Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Policia përjashton zyrtarin që i kritikoi deputetët
    Lajme

    Policia përjashton zyrtarin që i kritikoi deputetët

    Dija OnlineBy Dija Online22-04-202204 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Amir Hoxhës i është shkëputur kontrata e punës nga Policia, rreth tre muaj pas suspendimit shkaku i një kritike publike të tij në raport me deputetët. Por, si arsye për largimin Policia nuk e ka përmendur kritikën publike, por një gjobë për kundërvajtje në Kroaci. Hoxha në një letër prej 5 faqesh ka thënë se rasti i tij ishte politizuar dhe ka kritikuar institucionet e sigurisë për shpërfillje të ankesave të tij

    Përfundimisht i është shqiptuar masa e largimit nga Policia e Kosovës Amir Hoxhës, pasi paraprakisht ishte suspenduar shkaku i një postimi në Facebook, me të cilin kritikonte deputetët. Në arsyen për largim Policia nuk e ka përmendur kritikën publike, por një gjobë për kundërvajtje në Kroaci.

    Në një letër prej 5 faqesh, Hoxha ka zgjedhur të flasë për herë të fundit për punën që e ka bërë në Polici. Aty ka treguar se rrugëtimi i tij për 5 vite si zyrtar policor nuk ka kaluar pa probleme.

    Ai ka theksuar se në postimin e bërë në shkurt të këtij viti kur kishte kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për shpenzimet për karburante, kishte tentuar të shpërfaqte kushtet e punës së forcave të rendit, duke përmendur mungesën e shtesave e mospagesën e orëve jashtë orarit.

    “Një polic mund të lihet pa bukë në kryerje të detyrës ama deputeti pa karburante kurrsesi jo. Turp ju qoftë, prapë dora jonë do t’ju ndëshkoj o të shkretë”, kishte shkruar ndër të tjera në status Hoxha.

    Pasi ishte suspenduar për këtë, tani kontrata i është shkëputur.

    “Çështja ime ka marrë konotacion politik, e që nuk ka qenë qëllimi im asisoj. Nuk më intereson e as që më ka interesuar ndonjëherë asnjë subjekt politik apo nuk jam lëpirë pas pushteteve, vetëm e vetëm të ndërtoj karrierë apo të ngrihem në pozitë. Pse militantët e një subjekti të caktuar politik kanë krijuar këso qasje ndaj meje nuk po arrij ta kuptoj. Unë nuk e kam kritikuar as që jam fokusuar në ndonjë subjekt të veçantë partiak. Thjesht kam adresuar një çështje që më ka preokupuar mua si zyrtar policor”, ka shkruar ai mbrëmjen e së enjtes.

    Përmes letrës, Hoxha ka hedhur akuza se zyrtarë të Policisë së Kosovës për të kanë shpërndarë informacione konfidenciale nëpër media dhe se rasti i tij ka marrë konotacion politik.

    Megjithëse ankesën e tij e kishte deponuar në Inspektoratin Policor, ai nuk kishte marrë përgjigje.

    “Kjo është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Njohësit e ligjit e dinë shumë mirë, porse drejtësia në Kosovë lë shumë për të dëshiruar. Me datën 06.02.2022 në ora 16:00 kam shkruar një porosi elektronike përmes email zyrtar duke i përfshirë drejtorin e përgjithshëm, Samedin Mehmetin, si dhe komplet zinxhirin komandues timin, ku kam kërkuar nga këta të fundit që rastin ta procedojnë në IPK, ku edhe kam marrë konfirmim nga major Shkelzen Xhafa që rasti është përcjellë në IPK e që nga IPK kurrë nuk kam marrë asnjë ftesë për intervistë, e as që kanë marrë hap për hetimin e rastit, që këtu vë në dyshim se dora kryesore e suspendimit tim ka mundur të jetë vetë MPB-ja që kontrollon edhe IPK-në, edhe PK-në”, ka shkruar Hoxha.

    Tashmë ish-zyrtari policor ka bërë të ditur se betejën ligjore e ka nisur kur është suspenduar nga puna për shkak të reagimit të tij.

    E, sipas avokatit mbrojtës të Hoxhës, Gent Gjini, do të bëhet edhe kallëzim penal, pas shkëputjes së kontratës.

    “Çështjen do e dërgojmë edhe tek Institucioni i Avokatit të Popullit dhe do të parashtrojmë sërish një kallëzim penal dhe po ashtu padi civile, për veprimet të cilat i ka bërë Policia, përkatësisht zyra ligjore”, ka thënë Gjini, sipas të cilit Policia e ka luajtur rolin e gjykatës në këtë rast, veprim që e ka kualifikuar si joligjor.

    Hoxha tashmë është larguar nga Kosova. Ai ka kërkuar mbrojtje në një shtet tjetër.

    Në letrën e publikuar të enjten mbrëma, ai është shprehur krenar për punën e tij në Polici.

    “Jam krenar për punën dhe kontributin tim për Policinë e Kosovës dhe do të jem sa të jem gjallë. Po ashtu më gëzon fakti se kem shërbyer bashkërisht me shumë djem e vajza që kanë qenë shumë profesionalë, të guximshëm e atdhetarë e që është një vlerë jetike e vetë shtetit të Kosovës në përgjithësi e Policisë si institucion në veçanti, mirëpo në rastin tim, a e kam merituar atë trajtim nga shteti i Kosovës?”, ka pyetur Hoxha. “Ky mbetet postimi im i fundit dhe me këtë dua ta përmbyll këtë çështje. Thjesht dua ta jetoj jetën time ku dhe me kënd të dua. E drejta e jetës dhe lirisë më është garantuar me ligj kudo që unë vendos të jetoj”.

    Për akuzat e drejtuara nga ish-zyrtari policor, gjatë së premtes nuk kanë kthyer përgjigje as në Policinë e Kosovës e as në Inspektoratin Policor.

    Policia
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleCilat janë ndikimet pozitive të agjërimit në shëndet?
    Next Article Termeti rreth 5.7 ballë raportohet të ketë ndodhur në Bosnje dhe Hercegovinë, ndihet edhe në Kosovë
    Dija Online

    Related Posts

    Mbretëria e Bashkuar rindërton marrëdhëniet diplomatike me Sirinë ndërsa David Lammy viziton Damaskun

    05-07-2025

    Studiuesja shqiptare nga pesë shkencëtaret më të mira në Kanada

    05-07-2025

    Partitë kërkojnë kandidatë për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim zyrtar

    05-07-2025
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Mbretëria e Bashkuar rindërton marrëdhëniet diplomatike me Sirinë ndërsa David Lammy viziton Damaskun

    Studiuesja shqiptare nga pesë shkencëtaret më të mira në Kanada

    Partitë kërkojnë kandidatë për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim zyrtar

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.