Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Pse e kanë inatin me Islamin?
    Lajme

    Pse e kanë inatin me Islamin?

    RedaktoriBy Redaktori14-08-202204 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram
    Që inatin e kanë me vetë Islamin, kjo nuk ka pikë dyshimi dhe këtë e kanë shprehur troç ata më të “sinqertët” prej tyre, që nuk sillen të paktën si hipokritë. Por në këtë rast pyetja më e rëndësishme është pse e kanë kaq shumë inat Islamin dhe tremben prej tij si “djalli prej temjanit”?
    Laicistët, neoliberalët, imoralët dhe amoralët e të gjitha ngjyrave dhe ideologjive kanë pushtuar botën me idetë dhe shthurjen e tyre, ata kanë armiq politikë të fuqishëm, por kundërshtarë ideologjikë, kulturorë dhe moralë më të fortë, që rrezikon realisht projektin e tyre global, apo i reziston më shumë atij sesa Islami dhe ndjekësit e tij ata nuk kanë.
    Populli i Lutit (alejhi selam) nuk e duronte dot pastërtinë e tij morale dhe të besimtarëve, që nuk pranonin të ndyheshin me sjelljen perverse të tyre, ndaj bën thirrje që ata të dëboheshin nga vendbanimi i tyre sepse “ata ishin njerëz që pastrohen”.
    I ligu, i ndyri nuk e do pranë të mirin dhe të pastrin, sepse e bën të ndjehet keq, ia ngacmon fitren (natyrshmërinë e lindur) dhe ndërgjegjen që të mos ndjehet rehat në amoralitetin dhe fëlliqësinë e tij, prezenca e tij e bezdis edhe pa folur. Kështu që për të vazhduar i qetë në mëkate dhe për tu siguruar që asnjë i sojit të tij nuk do të ndikohet nga pastërtia morale e besimtarëve, ai kërkon dëbimin e besimtarëve, shpalljen e tyre si të huaj, apo pjellë e turkut dhe arabit, si jo shqiptarë etj. Kjo është taktika e parë, e terrorizimit dhe linçimit, që tenton përmes frikës t’ia arrijë qëllimit.
    Por ka ca të tjerë që janë më të rafinuar, dhe nuk i kanë humbur shpresat se mund t’i bëjnë për vete myslimanët dhe “Islamin” ta bëjnë një fe që pajtohet me fëlliqësinë e tyre, kështu që ata tregohen “tolerant e dashamirës” ndërkohë që me hipokrizinë e tyre synojnë që për hatër të kësaj “mirësie” të tyre të marrin si përgjigje të njëjtën “mirësi” nga myslimanët, duke mirëpritur kërkesat dhe agjendat e tyre imorale dhe amorale.
    Sigurisht që këta janë edhe më të këqijtë, sepse nëse të parët me reagimet e tyre islamofobe nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se shkaktojnë reaksion të kundërt duke ua forcuar edhe më shumë identitetin fetar islam myslimanëve, të dytët i shpërfytyrojnë ata duke i bërë të besojnë se mund të mbeten myslimanë “të mirë” duke u përqafuar dhe përzierë me çdo lloj ideologjie, besimi, apo imoraliteti dhe amoraliteti tjetër. Padyshim që shumica e viktimave prej myslimanëve hanë këtë karrem dhe jo të parin.
    Sigurisht as taktika e parë dhe as e dytë, nuk është kusht të jenë të koordinuara, por ato jodetyrimisht janë armike të njëra-tjetrës, përkundrazi kanë të njëjtin synim, pavarësisht rrugëve antagoniste që ndjekin.
    Me të drejtë në gjithë këtë betejë për të dominuar hapësirën morale publike, pse segmente të caktuara të besimeve të tjera fetare me origjinë qiellore bëhen pjesë e këtyre agjendave, ndërkohë që në thelb duhet të ishin aleat të myslimanëve?! Kjo është vërtetë diçka e çuditshme! Mirëpo nëse kuptojmë atë shprehjen e urtë të popullit që thotë se “edhe korbi i do zogjtë e tij sado të zinj që të jenë” edhe çudia bie, për të kujtuar se të gjitha ligësitë që ka prodhuar kjo botë moderne nuk janë pjellë e myslimanëve, por e të tjerëve. Dhe njerëzit pastërtinë e shtëpisë së tjetrit edhe pse e kanë smirë, pisllëku i shtëpive të tyre u duket më i pranueshëm, sepse në fund të fundit është i tyre, dhe “korbi i do më shumë zogjtë e tij të zinj sesa të bardhët e dikujt tjetër”.
    Kjo është një luftë e gjatë, që nuk ndalet dhe ndoshta do të përfundojë me vetë fundin e kësaj bote. Çështja nuk është nëse jemi ne ata që do ta fitojmë këtë luftë ose jo, sepse në çdo drejtim njerëzor ne e kemi të humbur atë, por kjo është një betejë mes së Vërtetës dhe së pavërtetës, mes së Mirës dhe së ligës, dhe e para në mënyrë të padiskutueshme është fituesja finale, madje asnjëherë nuk ka humbur, sepse e Vërteta dhe Mira është Zoti, vetë Krijuesi dhe vetëm ta mendosh luftën me Të është idiotësi absurde.
    Çështja pra është se cili është pozicioni ynë në këtë luftë, cili është krahu që do të mbajmë, sepse kjo është lufta e jetës dhe pikërisht për këtë arsye ekziston, për të na sprovuar të gjithëve ne si njerëz, për të fituar luftën me vetveten, pa e kota përball vetë së Vërtetës dhe e liga përballë vetë së Mirës kurrë nuk kanë ekzistuar, ato janë thjeshtë tundimet tona përmes të cilave ne vihemi në provë, ndaj dhe ky është xhihadi ynë më i madh.

    Justinian Topulli

    Justinian Topulli
    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleDr. Krasniqi selam Albin Kurtit për shaminë: O ndreçe punën mirë ose leje krejt
    Next Article A DUHET TË NA DËSHPËROJË KJO QË NGJAU!?
    Redaktori
    • Website

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.