• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit
  • KMSH t’ju kthehet besimtarëve
  • A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?
  • Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve
  • Dyfytyrësia e tolerancës
  • “Masakrat e Francës në Algjeri nuk mund të harrohen”
  • Partitë politike po e shkatërrojnë KEK-un
  • Falja e Bajramit në shesh
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Studime»20 Efektet e mëkateve

20 Efektet e mëkateve

0
By Dija Online on 27-08-2015 Studime

NJË: Pengon marrjen e dijes! dija është dritë me të cilën All-llahu e mbush zemrën (e hedh në zemër), kështu që mosbindja e shuan këtë dritë.

Imam Shafîu thotë:

Iu ankova Uaki‘ut për dobësim të mbajtjes në mend
Kështu që ai më urdhëroi ta lë mosbindjen
Dhe më informoi se dija është dritë
Dhe se drita e Allâhut nuk i ipet atyre që nuk i binden Atij.

DY: Pengon marrjen e ushqimit (furnizimit)! Sikurse që devotshmëria sjell furnizim, braktisja e devotshmërisë shkakton varfëri. Nuk ka asgjë që sjell furnizim sikurse braktisja e mosbindjes.

TRE: Pengon bindjen (në All-llâhun)! Po të mos ekzistonte tjetër dënim për mëkat përveç këtij, atëherë kjo do të mjaftonte.

KATËR: Mosbindja e dobëson zemrën dhe trupin! Dobësimi i zemrës është diçka që është e qartë. Mosbindja nuk e ndal dobësimin e saj përderisa jeta në zemër të mos pushoj tërësisht.

PESË: Mosbindja zvogëlon gjatësinë e jetës dhe shkatërron çdo të mirë! Sikurse që drejtësia e zgjat gjatësinë e jetës, kryerja e mëkateve -e zvogëlon.

GJASHTË: Mosbindja mbjell farërat e saj dhe i mbinë ato, përderisa ato të mos ndahen plotësisht nga ajo dhe të bëhen të vështira për robin.

SHTATË: Mëkatet e dobësojnë zemrën dhe e zbërthejnë në atë mënyrë që dëshira për mosbindje bëhet aq e fortë dhe dëshira për pendim dobësohet ngadalë përderisa dëshira për pendim të mos largohet nga zemra plotësisht.

TETË: Çdo lloj i mosbindjes është trashëgimi e një populli në mes të popujve të cilët All-llah Azz ue xhel i ka shkatërruar. Sodomia është trashëgimia e popullit të Lutit ‘alejhi selam, marrja më tepër e asaj që i takon me të drejtë dhe dhënia më pak e asaj që i takon, është trashëgimi e popullit të Shu’ajbit ‘alejhi selam, dëshira për më shumë tokë dhe shkaktimi i çoroditjes është trashëgimi e popullit të Faraonit si dhe kryelartësia, arroganca dhe tirania janë trashëgimi e popullit të Hudit ‘alejhi selam. Kështu që mosbindja është veshje e xhybes së ndonjërit prej këtyre popujve të cilët kanë qenë armiq të All-llahut.

NËNTË: Mosbindja është shkak që robi të përbuzet nga Zoti i tij. Hasan el-Basrîu rahmetull-llah ka thënë:” Ata u bënë të përbuzur (në shikimin e Tij) sepse ata nuk iu bindën Atij. Po të ishin të ndershëm (në shikimin e Tij), Ai do t’i mbronte. Allâhu i Lartësuar ka thënë: “Atë që e poshtëron All-llahu nuk ka kush që mund të bëjë të ndershëm. All-llahu punon atë që dëshiron.” ( Haxh: 18).

DHJETË: Efektet e mëkatarit bien mbi ata që janë afër tij, edhe mbi kafshët, rezultat i së cilës ata goditen nga dëmet e tij.

NJËMBËDHJETË: Robi vazhdon të bëjë mëkate përderisa kryerja e tyre të mos bëhet e lehtë për të dhe në zemrën e tij ato duken të parëndësishme, e kjo është një shenjë e shkatërrimit. Çdo herë që mëkati të bëhet i parëndësishëm në sytë e robit ajo bëhet e madhe në shikimin e All-llahut.

Ibën Mes‘ûd radijall-llahu ‘anhu ka thënë: ” Me të vërtetë besimtari i sheh mëkatet e veta sikur të jetë në fund të një kodre duke u frikësuar se mos po bie mbi të, ndërsa mëkatari e sheh sikurse një mizë e cila kalon pranë hundës së tij, kështu që tenton ta largojë atë duke e tundur atë me dorë”. [Buhârîu] .

