• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi
  • Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?
  • Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)
  • Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
  • Presidenti turk, Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
  • Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell
  • Agjendat perverse nuk njohin kufi
  • Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Informacione»Shumë parregullsi në ministrinë e Aganit, një zyrtar në 14 borde

Shumë parregullsi në ministrinë e Aganit, një zyrtar në 14 borde

0
By Dija Online on 03-07-2014 Informacione

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka gjetur shumë parregullsi në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila udhëhiqet nga Ferid Agani. Në mesin e shumë parregullsive ishte edhe gjetja e Auditorit kur një anëtar ishte i përzgjedhur deri në 14 borde ose komisione.
E gjetura e parë e këtij auditori është ajo për pagesat e bordeve dhe komisioneve të ndryshme të themeluara me vendime të Ministrit, ku auditori gjen shumë shkelje në zgjedhjen e anëtarëve të këtyre bordeve dhe pagesat për ta.

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka harxhuar gjithsej 230,360 euro për pagesën e bordeve dhe komisioneve të ndryshme të krijuar në këtë ministri.

Auditori ka vërejtur se një anëtar ishte i përzgjedhur deri në 14 borde ose komisione, ndërsa sipas Udhëzimit Administrativ (UA) nr. 12/2007, respektivisht nenit 4 të këtij UA specifikohet se një anëtar nuk mund të jetë me tepër se në një bord, transmeton Kosovapress.

Madje shuma e pagesës për këta anëtarë ka arritur deri në 17,880 euro për një vit.

E, disa prej anëtarëve, sipas auditorit, madje nuk kanë qenë as punonjës të MSH-së, duke u kompensuar kështu në mënyrë retroaktive përmes payrollit, e kur kjo nuk ka mjaftuar, Ministria e Shëndetësisë i ka paguar ata nga kategoria e subvencioneve që vlera e harxhuar është 4,200 euro.

“Rreziku Pagesat për pjesëmarrje në borde dhe komisione janë në kundërshtim me nenin 80 të LMFPP ku përcaktohet se shërbyesit civil ose zyrtarët që caktohen në një komision, bord ose organ apo autoritet tjetër publik, nuk kanë të drejtë të pranojë kurrfarë kompensimi shtesë për këtë shërbim. Po ashtu caktimi në më shumë se një bord apo komision është në kundërshtim me udhëzimin administrativ të Qeverisë. Këto shkaktojnë shpenzime të parregullta dhe të pa arsyeshme për Ministrinë”, thuhet në raportin e auditorit të përgjithshëm.

Në raportin e Auditorit po ashtu thuhet se kjo ministri nuk ka ditur të menaxhojë me shfrytëzimin e mjeteve të kategorisë së investimeve kapitale. Kjo ministri, sipas auditorit ka arritur që të shfrytëzoj vetëm 57% të buxhetit për investime kapitale. Kjo sipas auditorit, paraqet një performancë të dobët buxhetore. Edhe dinamika e shpenzimeve nga kjo kategori ishte në s’përputhje me planin, thuhet në raportin e auditorit, pasi vetëm në tremujorin e fundit të vitit janë shpenzuar 3,682,850€ ose 43% e shpenzimeve vjetore të kësaj kategorie.

Auditori po ashtu ka gjetur shkelje edhe në QKUK dhe në AKPM, institucione këto që janë nën ombrellën e Ministrisë së Shëndetësisë. Në këto dy institucione, sipas auditorit, ka pasur emërime në pozita të cilat nuk ishin të parapara me organogram.

Po ashtu, auditori thotë se në këto dy institucione janë bërë avancime në 12 raste në QKUK dhe në 15 raste në AKPM janë rritur koeficientet, jo në pajtim me rregulloret e aplikueshme.

“Dobësitë e lartpërmenduara janë shkelje e dispozitave ligjore, krijojnë kosto shtesë dhe mund të ndikojnë negativisht në performancën e stafit që nuk është avancuar. Rekomandimi 13, që Ministri duhet të sigurojë që të gjitha avancimet e stafit dhe ngritja e pagave të jetë në pajtim me Ligjet e aplikueshme dhe politikat e Ministrisë”, thuhet më tutje në raport.

Auditori, thotë se procesi i menaxhimit të subvencioneve në përgjithësi ishte jo shumë efikas dhe si i tillë duhet të përmirësohet.

Sipas auditorit, as Departamenti Farmaceutik i cili është përgjegjës për menaxhimin, e barnave të Listës Esenciale (LE), nuk ka arritur të sigurojnë menaxhim efikas të barnave. /Telegrafi/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

“Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
14-03-2023

“Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

11-03-2023

Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

10-03-2023

Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

09-03-2023

Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
23-02-2023

Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

08-02-2023

Tërmeti, frikësim dhe mësim

27-10-2022

Mjerë për ata që falen…!

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

Video nga kanali
Error type: "Forbidden". Error message: "The request cannot be completed because you have exceeded your quota." Domain: "youtube.quota". Reason: "quotaExceeded".

Did you added your own Google API key? Look at the help.

Check in YouTube if the id dijaonline belongs to a username. Check the FAQ of the plugin or send error messages to support.
  • Studime
28-02-2023

Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

  • Edukim
14-03-2023

“Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

11-03-2023

Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

23-02-2023

Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

14-02-2023

Çka nëse (s’)lexojmë?

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.