Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Qeveria miraton Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2017–2019 dhe Raportin Tremujor të Buxhetit për vitin 2016
    Lajme

    Qeveria miraton Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2017–2019 dhe Raportin Tremujor të Buxhetit për vitin 2016

    Dija OnlineBy Dija Online30-04-201603 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Qeveria e Kosovës ka aprovuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2017 – 2019, kështu bën të ditur Ministri i Financave.

    Sipas një shkrimi të tij në Facebook, thuhet se buxheti për tri vitet e ardhshme është paraparë të rritet për 21%.

    Postimi i plotë:

    Sot kemi aprovuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2017 – 2019, kjo është korniza e parë e cila është dorëzuar në Qeveri në format të ri, me planifikim sektorial, në 12 sektorë të Qeverisë qendrore. Ka disa elemente që e dallojnë këtë Kornizë nga vitet e kaluara. Tek Korniza Afatmesme e Shpenzimeve një pikë shumë e rëndësishme është edhe buxheti i lartë i nevojshëm sipas kërkesave të Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, për të shndërruar këtë Ministri në Ministri të Mbrojtjes.

    Buxheti për 3 vitet e ardhshme është paraparë të rritet për rreth 21 % , në krahasim me atë që e kemi tash.
    Ndryshim substancial në këtë Kornizë është edhe klauzola e investimeve, pra në bazë të marrëveshjes që e kemi me FMN-në dhe ndryshimin që e kemi bërë në Ligjin e Financave Publike në fund të vitit të kaluar, e cila klauzolë neve tash na mundëson që të hyjmë në kredi tek institucionet financiare ndërkombëtare për të financuar projektet kapitale që kanë kosto shumë të madhe, ku edhe kemi aprovuar edhe dy projekte që janë pjesë e klauzolës së investimeve, njërit në hekurudhë dhe tjetri për rrugë rajonale.
    Në këtë Kornizë është buxheti që tanimë është parashikuar për fillimin e implementimit të sigurimeve shëndetësore nga janari i vitit 2017.

    Në mbledhjen e Qeverisë sot është aprovuar edhe Raporti Tremujor i Buxhetit për vitin 2016, unë e them me shumë kënaqësi që performanca e të hyrave është në rritje. Këtë tremujor kemi pas një rritje rreth 20% më të madhe sesa në tremujorin e vitit të kaluar. Pra nëse e krahasojmë jo vetëm me qeveritë paraprake, por edhe me vetveten me vitin 2015, ku kemi një rritje prej 26% në Dogana dhe një rritje prej 3% në Administratën Tatimore të Kosovës.

    Rritja e shpenzimeve gjatë këtij tremujori ka qenë 17 %, që vjen kryesisht si rezultat i rritjes së asistencës sociale që ka ndodhë në nëntor të vitit të kaluar, rritjes së pensioneve për pensionistë kontributdhënës që ka filluar nga janari i këtij viti, pagesat për skemën e pensioneve për veteranët e luftës si dhe subvencionimi i rregullt dhe bukur i lartë në bujqësi.

    Sa i përket shpenzimeve kapitale, gjatë këtij tremujori kemi pas ekzekutim shumë të mirë të shpenzimeve kapitale krahasuar me tremujorin e vitit të kaluar. Shpenzimet kapitale janë rritë për 60% krahasuar me vitin e kaluar dhe në bazë të këtij trendi ne presim që të përmbushim plotësisht planin e investimeve në nivel vendi.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticlePapunësia e lartë – jo të gjithë duan të punojnë
    Next Article “Marrëveshja SHBA-Rusi, operacion për shpëtimin e Asadit”
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.