Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Shqiptarët kërkojnë ndërprerjen e “kolonizimit” në veri të Mitrovicës
    Lajme

    Shqiptarët kërkojnë ndërprerjen e “kolonizimit” në veri të Mitrovicës

    Dija OnlineBy Dija Online05-06-201403 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Qëllimi i serbëve në lagjet veriore të Mitrovicës të banuara me popullatë të përzier, ndonëse i ditur që më parë, tashmë po bëhet publik. Ata në trojet e blera nga shqiptarët, do të ndërtojnë objekte shumëkatëshe banimi, e jo shtëpi të përmasave çfarë ishin më parë të ndërtuara nga shqiptarët.
    Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se sot në ora 10:00 do të vuhet gurthemeli i tri ndërtesave katërkatëshe me nga 12 banesa, dy prej të cilave në lagjen ‘Kroi i Vitakut’ dhe një ndërtesë në fshatin Suhodoll në veri të Mitrovicës.

    Sipas këtyre burimeve, këto ndërtesa po bëhen me para të Qeverisë së Serbisë, ndërsa edhe vënien e gurthemeleve do ta bëjë kryetari i organit të përkohshëm të komunës në veri të Mitrovicës, Aleksandar Spiriq, që më parë ishte caktuar në këtë pozitë nga Beogradi, dhe jo kryetari legal i kësaj komune i dal nga zgjedhjet e fundit, Goran Rakiq.

    “Ndërtesat të cilat po ndërtohen në emër të familjeve me gjendje të rëndë ekonomike, do t’u jepen kryesisht pjesëtarëve të të ashtuquajturës ‘Civilna Zastita’ dhe disa nga rojat e urës, një pjesë e të cilëve nuk janë fare nga Kosova, por nga vise tjera”, kanë thënë burimet.

    Në anën tjetër, ndërtimi i këtyre ndërtesave shumëkatëshe në Kroin e Vitakut dhe Suhodoll në veri të Mitrovicës, ka shqetësuar shqiptarët që jetojnë në atë pjesë të qytetit.

    Ata brengosen për tendencën e ndërrimit të strukturës etnike në këtë lagje nga ana e Qeverisë së Serbisë dhe këto ndërtime i quajnë kryekëput politike që kanë për qëllim kolonizimin e veriut me serbë, ndërkohë që kërkojnë mbështetje më të fuqishme institucionale.

    Emir Azemi, zëvendës-kryesues i Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, ka kërkuar që urgjentisht të ndërpritet kolonizimi nëpër lagjet e banuara me popullatë të përzier, që ka për qëllim ndryshimin e strukturës demografike, dhe që është mentalitet i viteve të 90-ta.

    “Do të kërkojë menjëherë sot një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të marrë vendim që të ndërpriten menjëherë këto punime, të cilat kanë për qëllim kolonizimin e veriut dhe të cilat po bëhen pa leje”, ka thënë për KosovaPress Azemi.

    Ai tha se në lidhje me këtë do t’i informojë edhe ambasadat e huaja në vendin tonë.

    Sipas tij, në ndërtesat e ngjashme që janë ndërtuar më herët në këtë lagje nga qeverie serbe, janë vendosur njerëz të cilët askush nuk i ka parë më herët, që do të thotë se janë nga vende të ndryshme të ish-Jugosllavisë. /KP/

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleErdogan me “këshill të burrave të mençur” në vend të “këshillit të ministrave”
    Next Article Pas 51 vitesh, rihapet xhamia
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Përgjegjësia fetare dhe verifikimi i informacionit në epokën digjitale – Festim Rizanaj

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Përgjegjësia fetare dhe verifikimi i informacionit në epokën digjitale – Festim Rizanaj

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.