Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Rusia drejt pushtimit të Ukrainës?
    Lajme

    Rusia drejt pushtimit të Ukrainës?

    Dija OnlineBy Dija Online07-08-201402 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Rusia ka grumbulluar afro 20 mijë trupa të gatshme për luftim në kufirin lindor të Ukrainës dhe mund të përdorë pretekstin e një misioni paqeruajtës humanitar për ta pushtuar, bëri të ditur NATO dje.

    Duke deklaruar se konflikti në Ukrainë nxitet prej Rusisë, NATO bëri të ditur në një deklaratë se grumbullimi i trupave ka “përkeqësuar edhe më tej një situatë të rrezikshme”.

    “Ne nuk do të hamendësojmë se çfarë ka Rusia në mendje, por ne mund të shohim çfarë po bën Rusia në terren – dhe kjo na shqetëson shumë. Rusia ka grumbulluar afro 20 mijë trupa të gatshëm për luftim në kufirin lindor të Ukrainës”, deklaroi zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu në një deklaratë të shpërndarë me e-mail.

    NATO shprehu shqetësim se Moska mund të përdorë “pretekstin e një misioni paqeruajtës humanitar si një justifikim për të dërguar trupa në Ukrainën Lindore”.

    Moska i mohon akuzat e perëndimorëve se ka armatosur dhe mbështetur rebelët që po luftojnë kundër forcave ukrainase në Ukrainën lindore. Moska shpalli se gjatë gjithë kësaj jave do të zhvilloje stërvitje ushtarake, përfshirë edhe bombardues si dhe avionë gjuajtës, në një përpjekje për të treguar forcën pranë kufirit me Ukrainën.

    Kryeministri polak, Donald Tusk tha të mërkurën se rreziku i një përfshirje direkte të Rusisë në Ukrainë është rritur në ditët e fundit. NATO tha më herët këtë vit se Rusia ka grumbulluar afro 40 mijë trupa pranë kufirit me Ukrainën. Deri në qershor, numri kishte rënë në më pak se 1000, por më pas Rusia nisi të shtojë sërish forcat, transmeton Bota.al.

    Një oficer i NATO-s, duke folur në kushtet e anonimatit, tha në fillim të këtij muaji se Rusia e ka rritur dukshëm numrin e trupave pranë kufirit Rusi-Ukrainë.

    “Në 20 mijë trupat e pranishme përfshihen tanke, artileri, sisteme të mbrojtjes kundërajrore, si dhe trupa të logjistikës, forca speciale dhe lloje të ndryshëm avionësh”, tha oficeri.

    Më herët, Rusia i kishte përdorur stërvitjet ushtarake si mbulesë për ndërhyrjen, thonë analistët ushtarakë.

    Javën që kaloi, BE dhe SHBA miratuan sanksione më të fortë ndaj Rusisë për veprimet e saj në Ukrainë, duke shënuar një fazë të re në konfrontimin më të madh mes Moskës dhe Perëndimit, që nga Lufta e Ftohtë.
    Konflikti u përkeqësua dramatikisht pas rrëzimit të avionit MH17 mbi territorin e mbajtur nga rebelët në 17 korrik, prej asaj që shërbimet perëndimorë thanë se ishte një raketë e furnizuar prej rusëve. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleUdhëzimi i Muhamedit ﷺ në lidhje me shitblerjen
    Next Article Luftëtarët e Hamasit i shpëtojnë shembjes së tunelit
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    FP: Fundi i neoliberalizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.