Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Kosovë»Shtyhet seanca ndaj Festim Ramadanit, i dyshuar për vrasjen e një 89-vjeçari
    Kosovë

    Shtyhet seanca ndaj Festim Ramadanit, i dyshuar për vrasjen e një 89-vjeçari

    Dija OnlineBy Dija Online28-08-202503 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Në gjykatën themelore në Ferizaj është shtyrë seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarit Festim Ramadanit, ish-polic, dhe të akuzuarit tjetër, Jeton Misini, të cilët dyshohen për vrasjen e 89-vjeçarit Sadri Sadriut në parkingun e një restoranti në fshatin Bibaj të Ferizajt, më 16 gusht të vitit të kaluar.

    Të dy të akuzuarit u sollën nën pranga në gjykatë, ndërsa krahas avokatëve mbrojtës, në seancë ishin prezent edhe familjarët e Ramadanit dhe të ndjerit, raporton KP.

    Pas fillimit të seancës, kryetari i trupit gjykues, Ilir Bytyqi, kërkoi nga prokurori Valdet Ademi që të lexohet aktakuza. Megjithatë, mbrojtja e të akuzuarve kërkoi shtyrjen e seancës, duke argumentuar se avokatët zëvendësues nuk kishin pasur komunikim të mjaftueshëm me klientët e tyre.

    Avokati zëvendësues i Ramadanit, Naim Sahiti, deklaroi se përmes një shkrese të dorëzuar në gjykatë është kërkuar shtyrja e seancës, pasi nuk kanë pasur mundësi të marrin të gjitha shkresat e lëndës dhe të komunikojnë kohët e fundit me të mbrojturin. Ai shtoi se është në pamundësi të përfaqësojë plotësisht klientin pa këto dokumente.

    Edhe avokati zëvendësues i Jeton Misinit, Driton Sejdiu, mbështeti këtë kërkesë, duke theksuar se po vepron vetëm si zëvendësues dhe nuk ka njohuri të plota për lëndën.

    Gjyqtari Bytyqi njoftoi gjithashtu se mbrojtja e Ramadanit ka kërkuar për herë të dytë ekzaminim psikiatrik për të akuzuarin dhe transferimin e tij në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës, duke argumentuar se ish-polici kishte përdorur substanca psikotropike dhe kishte tentuar të vetëlëndohej.

    Megjithatë, Festim Ramadani kundërshtoi kërkesën për shtyrje dhe ekzaminim psikiatrik, duke theksuar se dëshiron të deklarohet për fajësinë apo pafajësinë e tij dhe nuk e sheh të nevojshme ekzaminimin e mëtejshëm. Sipas tij, aktakuza është e qartë dhe përshkruan saktë rrethanat e ngjarjes, ndërsa çdo deklarim i tij në mungesë të njohurisë së materialit do të ishte sfidues për profesionin e gjykatës.

    Në fund, gjykata vendosi të refuzojë kërkesën për ekzaminim psikiatrik, por aprovoi shtyrjen e shqyrtimit fillestar për një datë tjetër, duke argumentuar mungesën e njohurive të mbrojtjes për materialin e lëndës. Seanca e radhës është caktuar më 29 shtator nga ora 13:00.

    Pala e dëmtuar kishte kërkuar që seanca të zhvillohej prapa dyerve të mbyllura për publikun, por gjykata nuk mori vendim për këtë dhe do ta rivlerësojë kërkesën në të ardhmen.

    Ky rast kishte nisur me aktakuzën e ngritur më 18 korrik 2025 nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale “vrasja e rëndë”, lidhur me ngjarjen e 16 gushtit 2024 në Ferizaj.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleArrestohet një person në Pejë, dyshohet për 11 vepra penale
    Next Article OVL e UÇK-së kërkon shkarkimin e Dimal Bashës dhe nisjen e hetimeve nga Prokuroria
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.