• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Anulohet festivali “Beerfest Kosova”, shkak lokacioni
  • Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, së bashku me Edi Ramën kanë mbërritur në Kiev
  • Lëshohet leja për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë
  • Paradat e turpit
  • Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani
  • Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit
  • KMSH t’ju kthehet besimtarëve
  • A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Informacione»Shkrimtari nga India, Osho: Nënë Tereza mashtruese dhe hipokrite

Shkrimtari nga India, Osho: Nënë Tereza mashtruese dhe hipokrite

0
By Dija Online on 13-09-2016 Informacione

Për dekada me radhë, shkrimtari dhe mistiku nga India, Osho. ka shpërfaqur ideologjinë e Nënë Terezës prapa punës së saj, agjendën religjioze dhe indoktrimin e fëmijëve, që mund të vlerësohet si abuzim, thuhet në një shkrim të faqes së shkrimtarit oshotimes.blog.osho.com, i cili është riaktualizuar pas shenjtërimit të humanistes shqiptare.

Osho (1931-1990) nga India, librat e të cilit janë përkthyer në më shumë se 60 gjuhë nga rreth 200 shtëpi botuese, ndër to edhe në shqip, konsideron se politikanët dhe priftërinjtë gjithmonë kanë qenë në një konspiracion të thellë. Sipas tij, këta të dy e kanë ndarë njeriun: politikani kontrollon të jashtmen, prifti rregullon brendësinë e njeriut, transmeton lajmi.net

“Ata janë së bashku në një konspiracion të thellë kundër humanizmit. Ata mund të mos jenë të vetëdijshëm çfarë bëjnë, por nuk dyshoj në qëllimet e tyre”, shkruante Osho.

Tutje ai tregon për një letër që ia kishte shkruar Nënë Tereza, disa ditë pasi kjo e kishte fituar çmimin Nobel për paqe.

“Sapo më erdhi një pjesë e fjalimit tënd. Më vjen shumë keq për çfarë keni folur. Për gjithë çfarë më keni atribuuar, unë ju fal me dashuri të madhe”, citon Osho, letrën e Shën Terezës. Letrës, ajo ia kishte bashkëngjitur fjalët që Osho i kishte shkruar në gazetë: Mashtruese, sharlatane dhe hipokrite.

Osho thotë se i pëlqeu letra e saj, por i vjen keq për të se nuk e ka kuptuar qartë çfarë ka shkruar ai.

Sipas tij, mashtruesi nuk është vetëm ai person që mashtron dikë, por edhe që mashtron vetëvetën. Ai e konsideron Nënë Terezën në këtë nivel. Sipas tij, shenjtorja me origjinë shqiptare nuk ka pasur qëllime të këqija, por duke mashtruar vetëvetën, ka mashtruar edhe të tjerët sepse sipas Osho-s, rezultatet nuk varen nga qëllimet.

“Ajo ka qenë duke shërbyer të varfrit, por të varfrit kanë qenë duke u shërbyer prej shekujsh dhe varfëria nuk është zhdukur. Varfëria nuk është duke u zhdukuar, duke i shërbyer ata”, konsideron mistiku dhe mësuesi spiritual nga India.

Sipas tij, pranimi i çmimit Nobel nga Nënë Tereza, është një arsye pse atë e konsideron mashtruese të pavetëdijshme. Kjo sepse ky çmim i është dhënë nga një shoqëri e çmendur, duke marrë shembull filozofin francez Jean Paul Sartre, i cili kishte refuzuar Nobelin për të njëjtën arsye. Ai e justifikon këtë edhe duke shtuar se paratë e Nobelit nuk dihet se nga vijnë.

Osho arsyeton tutje duke thënë se e ka quajtur Nënë Terezën “sharlatane”, sepse një njeri religjioz nuk do ta pranonte çmimin Nobel në asnjë mënyrë.

“Një njeri vërtet religjioz është i rebeluar, shoqëria e përjashton atë. Jezusi është dënuar si një kriminel dhe Nënë Tereza është respektuar si një shenjtore. Sharlatanët gjithmonë janë vlerësuar nga shoqëria, për shkak se ata janë të dobishëm për këtë shoqëri, për këtë status quo”, shkruante Osho.

Ai shton se e ka quajtur “hipokrite” sepse sipas tij, të gjithë njerëzit që shfaqin diçka tjetër nga jashtë dhe nga brenda janë e kundërta, janë të gjithë të tillë. Ai arsyeton se të gjitha këto atribuime që ia ka bërë Nënë Terezës, nuk mund të merren si ofendime.

Osho hedh dyshimet se nga i kishte siguruar Nënë Tereza gjithë ato fonde për ushqime.


Source: Informacione

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Anulohet festivali “Beerfest Kosova”, shkak lokacioni

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, së bashku me Edi Ramën kanë mbërritur në Kiev

Lëshohet leja për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
15-06-2022

Anulohet festivali “Beerfest Kosova”, shkak lokacioni

15-06-2022

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, së bashku me Edi Ramën kanë mbërritur në Kiev

13-06-2022

Lëshohet leja për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

12-06-2022

Paradat e turpit

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
12-06-2022

Paradat e turpit

09-05-2022

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

08-05-2022

Dyfytyrësia e tolerancës

09-04-2022

Mbulesa e gruas myslimane dhe zelli patetik i injorantëve

Video nga kanali
Error type: "Forbidden". Error message: "The request cannot be completed because you have exceeded your quota." Domain: "youtube.quota". Reason: "quotaExceeded".

Did you added your own Google API key? Look at the help.

Check in YouTube if the id dijaonline belongs to a username. Check the FAQ of the plugin or send error messages to support.
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
17-03-2022

Cilët deputetë votuan pro dhe cilët kundër martesave të personave të gjinisë së njëjtë?

14-03-2022

Ku ndikon leximi?

10-12-2017

Kur paraja na i ndryshon nijetet

10-12-2017

Jam vajzë e pamartuar, si të largohem nga masturbimi ?

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2022 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.