Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Rrëfehet mjeku norvegjez: Në Gaza, kam parë koka të prera të fëmijëve.
    Lajme

    Rrëfehet mjeku norvegjez: Në Gaza, kam parë koka të prera të fëmijëve.

    Dija OnlineBy Dija Online09-12-201406 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Kur ishte ftuar që të kthehej në Gaza për t’i ndihmuar spitalit al-Shifa, mjekut Mads Gilbert i ishte mohuar një gjë e tillë edhe pse dispononte dokumentet e mjaftueshme.
    Dr. Gilbert i ka thënë Al Jazeeras se ishte kthyer nga kalimi kufitar Erez, pasi autoritetet izraelite e kishin konsideruar si një “rrezik të sigurisë”. Pasi kishte kërkuar sqarime, Gilbert ishte kërcënuar me arrestim.

    Al Jazeera ka folur me dr. Gilbert rreth ngjarjes dhe atë se çfarë është duke ndodhur prapa pikave të kontrollit, transmeton Telegrafi.

    “Kam qenë në Gaza në qershor për tri javë në një detyrë për OKB-në dhe ata kishin aplikuar për një vizë për shumë hyrje për mua, të cilën e kam marrë nga ushtria izraelite. Ishte një vizë e shumëfishtë e cila vlente deri më 11 nëntor. Kështu që unë shkova atje për të bërë një punë për OKB-në, qëndrova për tri javë, e shkrova një raport dhe u ktheva në shtëpi në Tromso, Norvegji. Pas kësaj morra një thirrje tjetër. Shkova përsëri në Amman, mbi urën Allenby në Erez. Ua tregova dokumentet e mia. Pas kësaj, ata më ftuan dhe më thanë se ‘nuk jeni i lejuar të hyni’. U thash se dokumentet e mia ishin valide, por ata insistuan dhe thanë ‘Jo, ne kemi probleme të sigurisë me ju dhe nuk mund tua themi pse’”, tregon dr. Gilbert.

    Pas kësaj, shton ai, e kishte thirrur një komandant të kontrollit.

    “Edhe ai ishte shume i shkurtë: Kemi urdhër nga autoritetet e larta të sigurisë dhe kemi probleme të sigurisë me ju”, citon komandantin, dr. Gilbert.

    Në momentin që kishte kërkuar sqarime të mëtutjeshme, mjeku norvegjez rrëfen se përgjigja e autoriteteve izraelite ishte madje edhe kërcënuese. “Nuk është punë e juaja dhe nëse nuk largoheni, do të na detyroni të thërrasim policinë që t’iu arrestojë”, kishte qenë përgjigja e fundit e tyre.

    “Kështu që unë telefonova ambasadorin në Tel Aviv. Misioni ynë diplomatik dhe ministri i jashtëm bëri një thirrje atje. Edhe atyre gjithashtu u thanë se ‘s’ka asnjë mënyrë për tu future’. Pas kësaj, u ktheva në Norvegji. Autoritetet norvegjeze, zyrtarisht bënë edhe një kërkesë dhe pyetje se pse po bëhet një ndalesë e tillë. Përgjigja e autoriteteve izraelite ishte e njëjtë ; është çështje sigurie e Shin Bet Mossad”, shpjegon mjeku norvegjez.

    Ai thotë se ishin bërë edhe tentime tjera nga autoritetet norvegjeze, por deri më tani kanë qenë të pa suksesshme.

    Në pyetjen se cilat mund të jenë arsyet për një ndalim të tillë, dr. Gilbert ka theksuar se arsyeja kryesore është për faktin se duke e ditur që ai është një mjek evropian, tregimi i historisë së vërtetë të realitetit të sulmeve të fundit izraelite, palestinezët, nga të qenit terroristë, do t’i bënte njerëz shumë humanë .

    “Pra, unë do të shkruaja gjithçka rreth kërkimeve të mia dhe do t’i publikoja në The Lancet. Kjo do të paraqiste edhe një rrezik për reputacionin e Izraelit, i cili edhe ashtu është në rënie”, ka vlerësuar dr. Gilbert.

    “Kurrë skam bërë diçka gabim, kurrë skam qenë i arrestuar nga izraelitët, kurrë nuk i kam gënjyer ata dhe gjithmonë i kam ndjekur rregullat. A kam kontakte me Hamasin? Sigurisht, unë flas me autoritetet izraelite, të zgjedhura në vitin 2006. Kur unë shkoj në misione shëndetësore çdo kund, në Burma ose Kamboxhia, u raportojë autoriteteve përkatëse. Këtë e kam bërë edhe tek Ministria e Shëndetësisë në Gaza”, ka thënë mjeku norvegjez, transmeton Telegrafi.

    Duke folur për gjendjen në Gaza, dhe sa i përket asaj se në fakt çfarë nuk dinë të huajt dhe vëzhguesit për gjendjen atje, dr. Gilbert ka dhënë disa detaje.