DYMBËDHJETË: Mosbindja trashëgon turpërimin dhe poshtërimin. Nderi, mbi të gjitha, qëndron në bindjen ndaj All-llahut. Abdullâh ibn Mubâreku ka thënë:

“E kam parë që mëkatet i mbysin zemrat
Dhe se turpërimi trashëgohet nga vazhdimësia e tyre
Lënia e kryerjes së mëkateve i jepë jetë zemrës
Dhe mënjanimi i tyre nga shpirti yt është më e mirë për të”

TREMBËDHJETË: Mosbindja prish mendjen! Mendja e posedon dritën, ndërsa mosbindja e shuan dritën. Kur drita e mendjes të shuhet ajo bëhet e dobët dhe e mangët.

KATËRMBËDHJETË: Kur të rritet mosbindja, vuloset zemra e robit këshuqë ai bëhet nga ata që janë ta pavëmendshëm. All-llahu i Lartësuar ka thënë: “Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan.” (Mutaffiffin: 14).

PESËMBËDHJETË: Mëkatet shkaktojnë që në tokë të ndodhin lloje të ndryshme të çrregullimeve! Çrregullime të ujit, ajrit, bimëve, frutave dhe vendbanimeve. All-llahu i Lartësuar ka thënë: “Për shkak të veprave (të këqia) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që tërhiqen (nga të këqijat).” (Er-Rrum: 41).

GJASHTËMBËDHJETË: Zhdukjen e modestisë që është bazë e jetës së zemrës dhe bazë e çdo të mire! Zhdukja e saj është zhdukje e çdo të mire. Në një transmetim autentik Muhammedi sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Modestia është e tëra mirësi”. [Buhârîu dhe Muslimi]. Një poet ka thënë:

“Pasha All-llâhun, nuk ka mirësi në jetë as në botë nëse largohet modestia”.

SHTATËMBËDHJETË: Mëkatet e dobësojnë dhe e zvogëlojnë madhështinë e All-llahut të Fuqishëm në zemrën e robit.

TETËMBËDHJETË: Mëkatet shkaktojnë që Allâhu ta harrojë robin e Tij, ta braktisë atë dhe ta lërë atë që ta mbrojë veten e tij nga nefsi dhe shejtani i tij, e në këtë qëndron shkatërrimi në të cilën nuk ka shpresë për shpëtim.

NËNTËMBËDHJETË: Mëkatet e largojnë robin nga sfera e Ihsanit (kryerjes së veprave të mira) dhe e pengojnë atë nga arritja e shpërblimit për ata që kryejnë vepra të mira. Kur ihsani të përfshijë zemrën, ajo e pengon atë nga mosbindja.

NJËZET: Mëkatet shkaktojnë ndërprerjen e përkrahjes së All-llahut dhe shkaktojnë që hakmarrja e All-llahut të bëhet e ligjshme. Asnjë e mirë nuk pushon së arrituri te robi përveç se për shkak të ndonjë mëkati dhe se asnjë ndëshkim nuk bëhet i ligjshëm ndaj tij vetëm se për shkak të mëkateve të tij. Alîu radijall-llahu ‘anhu ka thënë: “Asnjë ndëshkim nuk ndodh vetëm se për shkak të ndonjë mëkati, dhe ky (ndëshkimi) nuk zbrapset vetëm se nga pendimi”. All-llahu i Lartësuar ka thënë: “ Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqia), e për shumë të tjera Ai u falë.” (Esh-Shura: 30).All-llahu i Lartësuar ka thënë:“ Këtë (masë ndëshkuese) e bëri ngase All-llahu nuk ishte ndryshues i një begatie, të cilën ia ka dhuruar një populli, derisa të ndryshojë ai vetë në vetvete (të bëhet përbuzës i së mirës) dhe ngase All-llahu dëgjon (çka thonë) dhe di (çka punojnë).” (Enfal: 53).
Përktheu: Ebu Ijad

Shkëputur nga :Al Xheuab el Kafi” të Ibën Kajjumit

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Kurani dhe Menaxhmenti

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

E vërteta rreth martesës “mut’a”

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
19-05-2022

Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit

12-05-2022

KMSH t’ju kthehet besimtarëve

11-05-2022

A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?

09-05-2022

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
09-05-2022

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

08-05-2022

Dyfytyrësia e tolerancës

09-04-2022

Mbulesa e gruas myslimane dhe zelli patetik i injorantëve

06-04-2022

Cili është thelbi dhe objektivi i agjërimit?

Video nga kanali
Error type: "Forbidden". Error message: "The request cannot be completed because you have exceeded your quota." Domain: "youtube.quota". Reason: "quotaExceeded".

Did you added your own Google API key? Look at the help.

Check in YouTube if the id dijaonline belongs to a username. Check the FAQ of the plugin or send error messages to support.
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
17-03-2022

Cilët deputetë votuan pro dhe cilët kundër martesave të personave të gjinisë së njëjtë?

14-03-2022

Ku ndikon leximi?

10-12-2017

Kur paraja na i ndryshon nijetet

10-12-2017

Jam vajzë e pamartuar, si të largohem nga masturbimi ?

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2022 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.