Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Qendrime Islame»Nuk kam asnjë vullnet për mësime, a mos e kam nga shejtani?
    Qendrime Islame

    Nuk kam asnjë vullnet për mësime, a mos e kam nga shejtani?

    Dija OnlineBy Dija Online24-02-201803 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Pyetja:

    Nuk kam asnjë vullnet për mësime. Nuk e di se si është puna, por mundohem që t’ia bëj vetes detyrim, por përsëri nuk më mësohet. Mos e kam nga shejtani?

    Përgjigja:

    Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Caktimi i qëllimeve në jetë është shumë i rëndësishëm për njeriun që dëshiron të ketë sukses në punën e tij, prandaj të këshilloj që të mundohesh në veten tënde, të mendosh shumë për qëllimet e tua në jetë. Çfarë është qëllimi yt nga fakulteti apo shkolla të cilin e ke filluar, a ke qëllim nga ajo vetëm mbushjen e zbraztirës apo me të vërtet ke zgjedhur atë për shkak se ke objektiva të caktura që ia ke vendosur vetes tënde dhe ti duhet t’i realizosh ato. Prandaj unë të porosisë me këto këshilla:

    -Duhet të dish se në këtë jetë nuk arrihet (realizohet) diçka e madhe pa vullnet.

    -Se njeriu nuk shkatërrohet kur humb diçka, por kur tërhiqet.

    -Pastaj ai që fiton është ai që është më i qëndrueshëm dhe që ka durim dhe se arma më e sukseshme që posedon njeriu është koha dhe durimi.

    Gjithashtu është e rëndësishme të dimë edhe se shejtani është përbetuar para Allahut se do të mundohet me të gjitha mundësitë që i ka në dispozicion t`i devijojë njerëzit: “Ai (shejtani) tha: “Pasha madhërinë Tënde! Kam për t’i shmangur prej rrugës së drejtë që të gjithë, përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu!” (Sad, 82-83)

    E një nga metodologjitë më të sukseshme të tij është parregullsia në planifikimin e jetës, ai ka dëshirë që ti mos të kesh rregull në organizimin e programit të jetës, kështu që ti mos të kesh orar se kur fle, kur ha ushqim, kur mëson e kështu me rradhë. Kështu që, ai vazhdon të të bëjë kurthe çdo herë ty dhe ti vazhdon të biesh në to. Prandaj duhet gjithmonë që t’i kundërvihesh atij duke e aktivizuar veten sa herë që vëren se ke pesimizim dhe nuk ke vullnet. Në një hadith të vërtet që e transmeton Imam Muslimi në koleksionin e tij tregohet se derisa muslimanët së bashku me Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishin duke u kthyer nga një betejë u ndalën në një vend për të kaluar natën, mirëpo nga lodhja dhe raskapitja (për shkak të betejes dhe rrugës) Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u frikësua se mos po u kalon koha e namazit të sabahut, atëherë Bilali (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e merr përsipër dhe thotë se unë nuk do të fle dhe do ta pres sabahun. Pasi i zë gjumi të gjithëve nga lodhja e zë gjumi edhe Bilalin dhe kur zgjohet dielli kishte lindur, ai ngrihet dhe e thërret ezanin, ngrihen të gjithë, marrin abdes dhe Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) urdhëron të largohen nga ai vend për shkak se ai vend është ku shejtani ka qenë prezent dhe i ka bërë kurthet e tij që mos të arrijnë të zgjohen e të falin namazin.

    Nga ky hadith përveç shumë çështjeve të tjera të rëndësishme që mund të nxjerim, e që nuk është vendi të sqarohen këtu, është edhe ajo se njeriu duhet të largohet nga përditshmëria rutinore me të cilat mësohet, por duhet të bëjë riaktivizime në jetën e tij dhe ndryshime për të mirë me çka edhe i shkatërron kurthet që ia vendosë shejtani në rrugë.

    Alaudin Abazi

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleKam qenë në lidhje me një djalë, por është bërë fetar dhe më kushtëzon mbulesën
    Next Article Së fundmi jam udhëzuar, por kam problem me prindërit sepse ata assesi s’duan të më kuptojnë
    Dija Online

    Related Posts

    A përbën blerja e hurmave izraelite ndihmë për pushtuesin?

    13-02-2026

    Konferenca e 21-të e Imamëve (AMJA): 86 rekomandime mbi angazhimin politik, të drejtat e njeriut dhe aktivizmin shoqëror

    06-01-2026

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.