• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Vitin e kaluar inflacioni shënoi kulmin dhe pritet të jetë kundërshtar i yni edhe këtë vit kalendarik
  • Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet
  • Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?
  • Avokati Asdren Bytyqi: Rritja e çmimit të tatimeve në pronë, është komunizëm
  • Pse duhet bojkotuar produktet serbe?
  • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava
  • Bashkësia Islame e Kosovës fillon grumbullimin e ndihmave për zonat që u prekën nga vërshimet
  • Abbas: Roli i Türkiye-s në mbështetjen e kauzës palestineze është i rëndësishëm
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Informacione»Prishtinë, FSK e gatshme të transformohet në Forcat e Armatosura të Kosovës

Prishtinë, FSK e gatshme të transformohet në Forcat e Armatosura të Kosovës

0
By Dija Online on 26-11-2014 Informacione

Sot, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, me ceremoni ushtarake u shënua 26 nëntori, “Dita e Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

6 vjetorin e themelimit të saj, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) e festoi me manifestim në të cilin ishin prezent personalitetet më të larta politike dhe ushtarake, të Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare si: presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës në detyrë, Hashim Thaçi, Ministri i FSK-së, Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Francesco Paolo Figliuolo, përfaqësues të lartë të Ekipit Ndërlidhës dhe Këshillues të NATO-s në Kosovë (NLAT), ambasadorët e akredituar në Kosovë, si dhe atashetë ushtarak.

Po ashtu, kjo ceremoni ishte e hapur edhe për përfaqësues të jetës kulturore, artistike dhe sportive, nxënës të shkollave fillore të mesme, student si dhe qytetarë të Kosovës, të cilët patën rastin të shohin edhe një parakalim të trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në fjalimin e rastit, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati iu ka uruar pjesëtarëve të FSK-së “Ditën e Forcës” me shpresë se përvjetorin e ardhshëm ta kremtojnë si pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Kosovës.

“Unë si komandant i FSK-së, me siguri të plotë mund të ritheksoj që FSK është e gatshme të transformohet në Forcat e Armatosura të Kosovës dhe të marr detyra të reja, mbrojtjen e vendit dhe qytetarëve të saj” ka thënë gjenerallejtënant Kadri Kastrati dhe ka shtuar se FSK si një forcë profesionale dhe multietnike, është institucioni më i besueshëm dhe i respektueshëm në Kosovë.

Kjo, sipas komandantit të FSK-së, është arritur me kryerjen e detyrave dhe përmbushjen e përgjegjësive dhe obligimeve të dala nga misioni i këtij institucioni dhe Kushtetuta e Kosovës, duke numëruar veprimet e shumta që FSK i kryen me qëllim që t’i shërbej qytetarëve të Kosovës, sikurse janë aksionet e deminimit, aksionet e kërkim-shpëtimit gjatë situatave emergjente, si dhe dhënia e ndihmës humanitare qytetarëve të Kosovës.

“Rezultatet evidente të cilat shihen nga ngritja e standardit në realizimin e detyrave, si dhe modernizimi i këtij institucioni, na bënë krenar por edhe të obligueshëm që ta ruajmë këtë besueshmëri” ka theksuar gjenerallejtënant Kadri Kastrati dhe tregoi se institucioni të cilin ai e udhëheq, sivjet ka marr pjesë në shumë stërvitje ushtarake, përkrah ushtarëve të ushtrive të rajonit dhe atyre të NATO-s.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga në këtë ceremoni përgëzoj FSK-në për përparimin e arritur dhe ngritjen e nivelit në përmbushjen e detyrave. Ajo iu drejtua pjesëtarëve të FSK-së me porosinë se, të gjithë qytetarët e Kosovës kanë besim të madh në FSK-në, për ta mbrojtur Kosovën dhe për të bashkëpunuar me partnerët dhe aleatët strategjikë të Kosovës.

“E ardhmja e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe e ardhmja e Forcës së Armatosur të Kosovës që nuk ka alternativë, mbetet punë parësore për Kuvendin e ri, institucionin kaq të nevojshëm dhe kaq të rëndësishëm për vendin dhe për qytetarët e tij” Jahjaga dhe shtoi se Kosova ka kaluar nëpër shumë procese të rëndësishme të tranzicionit dhe se, formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës do ta kompletoj Kosovën si shtet , duke kontribuar në konsolidimin e tij të plotë.

Për të arritur këtë, sipas saj, është i nevojshëm ndërtimi sa më i shpejtë i institucioneve të Kosovës, Kuvendit dhe Qeverisë, pas konstituimit të cilëve, duhet të punohet shumë më tepër për ta kompensuar kohën e humbur dhe rikthyer besimin e qytetarëve në institucionet e Kosovës.

Gjatë fjalimit të saj, Jahjaga theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm të FSK-së me NATO-on dhe misionin e tij paqësor në Kosovë, KFORin, si dhe me Gardën Nacionale të Shtetit Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Hashim Thaçi, po ashtu ka deklaruar se një nga prioritetet e institucioneve të reja do të jetë transformimi i FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës. “FSK-ja duke bashkëpunuar ngushtë me NATO-n dhe KFOR-in, sot është e gatshme të kryej të gjitha obligimet, brenda në Kosovë dhe po në rang të marrëveshjeve rajonale me shtetet përreth nesh, Shqipërinë, Maqedoninë, malin e Zi por edhe Kroacinë dhe Slloveninë ka thënë Thaçi dhe ka shuar se perspektiva euroatlantike e Kosovës, do të jetë një nga prioritetet e Qeverisë së re dhe kjo, sipas tij, do të jetë një shembull i shkëlqyeshëm i kontributit të vendit tonë në paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.

Ceremonia ushtarake përfundoi me parakalimin e njësiteve të specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës para mysafirëve prezent, në kremtimin e 6 vjetorit të “Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

Për nder të 26 nëntorit, ditëlindjes së FSK-së, është inauguruar edhe ndërtesa e re e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa në mëngjes, para këtyre dy ceremonive, zyrtarët më të lartë të Kosovës e kanë vizituar Kompleksin Memorial në Prekaz të Skenderajt, ku janë varrosur komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe anëtarët e familjes së tij, të vrarë në mars të vitit 1998 nga forcat policore dhe ushtarake serbe.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Vitin e kaluar inflacioni shënoi kulmin dhe pritet të jetë kundërshtar i yni edhe këtë vit kalendarik

Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet

Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
30-01-2023

Vitin e kaluar inflacioni shënoi kulmin dhe pritet të jetë kundërshtar i yni edhe këtë vit kalendarik

27-01-2023

Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet

25-01-2023

Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?

25-01-2023

Avokati Asdren Bytyqi: Rritja e çmimit të tatimeve në pronë, është komunizëm

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
27-10-2022

Mjerë për ata që falen…!

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

18-07-2022

T’i bësh reklamë të keqes dhe ta provokosh atë

28-06-2022

Anti-Islami po nis dhe mbulohet si anti-hoxhë

Video nga kanali
1/125000
Para
By PoseLab
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
19-01-2023

Përçudnimi i natyrës njerëzore

26-09-2022

Dhimbja

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

27-08-2022

Relativizimi i së keqes

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.