    “Ata nuk janë duke i marrë rrëfimet e njerëzve, të disa milionë njerëzve. Ata nuk e dinë se këta njerëz janë burgosur për shtatë vite – sepse mosha mesatare është 17,6 vjeç dhe se nuk janë të njohur për një ghetto të rreth 1,2 milion fëmijë ve dhe se të rinjve iu është mohuar e drejta për të shpëtuar nga bombat. Atyre iu është mohuar e drejta për të udhëtuar, e drejta për të ngrënë mjaftueshëm në mëngjes dhe darkë – ata janë kronikisht të kequshqyer nga ky rrethim. Ata nuk e dinë tmerrin e lëndimeve ndaj të cilave njerëzit e Gazës janë të ekspozuar dhe të cilat fëmijët dhe civilët janë duke i përjetuar. Sepse kjo është e fshehur, e fshehur në një mjegull nga makina propagandistike izraelite e cila thotë se ata janë terroristë dhe po fshihen prapa civilëve dhe po e gjuajnë Izraelin”, ka konstatuar dr. Gilbert.

    Çfarë njerëzit nuk dinë gjithashtu, sipas tij, është se Izraeli është duke goditur Gazan dhe se Gaza dhe populli palestinezë janë duke ushtruar të drejtën e tyre për të rezistuar.

    “Njerëzit e pushtuar kanë të drejtë të rezistojnë. Ata gjithashtu kanë të drejtë të rezistojnë me armë. Dhe nëse shikoni numrat e raketave të cilat nga Gaza gjuhen në Izrael dhe numrin e predhave drejt Gazas, ekziston një disproporcion i madh”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

    Sipas tij, nga të gjithë izraelitët e vrarë, 95 për qind janë ushtarë (66 nga 74 ishin ushtarë dhe ishin katër civilë dhe një fëmijë). Ndërkaq, nga palestinezët, shton ai, kishte rreth 12 mijë të plagosur, 3,500 prej tyre fëmijë nën moshën 18 vjeç.

    “Atje janë 2100 të vrarë ku prej tyre 521 ishin fëmijë nën moshën 18 vjeç. Pra kjo është ajo çfarë njerëzit nuk dinë, shkaku i propagandës izraelite”, ka thënë ai.

    Dr. Gilbert është pyetur se çfarë do të bëjë, nëse edhe më tej nuk lejohet që të futet përsëri në Gaza.

    “Do të gjejmë një mënyrë tjetër. Duhet të jemi të durueshëm. Palestinezët kanë qenë të durueshëm për shtatë vite (gjatë rrethimit të Gazas). Ka shumë për të mësuar nga ata: nga dinjiteti dhe durimi i tyre”, ka thënë ai.

    Dr. Gilbert ka rrëfyer edhe ato që ka përjetuar gjatë kohës sa ishte në Gaza.

    “Unë kam gjithashtu fëmijë, kam nipër e mbesa dhe gjëra të tilla nuk do të doja të shihja më. Tani gjithkush është duke folur për Boko Haram dhe ISIS, organizata që po bëjnë edhe prerje kokash. Unë kam parë koka të prera të fëmijëve në Gaza. Kam fotografi. Nuk i kam publikuar sepse janë thjeshtë shumë çnjerëzore. Dhe askush nuk po e akuzon Izraelin për masakra. Çfarë shohim në Gaza është thjeshtë një terrorizëm shtetëror. Si mundet që okupuesit mund të mbrojnë vetën kur ata janë duke bombarduar një popull të okupuar? As në një botë semantike kjo nuk do të kishte kuptim”, ka thënë ndër tjerash mjeku norvegjez.

    Al Jazeera, i ka bërë edhe një pyetje Dr. Gilbert rreth asaj se si ai e sheh zgjidhjen ideale.

    “Stop bombardimeve, heqje të rrethimit, trajtim të palestinezëve si njerëz normalë , përfshirje e tyre në familjen njerëzore, mbrojtja e tyre nga ligjet ndërkombëtare dhe gjetja e një zgjidhje paqësore politike”, ka përfunduar dr. Gilbert. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleE rrallë: Djaloshi dyvjeçar, mbijetoi në një formë të pa kuptuar nga shkenca mjekësore!
    Next Article Koalicioni i SHBA-së zotohet për dërgimin e trupave shtesë në Irak
    Dija Online

    Related Posts

    Lajme nga bota: Zelensky dënon kufizimet e Starlink; aksionet e çipave pësojnë rënie të ndjeshme

    15-10-2026

    Kompanitë turke të mbrojtjes ndalojnë hyrjen e automjeteve elektrike të huaja në kampuset e tyre, thotë CEO i TEI-së

    15-10-2026

    Përmbytjet në Stamboll lënë dy të vdekur dhe detyrojnë mbylljen e shkollave

    15-10-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    Lajme nga bota: Zelensky dënon kufizimet e Starlink; aksionet e çipave pësojnë rënie të ndjeshme

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    Kompanitë turke të mbrojtjes ndalojnë hyrjen e automjeteve elektrike të huaja në kampuset e tyre, thotë CEO i TEI-së

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    FP: Arabia Saudite i korruptoi njerëzit e gabuar

    • Besimi

    Vizioni ekonomik Islam për një ummet që ka rreshtim strategjik – Dr. Almir Colan

    Kurani si udhëheqës drejt më supremes, më të drejtës – Naif bin Nahar

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read

    Shfuqizimi i Hilafetit islam, një fatkeqësi edhe për botën – Fatmir Baçi

    07-03-20264 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Shfuqizimi i Hilafetit islam, një fatkeqësi edhe për botën – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.