Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Trafikantët në Lazarat vazhdojnë të qëllojnë drejt policisë, kapen 10 ton hashash
    Lajme

    Trafikantët në Lazarat vazhdojnë të qëllojnë drejt policisë, kapen 10 ton hashash

    Dija OnlineBy Dija Online18-06-201406 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Vijojnë shkëmbimet e zjarrit mes trafikantëve dhe forcave të policisë në Lazarat. Mësohet se Altin Shurdhi me 12 persona të tjerë po qëllojnë drejt forcave të policisë.

    Shtetasi Shurdhi po qëllon me armë zjarri nga një shtëpi mbi xhaminë e fshatit.

    Dita e katërt e operacionit në fshatin Lazarat është mbyllur me arrestimin e 8 personave dhe me kapjen e 10 ton hashash të gatshëm dhe dy laboratorëve të përpunimit të drogës.

    Kjo sasi u gjet gjatë kontrollit në 30 banesa në pjesën jugore të fshatit, ndërkohë që mbetet ende pa kontrolluar pjesa tjetër që është shumë më e madhe dhe që mbahet nën kontroll nga banda të armatosura që duket se i kanë futur frikën edhe vetë banorëve të Lazaratit.

    Të rinj dhe adoleshentë lëvizin me mjete dhe armë në rrugët e fshatit, kështu bëhet e ditur nga korrespodentët e Top Channel që dje në mbrëmje ishin futur në këtë pjesë të fshatit. Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë njoftoi në mesnatë se operacioni i 800 forcave policore po vijon dhe është vijuar me depërtimin hap pas hapi për në brendësi të fshatit Lazarat, duke ushtruar kontroll në territoret e banesave, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës.

    Gjatë këtij procesi nga një grup kriminal është vijuar të qëllohet me armë nga brendësia e fshatit Lazarat në drejtim të forcave të policisë. Gjatë ditës së djeshme forcat e Policisë së Shtetit kanë ushtruar kontroll në territorin përreth 30 banesave në fshatin Lazarat, ku janë gjetur sasi të konsiderueshme bimë narkotike të kultivuara, boçe kanabisi, si dhe makineri për presimin e kanabisit.

    Operacioni dje në Lazarat, asgjesohen 60 mijë rrënjë kanabis dhe rreth 10 ton marijuanë

    60 mijë rrënjë kanabis dhe rreth 10 ton marijuanë janë asgjesuar nga forcat e policisë përgjatë operacionit të ditës së djeshme në Lazarat.Në terren u angazhuan rreth 800 forca policore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, forcave speciale RENEA, forca të FNSH-së së Fierit, Shkodrës dhe Tiranës, si dhe të Delta Forcë në Vlorë.

    Po ashtu janë përfshirë dhe shërbime të tjera speciale të Drejtorive të Policisë së Qarqeve të tjera, si forcat elitë të shërbimeve të Tiranës, Shkodrës etj. Këto forca janë të mbështetura nga mjete të posaçme.

    Forcat e policisë depërtuan hap pas hapi për në brendësi të fshatit Lazarat, duke ushtruar kontroll në territoret e banesave, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës. Përgjatë gjithë aksionit nga një grup kriminal është vijuar të qëllohet me armë nga brendësia e fshatit Lazarat në drejtim të forcave të policisë.

    Përkundër kësaj, forcat e Policisë së Shtetit kanë ushtruar kontroll në territorin përreth 30 banesave në fshatin Lazarat, ku janë gjetur sasi të konsiderueshme bimë narkotike të kultivuara, boçe kanabisi, si dhe makineri për presimin e kanabisit.

    Ndërkohë në banesën e shtetasit Xhezo Mahmutaj (vëllai i Gate Mahmutaj) u gjet një laborator për përpunimin e lëndës narkotike, u sekuestruan një sërë pajisjesh, sasi të konsiderueshme lëndësh nakotike, si dhe u gjetën të kultivuara bimë kanabis sativa. Një laborator është gjetur dhe në objektet e Gate Mahmutaj të vëna nën kontroll nga forcat e policisë gjatë ditës së djeshme.

    Nga shërbimet e policisë në zonën e kontrolluar janë asgjesuar rreth 60 mijë rrënjë bimë narkotike:

    – rreth 15 mijë rrënjë kanabis në oborret e banesave

    – rreth 15 mijë fidanë gati për tu mbjellë në oborret e banesave

    – si dhe rreth 30 mijë rrënjë bimë narkotike me një lartësi nga 35-40 cm në tokat e komunës.

    Po ashtu është gjetur një sasi prej rreth 10 ton kanabis sativa e ambalazhuar në thasë, e cila është asgjesuar përmes djegies në vend, si dhe është marrë mostër në cilësinë e provës për ekzaminim.

    Grupe speciale të hetimit të orientuara nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe Drejtoria për Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit, kanë vijuar kryerjen e veprimeve për kryerjen e hetimeve dhe fiksimin e provave materiale paralel me veprimet operacionale të strukturave policore në terren.

