Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Qendrime Islame»A kam të drejtë martese me këtë person?
    Qendrime Islame

    A kam të drejtë martese me këtë person?

    Dija OnlineBy Dija Online08-02-201803 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Pyetja:

    Selam alejkum redaksi e nderuar! Kam një pyetje që dua t’jua parashtroj juve sepse shumë po më bren. S’e di a është pyetje a është hall për mua.
    Jam vajzë 23-vjeçare. Ka 6 vjet që jam në lidhje me një djalë, që të dy falim 5 kohë namaz. Para 4 vitesh na kanë larguar prej shkollës për shkak të lidhje sonë, familja nuk na ka lejuar të bashkohemi për shkak se unë jam nga Llapi e ai është nga ana e Drenicës. Ky ka qenë shkaku që familja nuk na kanë lejuar të bashkohemi dhe tani, kohët e fundit, kam kuptuar se të parët e mi e kanë pasur mbiemrin Havolli e tani edhe ai djali i ka dajat Havolli. Unë më shumë e shoh të kuptueshme të bashkohem me atë sesa të marr një të devijuar siç do familja ime. Allahu ju shpërbleftë për punën që po bëni.

    Përgjigjja:

    Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Motër e nderuar, do të jemi të drejtpërdrejtë me ju dhe ju themi se formulimi i pyetjes suaj nuk kërkon përgjigje rreth një veprimi ose mosveprimi, por ju kërkoni që ne të shprehim përkrahje për pozicionin tuaj. Kjo aludon se sa thellë ka shkuar lidhja juaj me personin që përmendni. Sido që të jetë, ne shumë herë e kemi përmendur problemin e lidhjeve mes meshkujve e femrave para martese ose fejese. Fatkeqësisht shumë të rinj, madje edhe ata që pretendojnë se pasojnë urdhrat e Allahut të Madhëruar, janë shpërfillës në këtë dhe i konsiderojnë lidhjet e këtilla si normale e të natyrshme. Pastaj kur ballafaqohen me frytin e shpërfilljes dhe të mëkatit, drejtohen për të kërkuar zgjidhje. Pa u zgjeruar më shumë në këtë pikë, ju këshillojmë t’i lexoni disa nga përgjigjet të cilat shtjellojnë këtë problematikë. Lexoni përgjigjet me numër:337, 159, 151, 144, 47, etj.

    Ndërsa në lidhje me mënyrën se si do t’i qaseni problemit tuaj, ju themi se sheriatikisht nuk keni ndonjë ndalesë që do ta pengonte bashkimin tuaj, por duhet të hulumtoni metodat të cilat do ta zbusin situatën dhe refuzimin e familjes. Për ne nuk janë të qarta arsyet e refuzimit të familjes, por mendojmë se nëse ju zgjidhni forma të drejta, është e mundur që ata të pranojnë. Mundohuni të gjeni dikë nga familja juaj apo ndonjë mik të familjes që do të mund të flasë dhe të ndërmjetësojë për problemin tuaj.

    Lusim Allahun e Lartësuar që t`ju forcojë në fenë e Tij dhe të gjeni më të mirën në këtë botë dhe në botën tjetër. Amin!

    Alaudin Abazi

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleA marrin gjynahe gratë që punojnë një punë hallall?
    Next Article Hoxhë kam disa probleme, një prej tyre shoh gjëra që nuk ekzistojnë
    Dija Online

    Related Posts

    A përbën blerja e hurmave izraelite ndihmë për pushtuesin?

    13-02-2026

    Konferenca e 21-të e Imamëve (AMJA): 86 rekomandime mbi angazhimin politik, të drejtat e njeriut dhe aktivizmin shoqëror

    06-01-2026

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.