• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Vitin e kaluar inflacioni shënoi kulmin dhe pritet të jetë kundërshtar i yni edhe këtë vit kalendarik
  • Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet
  • Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?
  • Avokati Asdren Bytyqi: Rritja e çmimit të tatimeve në pronë, është komunizëm
  • Pse duhet bojkotuar produktet serbe?
  • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava
  • Bashkësia Islame e Kosovës fillon grumbullimin e ndihmave për zonat që u prekën nga vërshimet
  • Abbas: Roli i Türkiye-s në mbështetjen e kauzës palestineze është i rëndësishëm
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Informacione»Rënie e natalitetit në Kosovë

Rënie e natalitetit në Kosovë

0
By Dija Online on 24-09-2014 Informacione, Studime

Në klinikën gjinekologjike obstetrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, mesatarja e lindjeve në ditë është rreth 50 foshnje, bëjnë të ditur zyrtarët shëndetësorë.
Në njësinë e kujdesit intensiv, për një vit trajtohen nga rreth 3 mijë fëmijë, derisa 1,100 fëmijë lindin para kohe, të cilët kanë nevojë për kujdes.

Ndërkaq, vdekshmëria e foshnjave në Kosovë është e lartë, por krahasuar me vitet paraprake, ka shënuar rënie.

Në vitin 2000 ka qenë 29 vdekje në 1 mijë lindje, derisa 12 vjet pas, vdekshmëria ka rënë në 17 vdekje në 1 mijë lindje, bëjnë të ditur zyrtarët shëndetësorë.

Merita Vuthaj, zyrtare për shëndetin e nënës dhe fëmijës në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se bazuar në të dhënat e raportuara nga institucionet shëndetësore, gjatë vitit 2013, kanë lindur rreth 28 mijë foshnje.

Vuthaj bën krahasimin me vitet paraprake duke shpjeguar rënien e natalitetit në Kosovë.

“Bazuar në të dhënat e raportuara nga institucionet shëndetësore janë raportuar rreth 28 mijë lindje në vitin 2013. Pra, krahasuar viti 2013 me atë 2012, shihet se është shënuar një rënie e numrit të të lindurve përreth 1.062 lindje më pak. Gjatë 13 vjetëve vërehet një rënie rapide e lindjeve, ndërmjet viteve 2001 dhe 2003 përreth 5 mijë lindje, ku mandej rënia vazhdon me rënie më të vogla, por në mënyrë të qëndrueshme deri në vitin 2012, derisa në vitin 2013 rënia e lindjeve është më e theksuar dhe po shënon rënie për rreth 1,062 lindje”, bën të ditur Vuthaj.

Ndërkaq, zyrtarë nga Organizata Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, thonë se në bazë të hulumtimeve të bëra janë vërejtur rënie të vazhdueshme të natalitetit.

Sami Uka, zyrtar për shëndetin e nënës dhe fëmijës në OBSH, thotë se rënia e natalitetit interpretohet me rritje të vetëdijesimit për kontrollim të natalitetit.

“Zyra e OBSH-së në Prishtinë, përmes përcjelljes së vazhdueshme të raporteve të situatës pre-natale në Kosovë ka vërejtur një rënie të vazhdueshme të natalitetit. Nuk kemi ndonjë studim që do të fliste për arsyet e kësaj rënie, por jemi të prirë që ta interpretojmë atë me një rritje të vetëdijesimit të popullatës për përdorimin e kontracepsionit, për lidhshmërinë mes zhvillimit ekonomik dhe natalitetit të kontrolluar, si dhe ngritjes së vetëdijes së vetë çifteve për kufizimin e lindjeve dhe planifikimit të lindjeve”, thekson Uka.

Ndryshe, Vuthaj thotë se disa maternitete të Kosovës nuk i raportojnë Ministrisë së Shëndetësisë, andaj në këto shifra nuk përfshihen vendet që ajo përmend.

“Në këtë shifër nuk përfshihen lindjet nga materniteti i Graçanicës dhe Mitrovicës veriore, pasi që nuk janë raportuar lindjet për vitin 2013 nga këto maternitete”, thotë ajo.

Sidoqoftë, sipas raporteve të bëra nga Radio Evropa e Lirë, ku janë marrë shifrat zyrtare nga Ministria e Arsimit se sa fëmijë kanë filluar klasën e parë ndër vite, del se në vitin 2012, mbi 36 mijë nxënës janë regjistruar në klasën e parë.

Në vitin 2013 klasën e parë e kanë filluar 29 mijë nxënës, derisa këtë vit për herë të parë në klasën e parë janë regjistruar 27 mijë fëmijë.

Këto shifra flasin se nataliteti në Kosovë çdo vit po shënon rënie. /rel/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Vitin e kaluar inflacioni shënoi kulmin dhe pritet të jetë kundërshtar i yni edhe këtë vit kalendarik

Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet

Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
30-01-2023

Vitin e kaluar inflacioni shënoi kulmin dhe pritet të jetë kundërshtar i yni edhe këtë vit kalendarik

27-01-2023

Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet

25-01-2023

Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?

25-01-2023

Avokati Asdren Bytyqi: Rritja e çmimit të tatimeve në pronë, është komunizëm

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
27-10-2022

Mjerë për ata që falen…!

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

18-07-2022

T’i bësh reklamë të keqes dhe ta provokosh atë

28-06-2022

Anti-Islami po nis dhe mbulohet si anti-hoxhë

Video nga kanali
1/125000
Para
By PoseLab
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
19-01-2023

Përçudnimi i natyrës njerëzore

26-09-2022

Dhimbja

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

27-08-2022

Relativizimi i së keqes

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.