    Ndërkohë në orët e mbrëmjes strukturat e policisë mundësuan kapjen e personit në kërkim Tonin Mehmet Shehaj, vjeç 31, nga Mallakstra, i dënur me 7 vite burgim për prodhim e shitje narkotikësh, i cili ishte strehuar në fshatin Lazarat.

    Ky shtetas u ndalua teksa po tentonte të dilte nga fshati Lazarat. Ne momentin e ndalimit Shehaj u paraqit me një tjetër identitet. Ky shtetas gjithashtu dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka qëlluar me armë në drejtim të forcave të policisë.

    Po në orët e mbrëmjes, pas negociatave të gjata të zhvilluara u bë e mundur që të dorëzohet i kërkuari Gate (Razip) Mahmutaj.

    Ndërkaq Shërbimet e Policisë së Shtetit bëjnë me dije se do të vijojnë operacionin e ndërmarrë gjatë këtyre ditëve deri në përmbushjen e plotë të objektivave të vendosur.

    Vijon në ditën e trët operacioni antikanabis në Lazarat

    Ne ditën e trete te operacionit policor anti kanabis ne Lazarat ka patur një dinamike te ngjeshur ngjarjesh. Nga shkëmbimet e zjarrit janë raportuar 2 persona civile te plagosur. Sipas te dhënave te policisë nga të shtënat e grupit kriminal në brendësi të Lazaratit, mbeti i plagosur në dorë dhe në këmbë shtetasi D.R., 19 vjeç, nga Ura Vajgurore qe punonte si bari.

    Ai u dërgua për mjekim në spitalin e Gjirokastrës nga ku u njoftua se është jashtë rrezikut për jetën. I plagosur mbeti edhe nje 33 vjeçar nga Pogradeci, me inicialet F.M. Ai ishte i plagosur ne bark dhe qe pas marrjes se mjekimeve te para ne Gjirokaster u përcoll për ne spitalin ushtarak ne Tirane.

    Ne orët e para te mengjesit sipas njoftimit te policise, nga të shtënat me armë nga brenda Lazaratit u plagosu nje punonjës i Komisariatit të Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodëri, por edhe ai fatmiresisht eshte jashtë rrezikut për jetën. Pasdite ne hyrje te fshatit u arrestua Marion Shehu njeri prej personave te shpallur ne kerkim nga policia.

    Ne oret e mbremjes mbi fshatin Lazarat ka patur shtellunga te medha tymi pasi po digjeshin parcela me hashash dhe nuk kane reshtuar krismat e armeve. Ne aksionin antikanabis ne Lazarat jane te angazhuara rreth 800 forca policore.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleRaportohen 27 raste të ngacmimit seksual në Policinë e Kosovës
    Next Article Origjina shqiptare e familjes mbretërore serbe?
    Dija Online

    Related Posts

    Kina shënjestron me laser një aeroplan ushtarak gjerman – Gjermania reagon ashpër: Rrezikim i papranueshëm i personelit

    08-07-2025

    Një stuhi e fortë godet Splitin – përmbytje, dëme materiale dhe pemë të rrëzuara nëpër rrugë

    08-07-2025

    Maqedonci pret homologun zviceran – në fokus diaspora dhe bashkëpunimi ushtarak Kosovë-Zvicër

    08-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Nga ekonomia e pushtimit në ekonominë e gjenocidit: RAPORTI I PLOTË i Raportueses Speciale për situatën e të drejtave të njeriut në territoret palestineze të pushtuara që nga viti 1967, Francesca Albanese

    Nga Ekonomia e Pushtimit në Ekonominë e Gjenocidit: Raporti i përfaqësueses së OKB-së mbi makinerinë korporative prapa Izraelit

    Çfarë Ndodh me Trupin Tuaj kur Pini Ujë Kokosi?

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Nga ekonomia e pushtimit në ekonominë e gjenocidit: RAPORTI I PLOTË i Raportueses Speciale për situatën e të drejtave të njeriut në territoret palestineze të pushtuara që nga viti 1967, Francesca Albanese

    Nga Ekonomia e Pushtimit në Ekonominë e Gjenocidit: Raporti i përfaqësueses së OKB-së mbi makinerinë korporative prapa Izraelit

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Nga ekonomia e pushtimit në ekonominë e gjenocidit: RAPORTI I PLOTË i Raportueses Speciale për situatën e të drejtave të njeriut në territoret palestineze të pushtuara që nga viti 1967, Francesca Albanese

    10-07-202549 Mins Read

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    08-07-20252 Mins Read

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Nga ekonomia e pushtimit në ekonominë e gjenocidit: RAPORTI I PLOTË i Raportueses Speciale për situatën e të drejtave të njeriut në territoret palestineze të pushtuara që nga viti 1967, Francesca Albanese

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.