Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Fokus»Prezantohet ministri i ri i mbrojtjes në Shqipëri, Vengu i dorëzon detyrën Ermal Nufit
    Fokus

    Prezantohet ministri i ri i mbrojtjes në Shqipëri, Vengu i dorëzon detyrën Ermal Nufit

    Dija OnlineBy Dija Online07-03-202603 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Prezantohet ministri i ri i mbrojtjes në Shqipëri, Vengu i dorëzon detyrën Ermal Nufit
    Prezantohet ministri i ri i mbrojtjes në Shqipëri, Vengu i dorëzon detyrën Ermal Nufit
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Në Shqipëri është zhvilluar këtë të shtunë ceremonia zyrtare e prezantimit të ministrit të ri të Mbrojtjes, Ermal Nufi. Gjatë ceremonisë, ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i dorëzoi zyrtarisht detyrën pas përfundimit të mandatit të tij në krye të këtij institucioni.

    Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, Vengu theksoi se përvoja në Ministrinë e Mbrojtjes i ka dhënë mësime të rëndësishme mbi përgjegjësinë dhe përkushtimin që kërkon ky sektor.

    Ai u shpreh se angazhimi i tij i ri si deputet i Vlorës nuk e largon nga misioni i sigurisë kombëtare, pasi sipas tij siguria e vendit mbrohet edhe përmes vendimmarrjes politike dhe institucioneve të tjera shtetërore. Vengu falënderoi gjithashtu për mbështetjen kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se fryma e punës në këtë ministri do ta shoqërojë edhe në detyrën e re.

    “Puna me njerëzit me uniformë më ka mësuar përulësinë dhe më ka treguar se autoriteti nuk buron nga zëri i lartë, por nga përgjegjësia e heshtur. Lufta është gjithmonë tragjedi, por përgatitja është e domosdoshme, sepse për të ndalur armët duhen armë”, u shpreh Vengu.

    Ai shtoi se po ia dorëzon detyrën një miku dhe bashkëpunëtori të mirë, duke theksuar se institucioni është i fortë dhe se Shqipëria mbetet në duar të sigurta.

    “Kjo ministri e di shumë mirë çmimin e përgjegjësisë. Pas çdo uniforme ka një histori dhe pas çdo plage ka një qenie njerëzore që meriton të dëgjohet. Institucioni është i fortë, Shqipëria është në duar të sigurta dhe misioni vazhdon”, deklaroi ai.

    Nga ana tjetër, ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, theksoi se do të punojë në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha strukturat për të forcuar më tej kapacitetet e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit.

    Ai nënvizoi se institucionet ndërtohen mbi vazhdimësinë dhe respektin për punën e atyre që kanë shërbyer më parë, duke vlerësuar kontributin e Forcave të Armatosura.

    “Strategjia ndërtohet çdo ditë nga njerëzit që punojnë, nga burrat dhe gratë që veshin uniformën dhe nga komandantët që marrin vendime të vështira. Sot dua të shpreh respektin tim më të thellë për çdo pjesëtar të Forcave të Armatosura”, tha Nufi.

    Në fund të fjalës së tij, ai theksoi se shërbimi ndaj atdheut është një detyrë që kërkon sakrifica, por njëkohësisht është edhe një privilegj që mbart krenari.

    “Nuk vij në këtë ministri për të punuar vetëm. Do të bashkëpunoj me të gjithë për të forcuar më tej kapacitetet e sigurisë së këtij vendi”, përfundoi ministri i ri i Mbrojtjes.

    Shqipëria
    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleÇështja e presidentit, PDK: mungoi vullneti politik i shumicës, LVV synon kontroll absolut të institucioneve
    Next Article Bernardo Silva drejt largimit nga Manchester City në verë
    Dija Online

    Related Posts

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    15-10-2026

    Lajme nga bota: Zelensky dënon kufizimet e Starlink; aksionet e çipave pësojnë rënie të ndjeshme

    15-10-2026

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    15-10-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    Lajme nga bota: Zelensky dënon kufizimet e Starlink; aksionet e çipave pësojnë rënie të ndjeshme

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    Kompanitë turke të mbrojtjes ndalojnë hyrjen e automjeteve elektrike të huaja në kampuset e tyre, thotë CEO i TEI-së

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    FP: Arabia Saudite i korruptoi njerëzit e gabuar

    • Besimi

    Vizioni ekonomik Islam për një ummet që ka rreshtim strategjik – Dr. Almir Colan

    Kurani si udhëheqës drejt më supremes, më të drejtës – Naif bin Nahar

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read

    Shfuqizimi i Hilafetit islam, një fatkeqësi edhe për botën – Fatmir Baçi

    07-03-20264 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Shfuqizimi i Hilafetit islam, një fatkeqësi edhe për botën – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.