Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Fokus»Skandal në tekstet shkollore: Kosova figuron si pjesë e Serbisë në librin e Gjeografisë të klasës VII
    Fokus

    Skandal në tekstet shkollore: Kosova figuron si pjesë e Serbisë në librin e Gjeografisë të klasës VII

    EMBy EM08-12-202503 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Skandal në tekstet shkollore: Kosova figuron si pjesë e Serbisë në librin e Gjeografisë të klasës VII
    Skandal në tekstet shkollore: Kosova figuron si pjesë e Serbisë në librin e Gjeografisë të klasës VII
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Libri i Gjeografisë për klasën e VII-të me shumë shtrembërime historike, Kosova si “Metohi” dhe pjesë e Serbisë
    Libri i Gjeografisë për klasën e VII-të me shumë shtrembërime historike, Kosova si “Metohi” dhe pjesë e Serbisë
    Në tekstin shkollor të Gjeografisë për klasën e VII-të, botuar nga shtëpia botuese “Trimaks”, Shkup dhe miratuar me vendim zyrtar nga Komisioni Kombëtar për Libra Mësimore më 5 gusht 2025, janë identifikuar një sërë pasaktësish dhe formulimesh të cilat, sipas mësimdhënësve dhe prindërve, shkaktojnë shtrembërime historike dhe nxisin interpretime të gabuara për Republikën e Kosovës.

    Libri, i përgatitur nga autori Bllagoja Markoski, me recensentë Dragan Kollçakovski, Nikolla V. Dimitrov dhe Nevenka Stoeva, i përkthyer në gjuhën shqipe nga Roland Poloska dhe i lekturuar nga Farketa Dibra Zeqiri është futur në përdorim gjatë vitit shkollor 2025. Megjithatë, pavarësisht procesit të recensimit dhe aprovimit, njësia mësimore për Kosovën ka nxitur reagime për shkak të disa përmbajtjeve të konsideruara të papërshtatshme.

    Kritikat fillojnë me mënyrën se si teksti e përcakton pozitën gjeografike të Kosovës, duke theksuar se “gjendet në jugperëndim të Serbisë”, një formulim që nuk përdoret për asnjë shtet tjetër në libër. Mësimdhënësit vlerësojnë se një qasje e tillë i jep Serbisë rolin e pikë-referencës për Kosovën, duke anashkaluar faktin se Maqedonia e Veriut e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe se praktika shkencore kërkon përshkrimin e pozitës brenda Gadishullit Ballkanik, njësoj si për vendet e tjera.

    Polemikat thellohen edhe më shumë me përdorimin e termit “Metohia” për zonën e Rrafshit të Dukagjinit. Për mësimdhënësit, futja e tij në një libër mësimor në gjuhën shqipe përbën devijim të rëndë nga standardet shkencore dhe rrezikon të ngulë te nxënësit një perspektivë të huaj dhe të njëanshme për territorin e Kosovës.

    Reagime ka shkaktuar edhe përdorimi i formulimit “Mitrovica e Kosovës”, që nuk përputhet me emërtimin zyrtar të qytetit. Sipas kritikëve, ky lloj terminologjie reflekton qasje të terminologjisë serbe “Kosovska Mitrovica” dhe nuk duhet të jetë pjesë e një teksti shkollor të aprovuar institucionalisht.

    Duke qenë se libri ka kaluar nëpër duart e recensentëve universitarë dhe është miratuar nga organi më i lartë shtetëror për libra mësimorë, shumë prindër dhe profesionistë të arsimit kërkojnë përgjegjësi për këto gabime të lejuara. Ata shtrojnë pyetjen se si një tekst me elemente kaq të ndjeshme politike ka marrë aprovimin përfundimtar, duke rrezikuar që nxënësit të marrin njohuri të shtrembëruara për historinë dhe realitetin politik të Kosovës.

    Ekspertët e arsimit kërkojnë rishikim urgjent të njësisë mësimore, korrigjim të terminologjisë dhe harmonizim me standardet shkencore dhe me politikat shtetërore të Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që brezat e rinj të mos ekspozohen ndaj interpretimeve të gabuara të një teme kaq të rëndësishme historike dhe gjeopolitike.

    Për të sqaruar këto çështje, Alsat dërgoi pyetje në Ministrinë e Arsimit megjithatë, deri në këto momente nuk morëm asnjë përgjigje.

    Ndryshe, termi “Metohi” (në serbisht Metohija) vjen nga fjala greke “metohion”, që do të thotë pronë manastiri ose tokë e shenjtë e në pronësi të kishave dhe manastireve.

    Me kalimin e kohës, Serbia e përdori termin “Metohija” si emërtim gjeografik-politik, duke e lidhur atë me pretendimet historike dhe territoriale ndaj Kosovës.

    Në kontekst shkollor në Maqedoninë e Veriut, përdorimi i këtij termi cenon neutralitetin akademik dhe krijon shtrembërime të realitetit gjeopolitik, sidomos kur vendi e njeh Kosovën si shtet të pavarur. Prandaj, përdorimi i “Metohi” në një libër shkollor është i pasaktë, joprofesional dhe i papranueshëm nga këndvështrimi i standardeve edukative dhe të politikës së jashtme të vendit.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleInfeksione në QKUK? Shifrat alarmante zbulojnë mungesë kontrolli
    Next Article Udhëzuesi i KQZ-së diskriminon votuesit me aftësi të kufizuara
    EM

    Related Posts

    Çfarë i ndodh sheqerit tuaj në gjak kur hani makarona me salcë domatesh?

    28-07-2026

    A mund t’ju mbajë kafja të hidratuar?

    28-07-2026

    Temperatura më e mirë e ujit për hidratim dhe tretje

    28-07-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Çfarë i ndodh sheqerit tuaj në gjak kur hani makarona me salcë domatesh?

    A mund t’ju mbajë kafja të hidratuar?

    Temperatura më e mirë e ujit për hidratim dhe tretje

    Dhjami i viçit kundrejt vajit të farërave: cili është më i shëndetësuar për të gatuar?

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    BLASFEMIA, DHUNA, GËNJESHTRA (*) – Fatmir Baçi

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.