Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Policia hyn në Lazarat, pritet me armë
    Lajme

    Policia hyn në Lazarat, pritet me armë

    Dija OnlineBy Dija Online15-06-201403 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Pas shumë aksioneve në zona të ndryshme të vendit kundër kultivimit të lëndëve narkotike, policia ka tentuar të hyjë në Lazarat për kontroll, por është pritur me armë. Për pasojë, një person ka mbetur i plagosur rëndë, i cili dyshohet se është qëlluar nga kultivuesit e drogës, ndërkohë që policia është tërhequr mbrapsht, duke rikthyer në vëmendje tentativat e dështuara të policisë për të vënë nën kontroll fshatin rebel.
    Prej disa javësh, krerët më të lartë të policisë kanë pretenduar se uniformat blu janë të pranishme në Komunën e Lazaratit, e njohur botërisht për kultivimin në masë të lëndëve narkotike dhe për paprekshmërinë nga shteti shqiptar. Por, në asnjë moment nuk është deklaruar se çfarë bëhet konkretisht nga policia në këtë zonë “të ndaluar” dhe a ka pasur ndonjë goditje konkrete nga ana e saj. Kjo përgjigje duket se ka ardhur dje, ku fillimisht u tha se është plagosur gabimisht një person në fshatin Kordhocë, pranë Lazaratit, i cili po punonte në kopshtin e tij dhe më pas u tha zyrtarisht se ai është plagosur gjatë kundërshtimit të punonjësve të policisë nga persona të armatosur, të cilët dyshohet se janë kultivues dhe trafikantë droge.

    Në lidhje me këtë ngjarje, u tha zyrtarisht se strukturat e Drejtorisë së Policisë Gjirokastër, dje kanë vijuar kontrollin e territorit për identifikimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike kanabis në këtë qark.

    “Gjatë kohës që një grup i punonjësve të policisë po ushtronte kontroll në territorin e fshatit Lazarat, rreth orës 10:30, janë qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar. Pas kësaj ngjarjeje, në Spitalin Rajonal Gjirokastër është paraqitur në urgjencë, i plagosur me armë zjarri, shtetasi Shpëtim Meçi, 45 vjeç. Strukturat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas ka qenë në oborrin e shtëpisë së tij, në lagjen Kordhocë, në Lazarat, në momentin e plagosjes dhe dyshohet që plagosja ka ndodhur gjatë kohës që është qëlluar me armë kundër forcave të policisë. Strukturat e Policisë së Qarkut Gjirokastër po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj. Materialet procedurale do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme prokurorisë”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.

    Por, policia nuk ka dhënë asnjë detaj nëse forcat e saj janë tërhequr pas kësaj tentative për kontroll në fshat dhe nëse ka pasur shkëmbim zjarri me agresorët. Megjithatë, nga burime të besueshme policore mësohet se forcat në terren janë tërhequr në momentin e sulmit ndaj tyre dhe po planifikohet një ndërhyrje tjetër. Gjithashtu mësohet se ende nuk janë identifikuar personat që qëlluan ndaj forcave policore. Policia është sulmuar me armë të rënda sa herë ka tentuar të hyjë në këtë fshat, por kohët e fundit, zyrtarët e saj tentuan të bindin opinionin publik se situata në Lazarat ka ndryshuar dhe se ai ishte një territor i kontrolluar. /Gazeta Shqip/

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleZhdukja e aeroplanit të Malajzisë, ishte planifikuar me kujdes!
    Next Article Vritet Elvis Pista, kandidati për deputet i PDK-së
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.