Mbrëmë në Lagjen Dardania në Prishtinë ka ndodhur një rrahje në mes dy grupeve, ku sipas dëshmitarëve kanë qenë rreth 20 persona.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes por ata janë larguar në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja të armës me gaz të cilat dyshohet që janë shkrepur nga arma e personave të dyshuar të panjohur.
Policia është duke hetuar rastin. /KP/