Në një varr masiv të zbuluar këtë javë në Irlandë, afër 800 fëmijë u gjetën afër një ish shtëpie për nënat e pamartuara dhe fëmijët e tyre.
Fëmijët besohet se janë varrosur në mes të viteve 1925 dhe 1961 në Tuam të Irlandës.
Shumë prej tyre dyshohet se ishin prekur nga sëmundjet infektive ose për mungesë të ushqimit.
Zbulimi i frikshëm u bë nga dy djem të cilët u penguan në varrin e pa shënuar derisa po luanin. /Telegrafi/