Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Erdogan me “këshill të burrave të mençur” në vend të “këshillit të ministrave”
    Lajme

    Erdogan me “këshill të burrave të mençur” në vend të “këshillit të ministrave”

    Dija OnlineBy Dija Online05-06-201403 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Kryeministri i Turqisë, i ka thënë një këshilltar i tij televizionit turk, do të mbetet në pushtet deri në vitin 2023, duke i fituar zgjedhjet presidenciale në gusht. Ndryshimet e kushtetutës do t’i rrisin kompetencat e presidentit, ka parashikuar këshilltari i tij.

    Erdogan, i ka thënë një këshilltar i tij, televizionit turk, në po të njëjtën ditë, se do të mbetet në pushtet deri më 2023, duke i fituar zgjedhjet presidenciale në gusht.

    Ndryshimet e kushtetutës do t’i rrisin kompetencat e presidentit, ka parashikuar këshilltari i tij.

    Intervistat me njerëzit e afërt me kryeministrin kanë zbuluar më shumë detaje se si do të jetë një presidencë e ardhshme e Erdoganit.

    Një “këshill i burrave të mençur”, i përbërë pjesërisht nga aleatë të ngushtë në kabinetin e tij aktual, do të ndihmojnë për mbikëqyrjen e punëve kryesore qeveritare, duke minimizuar fort rolet e disa ministrive, kanë thënë zyrtarë të lartë për Reuters.

    “Ata do të punojnë bashkë me Erdoganin për çështje të rëndësishme në pallatin presidencial. Ne mund t’i quajmë ata burra të mençur, apo komitet këshillues, apo qeveri në hije”, ka thënë një figurë e lartë e partisë turke në pushtet, AK Parti, duke sqaruar se politikat energjetike, procesi paqësor me kurdët dhe elementet e politikës së jashtme pritet të jenë ndër këto çështje.

    “Pesha e presidencës do të ndihet më shumë në vendime”, ka paralajmëruar figura e lartë e AK Parti.

    Erdogan ende nuk ka shpallur kandidaturën e tij për zgjedhjet e gushtit. Njerëzit e afërt me të thonë se ai tashmë ka vendosur.

    Rezultatet e zgjedhjeve komunale, të mbajtura më 30 mars të këtij viti, kur AK Parti ka fituar shumicën e votave në nivel të vendit, sugjerojnë se një shumicë në rrethin e parë mund të jetë shumë e arritshme nga ai.

    “Nuk ka më asnjë pikëpyetje”, ka thënë për Reuters një zyrtar i lartë nga AK Parti i Erdoganit.

    “Me përjashtim të një situate të jashtëzakonshme, Erdogan do të shpallë kandidaturën e tij dhe ne presim që ai do të fitojë që në rrethin e parë të votimit”, është shprehur zyrtari i lartë i AK Parti.

    Kryeministri Erdogan mund të mos e ketë ndërtuar ende sistemin e plotë presidencial që ai e dëshiron në Turqi, por ai e ka bërë të qartë se natyra e drejtpërdrejtë e zgjedhjeve të gushtit të sivjetmë – presidentët e mëparshëm turq janë emëruar nga deputetët e parlamentit të vendit – do t’i mundësojë atij të ushtrojë fuqi më të madhe sesa presidenti i tanishëm i vendit, Abdullah Gul.

     

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleZbulohet varri masiv me 800 fëmijë
    Next Article Shqiptarët kërkojnë ndërprerjen e “kolonizimit” në veri të Mitrovicës
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Përgjegjësia fetare dhe verifikimi i informacionit në epokën digjitale – Festim Rizanaj

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Përgjegjësia fetare dhe verifikimi i informacionit në epokën digjitale – Festim Rizanaj

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.