Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Kosovë»Popullsia në rënie – Mbi 150 mijë qytetarë kanë lënë Kosovën në pesë vitet e fundit
    Kosovë

    Popullsia në rënie – Mbi 150 mijë qytetarë kanë lënë Kosovën në pesë vitet e fundit

    Dija OnlineBy Dija Online29-06-202504 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Kosova po përballet me një valë të madhe emigrimi, e nxitur nga mungesa e perspektivës së qëndrueshme socio-ekonomike dhe paqëndrueshmëria politike. Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 2020 deri në vitin 2024, mbi 151 mijë e 700 qytetarë janë larguar nga vendi për të kërkuar një jetë më të mirë në shtetet më të zhvilluara.

    Vetëm gjatë vitit 2024, janë larguar 37 mijë e 451 persona, ndërkohë që janë kthyer në vend vetëm 9 mijë e 38. Në total, gjatë pesë viteve të fundit, janë kthyer rreth 41 mijë e 217 qytetarë, një numër shumë më i ulët krahasuar me ata që kanë emigruar.

    Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, viti 2021 ka shënuar nivelin më të lartë të emigrimit, me gjithsej 42 mijë e 728 qytetarë që kanë lënë vendin.

    Pasojat e emigrimit masiv

    Tkurrja e popullsisë është kthyer në një shqetësim serioz, jo vetëm për aspektin demografik, por edhe për ndikimin negativ në ekonominë e vendit – nga rënia e konsumit e deri te përceptimi negativ tek investitorët e huaj.

    Sociologu Genc Xërxa identifikon disa nga arsyet kryesore të emigrimit, duke theksuar problemet ekonomike, papunësinë e lartë, cilësinë në rënie të arsimit dhe mangësitë në shëndetësi.

    “Së pari për shkak të mos perspektives socio-ekonomike apo të një jete më të mirë, duke ditur që kemi një papunësi të madhe… Shumica e vendeve fqinjë kanë dyfishuar GDP-në, ndërsa tek ne kemi një lloj stagnimi dhe rritje inflacioni, duke mos jep prespektivë të mirë socio-ekonomike. Në anën tjetër rrogat janë më të vogla në krahasim me vende tjera, pastaj nuk kemi sigurime shëndetësore jetësore që e bëjnë jetë më të mirë. Pastaj rinia nuk ka një edukim të mirëfilltë brenda Kosovës, dhe këto e bëjnë një sektorë apo një grup të madh faktorësh që i shtyjnë të ikin. Më e keqja është se në disa raste po ikin kuadro qe i bie me ikjen e trurit ku njerëzit janë në marrëdhënie pune….Në anëntjetër duke ditur stabilitetin politik që kemi prezent dhe jo sigurinë e cila gjithmonë kemi një lloj kërcënimi nga Serbia,” tha Xërxa.

    Zëri i qytetarëve

    Qytetari nga Prishtina, Qazim Imeri, thekson se të rinjtë nuk po gjejnë vende të qëndrueshme pune dhe se Kosova ka një ekonomi të dobët:

    “Po mendoj para së gjithash situata ekonomike, punësimi i pamundur. Të rinjt mendojnë për të ardhmen, ne çoftë se situata ekonomike është e dobët atëherë normal kanë të drejtë të largohen me kërkuar një vend më të mirë për të jetuar, të krijojnë një jetë më të mirë. Por situata politike gjithmonë ndikon patjetër, shihni çfarë situate kemi, prandaj ajo është paknaqësi e madhe. Rinia janë zhgënjyer edhe kanë te drejte më kërkuar një vend më të mirë.”

    Ndërkohë, Hajrush Fazliu, një qytetar me përvojë në fushën e arsimit, kritikon politikat arsimore që, sipas tij, kanë qenë eksperimentale dhe të paqëndrueshme:

    “Meqë vije nga fusha e arsimit do të thotë ka problemet e veta pas çlirimit, me vet faktin se shumë eksperimentohet arsimi. Çdo qeveri që vjen fillon nga e para kështu që edhe kjo e fundit me eksperimente që i bënë në arsim me programet, me kurrikulat që vërtetë e ka vështirësuar punën e pedagogëve por edhe te nxënëseve…Duke bëre shkollimin më atraktiv më të dashur, rinia jonë nuk ka nevojë për të ikur, nuk ka nevojë për ta lëshuar vendin…Kosova është një vend shumë i bukur, një vend shumë i dashur dhe ja kemi borxh Kosovës vërtetë me ja kthyer një rini sa më të shëndoshë….Sepse ne nuk e kemi luksin që Kosova të zbrazët.”

    Islam Emini, një tjetër qytetar, shpreh mallin për fëmijët e tij që jetojnë jashtë:

    “Po të rinjve në përgjithësi u mungojnë punësimi, shkollimi, mjekësia dhe të ardhurat e tyre personale… Ka shumë raste, unë kam dy djemtë jashtë, në Austri kanë dal si studentë, janë vendosur dhe tash jetojnë atje, ata gjithmonë e kanë zemrën këtu, mirëpo jeta nuk është e mirë atje, sepse ndiejn mall për atdhe, për familje, babë e nënë dhe të afërmit.”

    Destinacioni kryesor: Gjermania

    Sipas një hulumtimi të Institutit GAP, Gjermania është destinacioni më i preferuar për qytetarët që largohen nga Kosova. Arsyeja kryesore mbetet gjendja ekonomike dhe mundësitë e kufizuara për zhvillim personal dhe profesional brenda vendit.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleBrahimaj: Po del në shesh pabesia dhe mashtrimi i Kurtit
    Next Article Përleshje fizike në veri të Mitrovicës – Një i lënduar dhe dy persona shoqërohen në Polici
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Përgjegjësia fetare dhe verifikimi i informacionit në epokën digjitale – Festim Rizanaj

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Përgjegjësia fetare dhe verifikimi i informacionit në epokën digjitale – Festim Rizanaj

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.