Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Kosovë»Shala: Nëse vazhdon ikja nga Kosova, shkollat nuk do të kenë mësimdhënës
    Kosovë

    Shala: Nëse vazhdon ikja nga Kosova, shkollat nuk do të kenë mësimdhënës

    Dija OnlineBy Dija Online12-07-202503 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Vjollca Shala, ka shprehur shqetësimin lidhur me largimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve dhe nxënësve nga shkollat e Kosovës. Ajo theksoi se emigrimi drejt vendeve evropiane po ndodh për shkak të kushteve më të mira të jetesës dhe pagesave më të larta që ofrohen atje.

    Në një intervistë për Ekonomia Online, Shala paralajmëroi se nëse ky trend nuk ndalet, shkollat rrezikojnë të mbesin pa staf arsimor dhe pa nxënës.

    “Shumë shqetësuese janë informacionet që po i marrim nga terreni për largimin e nxënësve nga shkollat e Kosovës, por në të njëjtën kohë edhe për largimin e mësimdhënësve nga shkollat e Kosovës. Shumica prej tyre po emigrojnë nëpër Evropë, ngase atje po gjejnë kushte më të mira për jetesë dhe pagesa më të mira për mësimdhënësit. Është shqetësuese një gjë e tillë, ngase shkollat e Kosovës po boshatisen si nga nxënësit, ashtu edhe nga mësimdhënësit,” tha ajo.

    Sipas saj, shumë mësimdhënës po mësojnë gjuhën e vendit ku emigrojnë, pasi tashmë kanë përvojën e nevojshme të punës, çka ua lehtëson integrimin profesional jashtë vendit.

    “Është shqetësuese, sepse në një të ardhme, nëse vazhdon një ikje e tillë, shkollat tona do të mbesin edhe pa mësimdhënës. Duke analizuar edhe gjendjen politike dhe moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, kjo po shkakton pasiguri si për nxënësit, ashtu edhe për mësimdhënësit,” shtoi Shala.

    Ajo gjithashtu kritikoi institucionet shtetërore për mungesën e veprimeve konkrete në përmirësimin e kushteve në sistemin arsimor dhe për vonesat në funksionalizimin e Kuvendit të Kosovës.

    “Duke mos pasur siguri në shkollat tona, duke pasur parasysh kushtet e punës dhe pagesat, atje (në vendet evropiane) po gjejnë pagesë më të mirë dhe vlerësim më të mirë. Në të njëjtën kohë, edhe nxënësit me familjet e tyre natyrisht po ikin, ngase po gjejnë kushte më të mira në vende të ndryshme të Evropës. Këtë ikje e ka mundësuar vetë liberalizimi i vizave. Këtë vit, me rastin e liberalizimit, familjarë të ndryshëm po ikin për të provuar jetën e tyre diku në Evropë dhe duke gjetur jetesë më të mirë, natyrisht që po vazhdojnë të jetojnë në ato shtete,” theksoi ajo.

    Në vazhdim, Shala përmendi edhe zbatimin e mangët të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për kompensimin e përvojës së punës dhe vonesat në nënshkrimin e kontratës kolektive me Ministrinë e Arsimit.

    “Përgjegjës është vetë shteti dhe vetë institucionet që janë përgjegjëse për krijimin e kushteve më të mira, si për nxënësit, ashtu edhe për mësimdhënësit. Tashmë kanë kaluar disa muaj nga mbajtja e zgjedhjeve dhe nuk po arrihet të bëhet konstituimi i Kuvendit. I kemi edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese për përvojën e punës, që kanë të bëjnë me 15 vitet e para të shërbimit. Mësimdhënësve po u paguhen vetëm 0.25% për çdo vit shërbimi, ndërsa Gjykata ka marrë vendim për 0.5%. Rreth katër për qind po dëmtohen në pagë, përballë çmimeve të rritura për jetesë. Kemi edhe rastin e draft-kontratës kolektive, e cila është dashur të nënshkruhet mes Ministrisë së Arsimit dhe SBASHK-ut,” përfundoi Shala.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleÇfarë mesazhi pritet të sjellë zyrtari amerikan në Kosovë?
    Next Article Incidenti ku është përfshirë Agon Zejnullahun, nisin protestat përpara stacionit të Policisë në Lipjan
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Përgjegjësia fetare dhe verifikimi i informacionit në epokën digjitale – Festim Rizanaj

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Përgjegjësia fetare dhe verifikimi i informacionit në epokën digjitale – Festim Rizanaj

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.