• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi
  • Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?
  • Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)
  • Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
  • Presidenti turk, Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
  • Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell
  • Agjendat perverse nuk njohin kufi
  • Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Informacione»Për çdo dy javë nga një vrasje!

Për çdo dy javë nga një vrasje!

0
By Dija Online on 11-07-2014 Informacione

Se edhe Kosova është kthyer në një vend me numër të madh të vrasjeve e tregojnë edhe statistikat e Policisë së Kosovës. Sipas statistikave të PK-së, në Kosovë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2014 kanë ndodhur 17 vrasje, e që i bie që për çdo dy javë në territorin e Kosovës të ketë ndodhur një vrasje.
Rajonet ku kanë ndodhur vrasjet më tepër, referuar të dhënave të PK-së, janë kryeqyteti i Kosovës, Prishtina dhe qyteti i Pejës.

Nga zyra për Informim e PK-së kanë theksuar se “në numrin më të madhe rasteve të vrasjeve, policia ka arrestuar personat e dyshuar dhe rastet kane përfunduar në prokuroritë kompetente”.

Në anën tjetër, Florian Qehaja nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ka thënë për Telegrafin se çështja e vrasjeve kategorizohet në radhët e krimeve të rënda, dhe sipas tij, ky problem vazhdon të sfidojë institucionet e sigurisë.

Ai ka theksuar se gjatë vitit 2000 në Kosovë kanë ndodhur deri në 300 vrasje kurse në vitin e kaluar (2013) kishim përafërsisht 50 vrasje, duke shtuar se kjo tregon që trendi i vrasjeve për vit është në rënie, gjë që duhet të nënvizohet.

“Njëkohësisht, nëse në gjashtëmujorin e parë kemi 17 vrasje, atëherë kemi rënie tutje të vrasjeve. Megjithatë, numri i tyre për kokë banori vazhdon të jetë në shifra të larta edhe në raport me rajonin (me përjashtim të Shqipërisë dhe Maqedonisë)”, ka thënë Qehaja për Telegrafin.

Sipas tij, çka është shqetësuese këtë vit, janë motivet e vrasjeve të cilat paksa dallojnë nga vitet e kaluara.

“Dhe në këtë drejtim kemi vend për shqetësim. Sidomos këtu e kam fjalën për rritjen e vrasjeve për motive ekonomike e biznesore gjë që ka implikime në krijimin e një ambienti të sigurt publik e biznesor në njërën anë si dhe në krijimin e klimës për investime të huaja, në anën tjetër”, ka thënë Qehaja.

Ai më tej ka shtuar se parandalimi është një metodë bashkëkohore që Policia e Kosovës vazhdon të jetë shumë pak e suksesshme, duke shtuar se kjo mund të bëhet nëpërmjet koncepteve të policimit në bashkësi si dhe policimit të udhëhequr nga inteligjenca.

“Policia duhet të krijojë mekanizma për marrjen e informacioneve, identifikimin dhe eliminimin e çdo tentative që ka për qëllim kryerjen e vrasjeve të rënda penale. Po ashtu, është më se e rëndësishme që të fuqizohet bashkëpunimi në trekëndëshin Polici-Prokurori-Gjyqësi për arsye se ka implikime në përfundimin e ciklit hetues dhe gjykues. Duke përfunduar rastet me ndëshkime kjo reflekton si një masë parandaluese e vetëdijesim për të gjithë ata persona të cilët kanë potencial apo synojnë kryerjen e veprave penale”, ka thënë Qehaja. /Telegrafi/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

“Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
14-03-2023

“Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

11-03-2023

Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

10-03-2023

Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

09-03-2023

Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
23-02-2023

Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

08-02-2023

Tërmeti, frikësim dhe mësim

27-10-2022

Mjerë për ata që falen…!

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

  • Studime
28-02-2023

Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

  • Edukim
14-03-2023

“Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

11-03-2023

Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

23-02-2023

Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

14-02-2023

Çka nëse (s’)lexojmë?

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.