentin te hulumtohet mjaftueshem literatura per eksperimente te ngjajshme dhe metodologjia qe eshte aplikuar.
      2. Zevendesimi: nese ka mundesi qe rezultatet me besueshmeri te ngjajshme shkencore te perfitohen nga ndonje produkt/material tjeter te perodret materiali tjeter.
      3. Mostra optimale: duhet te behen matja statistikore e mostres dhe te merret mostra optimale qe nuk do e ndikoj rrezultatin perfundimtar.
      4.Sigurimi i kushteve te pershtatshme: Gjate eksperimentit te perdoret metoda qe i shkakton shqetesime minimale kafshes.
      5. Eksperimeti nuk duhet te behet per qejf dhe defrim, duhet te kete per qellim ofrimin e ndonje miresie ne jeten e njeriut.

      Shenim: Duhet te u permbahet normave etike dhe cerfikimeve(esperimentuesi te jete i licensuar per metoden qe do perdoret) perkateseeksperimentimit.

      Log in to Reply
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.