Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Të ndryshme»Urinimi i pavullnetshëm gjatë natës tek fëmijët
    Të ndryshme

    Urinimi i pavullnetshëm gjatë natës tek fëmijët

    Dija OnlineBy Dija Online10-06-201405 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Urinimi i pavullnetshëm gjatë natës është një nga problemet më të shpeshta tek fëmijët e vegjël. Numri më i madh i fëmijëve që urinojnë në mënyrë të pavetëdijshme gjatë natës kurrë nuk kanë vendosur kontrollin mbi urinimin ose më saktësisht nuk ka ekzistuar periudha më e gjatë nga gjashtë muaj që fëmija nuk është lagur gjatë natës.

    Enureza është forma më e zakonshme e urinimit primar gjatë natës tek fëmijët e shëndetshëm pas moshës 5 vjeçare.

    Sipas të dhënave të literaturës botërore në moshën 5 vjeçare një ndër katër fëmijë ka enurezë. Para nisjes në shkollë një ndër dhjetë fëmijë urinon në mënyrë të pavetëdijshme gjatë natës. Me rritjen në moshë të fëmijës numri i fëmijëve me enurzë zvogëlohet. Kështu që në moshën 10 vjeçare 7% e fëmijëve kanë këtë problem. Në mënyrë të përgjithshme në çdo klasë të shkollës 8 vjeçare 2 deri në 3 fëmijë urinojnë në mënyrë të pavullnetshme gjatë natës. Sipas statistikave botërore 1-2% e fëmijëve do të vazhdojnë të urinojnë pa vullnet edhe në moshën madhore.

    Tek fëmijët me enurezë fshikëza e urinës funksionon normalisht, zbrazja e fshikëzës së urinës është e plotë, por ndodh jashtë vullnetit të fëmijës gjatë gjumit. Gjatë ditës, kur fëmija është zgjuar, fëmija nuk urinon në mënyrë të tillë dhe nuk ka asnjëherë probleme me infeksionet e urinimit.

    Nga një numër asryesh është besuar që janë shkaku i enurezës, sot dihet që janë më të rëndësishme: ato familjare, përkatësisht faktorët gjenetike, gjumi i rëndë, prodhimi i rritur i urinës gjatë gjumit dhe/ose relativisht kapaciteti i zvogëluar i fshikëzës së urinës. Nga familjar të afërme ose të largët të fëmijëve me enurezë, zakonisht ekzistojnë edhe anëtarë të tjerë të cilët kanë pasur të njëjtin problem në periudhën e fëmijerisë. Dihet, që nëse dy prej prindërve janë lagur gjatë natës në fëmijëri, ekziston 75% mundësia që edhe fëmija i tyre do të urinojë në mënyër të pavullnetshme gjatë natës. Në 10 vitet e fundit janë identifikuar disa gjene të cilët janë të rëndësishëm për krijimin e enurezës. Kur bëhet fjalë për gjumin, fëmijët me enurezë janë “gjumash”, dhe zgjohen me vështirësi. Tek numri më i madh i fëmijëve me enurezë ekziston prodhimi i rritur i urinës gjatë natës. Kjo krijohet si pasojë e çregullimit në ritmin e sekretimit të një neuropeptide, vazopresinit, i cili sekretohet në tru dhe i cili në nivelin e veshkave rregullon sasinë dhe dendësinë e urinës së krijuar në gjumë.

    Një nga mendimet e gabuara dhe më të shpeshta që bëhet në lidhje me enurezën është që enureza vjen si pasojë e problemeve psikologjike ose profilit psikologjik të fëmijës. E vërteta është që fëmijët me enurezë, veçanërisht nëse trajtimi nuk fillon në kohë dhe zgjat më shumë, kanë një numër problemesh psikologjike dhe çregullime emotive dhe sociologjike, por ata janë gjithmonë pasoja e jo shkaku i enurezës. Shpesh herë gabohet në mendimin që enureza nuk mund të shërohet ose që nuk duhet trajtuar sepse do të zhduket vetë. Enureza tek numri më i madh i fëmijëve mund të shërohet. Enureza e cila zgjat shumë në kohë sjell rrezikun e zhvillimit të pasojave serioze mendore, emotive e sociale të personalitetit të fëmijës. Fëmijët me enurezë ndihen ndryshe nga moshatarët e tyre të cilët nuk urinojnë në mënyrë të pavullnetshme gjatë natës, prandaj tek fëmijët e tillë zhvillohet ndjenja e fajësisë. Ata provojnë të fshehin problemet e tyre nga mjedisi, mbyllen në vetvete, bëhen të pasigurt, shmangin kontakte me moshatarët, çfarë sjell vetë-izolimin e tyre social. Studimet e shumta kanë vërtetuar që vetë-respektimi i fëmijëve me enurezë është ulur rëndësisht jo vetëm në krahasim me moshatarët e tyre pa enurezë, por edhe në krahasim me fëmijët me sëmundje të rënda kronike. Nëse terapia fillon në kohë, të gjithë këto probleme janë kalimtare dhe fëmijës i ofrohet mundësia që të rritet si një person i shëndetshëm mendërisht me adaptim të mirë në kuptimin sociologjik. Shpesh besohet që enureza është pasojë e reagimit të vetëdijshëm të fëmijës, rebelimit të tij ose përpjekjes së tij që të kryejë presion mbi prindërit për të realizuar ndonjë qëllim. Kjo është një nga gabimet serioze për shkak të cilit, jo rrallë, prindërit ndëshkojnë fëmijët. Këtë më mirë e ilustrojnë të dhënat që përqindja më e madhe e fëmijëve të abuzuar në moshë shkollore janë pikërisht fëmijët me enurezë. Harrohet që enureza nuk është vetëm problem i fëmijës. Ky është problem i tërë familjes dhe shpesh shkaku për çrregullimin e marrëdhënies së mirëkuptimit dhe harmonisë në familjen çfarë më shumë ka një ndikim negativ mbi zhvillimin e personalitetit të fëmijës.

    Fëmijët me enurezë duhen trajtuar. Prindërit e fëmijës që urinon në mënyrë të pavullnetshme gjatë natës duhet t’i drejtohen pediatrit të vet i cili nga biseda me ta dhe fëmijën, në bazë të ekzaminimit dhe numrit të vogël të testeve jo invazive do të përcaktojë për çfarë lloj të urinimit bëhet fjalë për ta fillur me terapi të përshtatshme. Koha optimale për fillimin e terapisë tek fëmijët me enurezë përcaktohet individualisht, kurse trajtimi jep rezultatet më të mira nëse terapia fillon para nisjes në shkollë. Zgjedhja e terapisë tek fëmijët me enurezë varet nga natyra e çregullimit themelor i cili ka shkaktuar enurezën, kurse terapia bashkëkohore është bazuar mbi rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Urinimin e Pavullnetshëm. Trajtimi bëhet nën mbikëqyrjen e mjekut. Përvojat 30 vjeçare në trajtimin e më shumë se 8 milion fëmijëve me enurezë në tërë botën, tregojnë që terapia e aplikuar është e sigurt për fëmijën./Telegrafi

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleNishani në Forumin “SHBA – Bota Islame’’
    Next Article Durrës, automjeti përplas për vdekje trevjeçarin
    Dija Online

    Related Posts

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    18-05-2026

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    23-02-2026

    A po ndjeni mërzi në adhurimet tuaja?

    21-02-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.