• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi
  • Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?
  • Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)
  • Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
  • Presidenti turk, Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
  • Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell
  • Agjendat perverse nuk njohin kufi
  • Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Informacione»Populli libian jetonte mirë në kohën e Gaddafit. Ç’ndodhi vallë ?!

Populli libian jetonte mirë në kohën e Gaddafit. Ç’ndodhi vallë ?!

0
By Dija Online on 01-02-2017 Informacione

Libia deri në vitin 1969, udhëhiqej nga mbreti Idriz. Ai përmbyset më 1968, me një puç ushtarak nga koloneli MuammarGaddafi.

Idrizi, që ishte një njeri i korruptuar me administratë të korruptuar, ka merita vetëm për realizimin e pavarësisë së vendit nga Italia.

Por, vendi i tij ishte i pazhvilluar e i varfër. Ai përmbyset gjatë një vizite zyrtare në Turqi, kur shteti i tij nga Monarkia shndërrohet në Republikë.

Gjatë kohës së Idrizit, vendi varej nga ndihmat e huaja, pa marrë parasysh se Libia është ndër vendet më të pasura në botë me naftë. Populli ishte i paemancipuar dhe jetonte pothuajse në primitivizëm. Këtë realitet e ndërroi Gaddafi.

Lideri i ri i Libisë nisi reformat e mëdha në vend. Standardi jetësor rritej, vendibegatohej. Pa marrë parasysh lajmet, që shpesh ndikohen nga politika, vendi po ashtu nuk qëndronte keq në raport me të drejtat e njeriut, madje edhe në kohën kur nisën trazirat kundër tij.

Gaddafi nuk duhej nga Perëndimi, sepse synonte të krijonte një Federatë të Republikave Arabe, që të forconte faktorin arab në botë. Me këtë synim, ai i bëri embargo SHBA-ve me naftë dhe ishte një nga shkaktarët kryesor të asaj që njihet si kriza e OPEC-ut, e vitit 1973, kur Gaddafi kërkon që arabët të caktojnë çmimet e naftës, të jenë ata që vendosin për pasurinë e tyre.

Nga këto qëndrime ai nuk ka hequr dorë kurrë. Por, kjo krizë e naftës i bëri pikë e pesë arabët, për çka çdo e zezë që ndodh në Lindjen e Mesme thuhet se burimin e ka tek viti 1973 – tek diçka që Perëndimi nuk lejon më të ndodhë.

Gaddafi e aplikon më vonë ideologjinë Xhamahiria, të cilën synon ta zbatojë te Bota e Tretë, pjesa e nëpërkëmbur e globit. Kjo ideologji nënkuptonte “shtetin e masave”, apo të popullit. Ndonëse ideologji e ndikuar nga komunizmi, masat përfitonin nga ajo.

Por, ai u vra gjatë Luftës Civile të vitit 2011. Një nga arsyet më të mëdha të përmbysjes së tij, thuhet se ndërlidhet me dinarin e artë që do të shkatërronte monopolet e manjatëve e do ta forconte shtresën e varfër.

Teoritë e tilla janë të shumta dhe bazohen edhe në teori të komplotit, nga të cilat mbase ka diçka të vërtetë. Por, ajo që dihet sigurt është se që nga vrasja e tij më 2011, vendi ende është në luftë, populli në mjerim, e asgjë nuk është siç ka qenë, por keq e më keq.

Se cilat ishin benefitet e sistemit të Gaddafit, Kumti ju sjell më poshtë disa fakte befasuese. Këro mund të jenë edhe të pabesueshme për ju, prandaj çdo interpretim lejohet:

1. Nuk kishte asnjë faturë të energjisë elektrike në Libi; energjia elektrike ishte falas për të gjithë qytetarët e saj.

2. Nuk kishte asnjë kamatë për kredi; bankat në Libi ishin në pronësi të shtetit dhe kreditë e dhëna për të gjithë qytetarët e saj kishin 0% interes – sipas ligjit.

3. Shtëpia konsiderohej si një e drejtë e njeriut në Libi; Gaddafi u zotua se prindërit e tij nuk do kenë shtëpi, derisa të gjithë në Libi nuk kanë një të tillë. Babai i Gaddafit vdiq derisa ai, gruaja dhe nëna jetonin në një tendë.

4. Të gjithë të porsamartuarit në Libi merrnin 60 mijë dinarë (50 mijë dollarë amerikanë) nga Qeveria për të blerë apartamentin e parë dhe për të filluar familjen.

5. Arsimimi dhe trajtimet mjekësore ishin falas në Libi. Para Gaddafit, vetëm 25 për qind e libianëve ishin të shkolluar. Sot kjo shifër është 83 për qind.

6. Nëse libianët do të donin të merreshin me bujqësi, ata do të merrnin tokë bujqësore, një shtëpi, pajisjet, fara dhe bagëti për të filluar – që të gjitha këto falas.

7. Nëse libianët nuk mund të gjenin arsimin apo shërbimet mjekësore që ata kishin nevojë në Libi, Qeveria financonte ata që të shkojnë jashtë vendit – jo vetëm falas, por duke marrë 2300 dollarë në muaj dhe makinë me kompensim.

8. Në Libi, nëse një libian binte një makinë, Qeveria e subvencionte me 50 për qind të çmimit.

9. Çmimi i benzinës në Libi ishte 0.14 dollarë për litër.

10. Libia nuk kishte borxh të jashtëm dhe rezervat shtetërore arrinin në 150 miliardë dollarë, që tashmë janë të ngrira në nivel global.

11. Nëse një libian nuk ishte në gjendje të gjente punësim pas diplomimit, shteti do të paguante pagën mesatare të profesionit të tij sikur një i punësuar.

12. Një pjesë e shitjes së naftës së shitur kreditohej në banka, në llogaritë e të gjithë libianëve.

13. Një nënë që lindte një fëmijë merrte pesëmijë dollarë amerikanë.

14. Buka në Libi kushtonte 0,15 dollarë.

15. 25 për qind e libianëve kanë një diplomë universitare

16. Gaddafi donte të realizonte projektin më të madh të furnizimit me ujë, për të furnizuar dhe ujitur tërë shtetin që karakterizohet me shkretëtira./Kumti.com

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

“Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
14-03-2023

“Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

11-03-2023

Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

10-03-2023

Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

09-03-2023

Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
23-02-2023

Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

08-02-2023

Tërmeti, frikësim dhe mësim

27-10-2022

Mjerë për ata që falen…!

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

  • Studime
28-02-2023

Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

  • Edukim
14-03-2023

“Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

11-03-2023

Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

23-02-2023

Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

14-02-2023

Çka nëse (s’)lexojmë?

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.