Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Kosovë»Rritja e pagave, më komplekse nga sa duket
    Kosovë

    Rritja e pagave, më komplekse nga sa duket

    Dija OnlineBy Dija Online02-11-202405 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Punonjësit e sektorit publik në Kosovë pritet të përfitojnë rritje pagash nga janari i vitit të ardhshëm, sipas premtimeve të kryeministrit Albin Kurti.

    Megjithatë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe profesorë të ekonomisë shprehin dyshime se kjo rritje ka bazë ligjore dhe e shohin si një masë përfitimi për zgjedhje.

    Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), dhe Mejdi Bektashi, profesor i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, paralajmërojnë se kjo politikë mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

    Në rast se Kushtetuta konstaton se ka shkelje të ligjit, vendimi mund të anulohet dhe pagat do të mbesin në nivelet e tanishme.

    Sipas zotimit të Kurtit më 29 tetor, rritja e pagave do të ndodhë në dy faza: një herë me 55 euro në janar dhe një tjetër me 55 euro të tjera në korrik.

    Cili ligj është shkelur?

    Kurti sqaroi se rritja e pagave do të bëhet duke rritur nivelin e koeficientit për njësi, jo vetë koeficientin.

    “Duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm, [niveli i] koeficientit do të rritet për 0.5 njësi, dhe pastaj, nga korriku i vitit 2025, edhe për 0.5 njësi të tjera. Pra, dikush që e ka koeficientin 5.6, në janar do ta ketë 6.1, kurse në korrik 6.6,” tha Kurti.

    Megjithatë, vlera e koeficientit do të mbetet e pandryshuar – 110 euro.

    Për të llogaritur pagën, niveli i koeficientit shumëzohet me vlerën e tij.

    Sipas nenit 42 të Ligjit për pagat e sektorit publik, ku caktohet vlera financiare e koeficientit prej 110 eurosh, thuhet se “ndalohet çdo ndryshim në strukturën, komponentët apo nivelet e koeficienteve të pagave”.

    Rritja e vlerës financiare të koeficientit është e mundshme, por ndryshimi i nivelit të koeficienteve, sipas këtij ligji, është nga 2 deri në 18.

    “Nuk është e nevojshme të jesh ministër ose jurist, mjafton të jesh një qytetar i zakonshëm… dhe nëse lexon nenin 42, kupton se si është propozuar rritja… Qeveria po rindërton një strukturë të re, duke ofruar koeficient shtesë koeficienteve aktuale,” shprehet Miftaraj për Radion Evropa e Lirë.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha në mbledhjen e Qeverisë më 30 tetor se është shtuar një dispozitë e re në Projektligjin për buxhetin që e rregullon këtë çështje.

    “[Dispozita] lejon rritjen e koeficientit në tabelën e Ligjit të pagave, duke filluar nga janari për 0.5 njësi dhe nga korriku për 0.5 njësi të tjera, për të arritur një rritje totale prej një njësi për të gjithë punonjësit e sektorit publik,” tha Murati.

    Në atë mbledhje, u miratua Projektligji për buxhetin e vitit 2025 – me një vlerë prej 3.6 miliardë eurosh – i cili do t’i dërgohet Kuvendit për miratim.

    Deputetët duhet ta miratojnë atë deri më 31 dhjetor, në mënyrë që të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2025.

    “Nëse Kuvendi e miraton këtë ligj me këtë dispozitë, atëherë do të jetë në kundërshtim me ligjin, pasi do të shkatërrojë strukturën, komponentët dhe nivelizimin e koeficienteve,” thotë Miftaraj.

    “Ky fakt nuk do të thotë se pagat nuk do të rriten në kohë. Por, mbetet në dorë të partive opozitare, si dhe grupeve të caktuara nga Kushtetuta, nëse do ta dërgojnë këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese apo jo,” shton ai.

    Partitë opozitare nuk po shprehin qëndrim

    Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës – partisë më të madhe në opozitë – nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it në lidhje me qëndrimin e PDK-së për Projektligjin për Buxhetin dhe mundësinë e dërgimit në Gjykatën Kushtetuese, nëse miratohet.

    Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dha një përgjigje të shkurtër për këto pyetje: “Ende nuk na ka ardhur [Projektligji për buxhet]. Kur të vijë, do ta shqyrtojmë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

    Nga ana tjetër, Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nuk ishte i gatshëm të prononcohej.

    “Kurth” i Kurtit

    Bektashi thekson se shkelja e nenit 42 të Ligjit për pagat e sektorit publik nga ana e kryeministrit Kurti i ka futur partitë opozitare në një “kurth”. Ai argumenton se këto parti janë të informuara për shkeljet ligjore që lidhen me rritjen e pagave, por kanë vështirësi të drejtohen në Gjykatën Kushtetuese para zgjedhjeve.

    Zgjedhjet e zakonshme parlamentare në Kosovë do të zhvillohen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.

    “Tri partitë opozitare nuk do të kishin dobi elektorale nëse do ta kundërshtonin rritjen e pagave, pasi do t’u kthehej si bumerang,” thotë Bektashi, duke e cilësuar këtë qëndrim si të gabuar.

    “Çdo parti opozitare, çdo individ, duhet të veprojë në rast të shkeljeve, për të mos lejuar që këto shkelje të ligjit të përsëriten,” thekson Bektashi.

    Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka dy mundësi për të dërguar ndonjë ligj për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

    E para – dhjetë ose më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, brenda një afati prej tetë ditësh nga miratimi, kanë të drejtë të kontestojnë kushtetutshmërinë e çdo ligji ose vendimi të miratuar nga Kuvendi, si përmbajtjen ashtu edhe për procedurën e ndjekur.

    E dyta – brenda gjashtë muajsh nga hyrja në fuqi të ligjit, 30 ose më shumë deputetë mund ta dërgojnë atë në Gjykatën Kushtetuese.

    Nëse masa për rritje pagash arrin në Kushtetuese, Miftaraj thotë se ajo duhet ta vlerësojë ligjshmërinë brenda gjashtë muajsh.

    “Nëse Gjykata, pas disa muajsh, konstaton se vendimi është në kundërshtim me Kushtetutën, atëherë ai anulohet në momentin që merret vendimi dhe pagat kthehen në shumën e mëparshme,” shpjegon Miftaraj, i cili monitoron sistemin e drejtësisë në vend.

    Ai gjithashtu përmend mundësinë që Gjykata Kushtetuese të vendosë që pagat të mbesin të njëjta, por t’i kërkojë Kuvendit që të rrisë shumën monetare të koeficientit.

    Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, paga mesatare bruto në sektorin publik për vitin 2023 ishte 730 euro, ndërsa paga neto rreth 630 euro. Në sektorin privat, ajo është dukshëm më e vogël.

    Kryeministri Albin Kurti Kurti Qeveria Kurti Rritja e pagave Zgjedhjet
    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleNdodh shpërthim në një lokal në Prishtinë
    Next Article Dy vëllezër të dyshuar për vrasje dhe tentim vrasjeje në Haraçinë kërkohet të caktohet masa e paraburgimit.
    Dija Online

    Related Posts

    Rrëzohet një vinç në lagjen e spitalit në prishtinë, dyshohet për të lënduar dhe punëtorë të bllokuar

    28-07-2026

    Prokuroria speciale nis zhvarrosjen në Zubin Potok, dy të ndaluar

    28-07-2026

    Mexhiti dhe Pammer diskutojnë thellimin e bashkëpunimit: Austria, aleat kyç në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut

    15-07-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Çfarë i ndodh sheqerit tuaj në gjak kur hani makarona me salcë domatesh?

    A mund t’ju mbajë kafja të hidratuar?

    Temperatura më e mirë e ujit për hidratim dhe tretje

    Dhjami i viçit kundrejt vajit të farërave: cili është më i shëndetësuar për të gatuar?

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    BLASFEMIA, DHUNA, GËNJESHTRA (*) – Fatmir Baçi

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.