Një këshilltar i kryeministri në Gaza, Ismail Haniyeh, tha të hënën se qeveria e unitetit kombëtar do të shpallet javën e ardhshme.
“Qeveria e unitetit kombëtar do të shpallet deri në fund të javës së ardhshme,” ka thënë Bassem Naem për agjencinë e lajmeve Al-Ray.
Ai tha se Azzam al-Ahmad, një anëtar drejtues i lëvizjes palestineze Fatah, do të vizitojë Rripin e Gazës këtë javë për t’u takuar me anëtarë të Hamasit “për të diskutuar pikat përfundimtare mbi formimin e qeverisë.”
Muajin e kaluar, Fatah dhe Hamas arritën një marrëveshje të pajtimit në Gaza me synim dhënies fund përçarjes që ka prishur marrëdhëniet e tyre që nga viti 2007.
Marrëveshja bën thirrje për formimin e një qeverie të unitetit kombëtar që do të shërbejë deri në zgjedhjet legjislative që do të mbahen në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Rripin e Gazës të drejtuar nga Hamasi./mesazhi/
Të reja
- Nuk ke punë me besimin tim, feja është çështje personale!
- Kush janë mendjeshqyerit?
- Anti-Islami po nis dhe mbulohet si anti-hoxhë
- Anulohet festivali “Beerfest Kosova”, shkak lokacioni
- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, së bashku me Edi Ramën kanë mbërritur në Kiev
- Lëshohet leja për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë
- Paradat e turpit
- Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani