• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit
  • KMSH t’ju kthehet besimtarëve
  • A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?
  • Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve
  • Dyfytyrësia e tolerancës
  • “Masakrat e Francës në Algjeri nuk mund të harrohen”
  • Partitë politike po e shkatërrojnë KEK-un
  • Falja e Bajramit në shesh
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Fetva»A bën që të bëhet fejesa (sipas traditave) dhe të fejuarit të udhëtojnë  jashtë vendi (duke e llogaritur si martesë)?

A bën që të bëhet fejesa (sipas traditave) dhe të fejuarit të udhëtojnë  jashtë vendi (duke e llogaritur si martesë)?

0
By Dija Online on 24-03-2018 Fetva

Pyetja:

Të nderuar!

Pranoni urimet me të mira për këtë ueb që po e mbani dhe çdo ditë kemi mundësi të jemi sa më shumë të informuar me këshilla islame. Allahu ju shpërbleftë me të mirat e Tij për punën që po bëni dhe këshillat që po jepni!

Pyetja ime është: A bën që të bëhet fejesa (sipas traditave shqiptare) dhe pas 2-4 ditësh të fejuarit të udhëtojnë jashtë vendi ( vend musliman – pushim, vizite 10-ditiore) dhe me këtë udhëtim të shpallet edhe martesa e tyre, edhe pse kjo nuk u pëlqen prindërve ( se kanë dëshirë të kenë dasmë të madhe etj.) derisa të fejuarit nuk kanë dëshirë të ketë diçka jo islame në dasmën e tyre (p.sh. dasmë në restorante, muzikë e pije etj. duke i parë dasmat tona tash si organizohen).

A hyjmë në mëkat me prindërit tonë, që nuk po i respektojmë dëshirën, fjalën e tyre në këtë rast?

Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe pres me durim përgjigjen nga ana juaj.

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Së pari duhet t’i cekim kushtet e martesës në Islam dhe patjetër për t’u bërë një martesë legjitime dhe e lejuar sipas ligjeve të Islamit duhet t’i plotësojë këto kushte:

1. Kërkimi i vajzës nga ana e djalit apo nga ndonjë person i autorizuar nga djali (dhëndri).

2. Pranimi i kërkesës (bërja për hajr) nga ana e përgjegjësit të vajzës apo nga ndonjë person i autorizuar nga përgjegjësi i vajzës.

3. Të jenë dy dëshmitarë meshkuj.

Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: “Nuk ka nikah (martesë) pa lejen e përgjegjësit dhe pa dy dëshmitarë të drejtë.” (Bejhakiu dhe shejh Albani ka thënë se hadithi është sahih, shih “Sahih El Xhami” 7557.)

4. Të caktohet mehri, edhe pse mehri mund të caktohet edhe më vonë, mirëpo është më mirë të caktohet para martesës.

Nëse plotësohen këto kushte, sidomos tre kushtet e para, sepse kushti i katërt mund të plotësohet edhe më vonë, atëherë martesa është në rregull, përndryshe nëse nuk plotësohen këto kushte, atëherë martesa e tyre është e paligjshme dhe i kanë haram marrëdhëniet intime që bëjnë.

Sa i përket pyetjes suaj, ku thoni se a lejohet të mos bëni martesë dhe në vend të martesës të bëni ndonjë udhëtim.

Ky veprim është i pëlqyer në Islam e sidomos në rastet kur familja të nxit të bësh harame gjatë martesës, mirëpo është kusht që edhe ky udhëtim të mos jetë në harame sikurse shumë vëllezër i ikin dasmave dhe shkojnë në det me gruan, vend ku edhe aty ka harame të mëdha.

Për këtë veprim nuk pyeten prindërit kur ata dëshirojnë të bëjnë dasma që përmbajnë harame. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Nuk duhet respektuar krijesa në ndalesat e Krijuesit.” Pra, nëse Allahu xh.sh. ta ka bërë haram ndonjë gjë, atëherë ndalohet që ti ta respektosh ndonjë njeri duke kryer ndonjë haram.

E lusim Allahun xh.sh. që t’ju bekojë ju dhe pasardhësit tuaj dhe t’ju bashkojë të dy në të mirë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

Dyfytyrësia e tolerancës

Mbulesa e gruas myslimane dhe zelli patetik i injorantëve

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
19-05-2022

Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit

12-05-2022

KMSH t’ju kthehet besimtarëve

11-05-2022

A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?

09-05-2022

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
09-05-2022

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

08-05-2022

Dyfytyrësia e tolerancës

09-04-2022

Mbulesa e gruas myslimane dhe zelli patetik i injorantëve

06-04-2022

Cili është thelbi dhe objektivi i agjërimit?

Video nga kanali
Error type: "Forbidden". Error message: "The request cannot be completed because you have exceeded your quota." Domain: "youtube.quota". Reason: "quotaExceeded".

Did you added your own Google API key? Look at the help.

Check in YouTube if the id dijaonline belongs to a username. Check the FAQ of the plugin or send error messages to support.
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
17-03-2022

Cilët deputetë votuan pro dhe cilët kundër martesave të personave të gjinisë së njëjtë?

14-03-2022

Ku ndikon leximi?

10-12-2017

Kur paraja na i ndryshon nijetet

10-12-2017

Jam vajzë e pamartuar, si të largohem nga masturbimi ?

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2022 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.