• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Vitin e kaluar inflacioni shënoi kulmin dhe pritet të jetë kundërshtar i yni edhe këtë vit kalendarik
  • Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet
  • Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?
  • Avokati Asdren Bytyqi: Rritja e çmimit të tatimeve në pronë, është komunizëm
  • Pse duhet bojkotuar produktet serbe?
  • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava
  • Bashkësia Islame e Kosovës fillon grumbullimin e ndihmave për zonat që u prekën nga vërshimet
  • Abbas: Roli i Türkiye-s në mbështetjen e kauzës palestineze është i rëndësishëm
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Informacione»Vonohet themelimi i Gjykatës Speciale

Vonohet themelimi i Gjykatës Speciale

0
By Dija Online on 22-10-2014 Informacione

Kriza rreth formimit të institucioneve të reja të Kosovës, po vonon edhe themelimin e Gjykatës Speciale për krime në Kosovë.

Njohësit e zhvillimeve politike konsiderojnë se vonesa në konstituimin e Kuvendit dhe Qeverisë, do të shtyjë themelimin e kësaj gjykate, por sipas tyre pavarësisht vonesave kjo çështje nuk do të lejohet që t’i kalojë Këshillit të Sigurimit. Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për Politikë, thotë se Gjykata Speciale dhe e tërë Task-Forca për hetimin e krimeve të mundshme është mandat i BE-së, në kuadër të misionit EULEX.

Rashiti parashikon se pavarësisht vonesave rreth formimit të institucioneve të Kosovës çështja e formimit të gjykatës speciale nuk do të largohet përtej marrëdhënies BE-Kosovë.

”Do të jetë e dëmshme dhe e vështirë se do të ndodhë edhe pse ka kërkesa. Do të ishte e tmerrshme nëse Kosova dhe miqtë e saj nuk lejojnë që kjo çështje të shkojë në Këshillin e Sigurimit. Natyrisht, nëse Kosova me të vërtet nuk e përfundon këtë çështje në muajt në vijim, presioni politik mbi Prishtinën dhe miqtë e saj do të rritet”, tha Rashiti.

Rusia dhe Serbia si shtete anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kanë insistuar në hetimin e krimeve të mundshme në Kosovë.

Analisti tjetër i çështjeve politike Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike, shpreh besimin e tij se vetë Kosova dhe aleatët e saj nuk do të rrezikojnë që Gjykatën Speciale ta formojë Këshilli i Sigurimit.

“Përmes vendosjes së një gjykate të tillë në agjendën e KS më ajo nuk do të ishte thjeshtë një çështje gjyqësore, por të do të shndërrohej në një bombë të kurdisur kundër shtetësisë së Kosovës”, tha Korenica.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki- moon, kohë më parë pati thënë se institucionet e Kosovës duhet të punojnë, që më së largu deri në janar të vitit 2015 të funksionalizohet Gjykata Speciale për krime lufte. Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës kanë thënë po ashtu se Kosova ka kapacitete të plota për t’u ballafaquar me cilindo rast të drejtësisë edhe me pretendimet që mund të jenë në lidhje me krimet e kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Themelimi i Gjykatës Speciale për krimet e luftës ka pasuar raportin e zviceranit Dick Marty, i miratuar edhe nga Këshilli i Evropës mbi dyshimet për trafik organesh të serbëve nga ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në rastin e ashtuquajtur “Shtëpia e verdhë”.
Kjo gjykatë pritet të ketë dy dhoma, një në Kosovë dhe tjetrën në Holandë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Vitin e kaluar inflacioni shënoi kulmin dhe pritet të jetë kundërshtar i yni edhe këtë vit kalendarik

Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet

Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
30-01-2023

Vitin e kaluar inflacioni shënoi kulmin dhe pritet të jetë kundërshtar i yni edhe këtë vit kalendarik

27-01-2023

Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet

25-01-2023

Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?

25-01-2023

Avokati Asdren Bytyqi: Rritja e çmimit të tatimeve në pronë, është komunizëm

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
27-10-2022

Mjerë për ata që falen…!

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

18-07-2022

T’i bësh reklamë të keqes dhe ta provokosh atë

28-06-2022

Anti-Islami po nis dhe mbulohet si anti-hoxhë

Video nga kanali
1/125000
Para
By PoseLab
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
19-01-2023

Përçudnimi i natyrës njerëzore

26-09-2022

Dhimbja

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

27-08-2022

Relativizimi i së keqes

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.