Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Qendrime Islame»A është e lejuar të shkohet në botën e jashtme për arsye të kushteve financiare? 
    Qendrime Islame

    A është e lejuar të shkohet në botën e jashtme për arsye të kushteve financiare? 

    Dija OnlineBy Dija Online24-03-201805 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Pyetja:

    Allahu ju shpërbleftë për punën që po bën redaksia juaj! Pyetja ime është kjo: A është e lejuar të shkohet në botën e jashtme siç kanë emigruar shumica e shqiptarëve për arsye të kushteve financiare? D.m.th., a lejohet të shkohet për të jetuar p.sh. në Zvicër, në Gjermani, në Amerikë për shkak të kushteve materiale?
    Selam alejkum!

    Përgjigja:

    Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Problematika për të cilin pyesni është mjaft e përhapur në kohën tonë, pastaj edhe në vetvete përmban shumë pika dhe dallime në atë se për çfarë shkaqesh ose qëllimesh bëhet shkuarja në këto vende. Por ne, me lejen e Allahut, do të mundohemi të japim një qëndrim duke pasur parasysh në njërën anë këndvështrimin Islam dhe thëniet e dijetarëve bashkëkohorë, të cilët kanë folur rreth kësaj problematike, dhe në anën tjetër realitetin dhe rrethanat e vendit tonë.

    Së pari: Udhëtimi në vendet e Perëndimit me qëllim të fitimit material është i lejuar, posaçërisht gjatë kushteve të skamjes dhe pamundësisë së gjetjes së punës nga njeriu në vendin e tij. Pastaj lejohet kjo edhe për shkak të problemeve ose përndjekjeve me të cilat mund të ballafaqohet njeriu në vendin e tij (sikurse ishte rasti në Kosovë para luftës) dhe arsye të tjera. Por nëse udhëtojmë nëpër këto vende, duhet të kemi kujdes që ta ruajmë veten nga haramet dhe ndalesat me të cilat mund të ballafaqohemi atje, pasi njeriu kur është në ndonjë vend të huaj, ku nuk është i përcjellë nga të tjerët në sjelljet që manifeston, është më e mundur që t`i tejkalojë kufijtë e Allahut të Lartësuar. Dijetari bashkëkohor Muhamed Salih Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, kur është pyetur për udhëtimin në vendet e Perëndimit, ka thënë se është e lejuar kjo në raste të domosdoshmërisë, si për shkak të shërimit nga ndonjë sëmundje ose për shkak të studimit atje, por kushtëzon që ky person të ketë dituri të mjaftueshme që të ruhet nga haramet dhe të ketë mundësi ta ndalojë veten nga epshet dhe joshjet, të cilat janë të pranishme në këto vende.
    Së dyti: Për sa i përket shpërnguljes së tërësishme në këto vende dhe braktisjes së vendit të tij, për këtë duhet të jemi rigorozë në moslejimin e tij. Kjo për shkak se nuk ka të bëjë vetëm me personin i cili shpërngulet atje, por ka të bëjë me ardhmërinë e familjes së tij, me fëmijët, të cilët do të asimilohen dhe do të harrojnë kulturën, gjuhën, traditën dhe në radhë të parë edhe fenë e tyre. Nëse kjo nuk ndodh me fëmijët e tyre, ajo patjetër do të ndodhë me fëmijët e fëmijëve. Besimtari siç është përgjegjës për veten e tij, ashtu do të përgjigjet edhe për familjen dhe pasardhësit e tij. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” (Tahrim, 6)
    Ndoshta dikush do të thoshte se gjendja e familjeve edhe në vendin tonë nuk është më e mirë, ose ka edhe nga ato familje që, edhe pse janë në këto vende të huaja, prapë janë praktikues të përkushtuar të fesë. Kjo është e vërtetë, por mundësia e devijimit dhe e lënies së fesë në ato mjedise është më shumë e mundur sesa në vendin tonë, pasi te ne me gjithë këto të këqija dhe devijime, të cilat janë të pranishme, prapëseprapë pothuajse në çdo qytet kemi me dhjetëra xhami ku thirret ezani, mësohet Islami, mbahen ligjërata. Me një fjalë, ka organizime fetare, të cilat, edhe pse nuk janë aq të kënaqshme, janë të pranishme. Në anën tjetër, realiteti i atyre familjeve që janë atje, edhe pse tani për tani nuk është aq shumë e vërejtur, është se rrallë nga fëmijët që kanë lindur atje mund të flasin gjuhën e nënës, e të mos themi se nuk dinë nga gjërat esenciale të fesë. Kurse ajo se kemi familje që, edhe pse janë në këto vende, prapëseprapë kanë arritur t`u përmbahen mësimeve islame, ose edhe i janë rikthyer edhe më mirë fesë, themi se kjo është kështu, por është shumë e rrallë, posaçërisht nëse krahasohet me numrin e madh të familjeve që janë atje.
    Pastaj, nëse kësaj i shtohet edhe ajo se shumë nga të rinjtë që kanë shkuar atje janë martuar me gra të atyre vendeve dhe tani kanë fëmijë me to, ata të gjithë janë përgjegjës për ardhmërinë e fëmijëve të tyre dhe ata do të japin llogari për ta.
    Ka mjaft për t’u thënë rreth kësaj, por pa u zgjeruar më shumë themi se nuk është e lejuar që besimtari, i cili ia do të mirën vetes dhe pasardhësve të tij, të vendosë të jetojë përgjithmonë në këto vende, pasi me këtë ai, edhe pse mendon se ia ka siguruar familjes mirëqenien dhe kushtet e jetesës, ai nuk i ka siguruar asaj kushte që ta ruajnë fenë e tyre. Allahu e di më së miri!

    Alaudin Abazi

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleÇfarë të bëjë me paratë e dhuruara për 8 marsin?
    Next Article A bën që të bëhet fejesa (sipas traditave) dhe të fejuarit të udhëtojnë  jashtë vendi (duke e llogaritur si martesë)?
    Dija Online

    Related Posts

    A përbën blerja e hurmave izraelite ndihmë për pushtuesin?

    13-02-2026

    Konferenca e 21-të e Imamëve (AMJA): 86 rekomandime mbi angazhimin politik, të drejtat e njeriut dhe aktivizmin shoqëror

    06-01-2026

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.