Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Kosovë»Partitë kërkojnë kandidatë për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim zyrtar
    Kosovë

    Partitë kërkojnë kandidatë për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim zyrtar

    Dija OnlineBy Dija Online05-07-202504 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram
    Krahas krizës politike në nivelin qendror për shkak të moskostituimit të Kuvendit të Kosovës, as pas më shumë se 3 muaj nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, subjektet politike janë duke përgatitur listat me emrat e kandidatëve në zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale. Krahas krizës politike në nivelin qendror për shkak të moskostituimit të Kuvendit të Kosovës, as pas më shumë se 3 muaj nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, subjektet politike janë duke përgatitur listat me emrat e kandidatëve në zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale. Më pak se 40 ditë kanë mbetur deri në përfundimin e afatit për subjektet politike për të dorëzuar zyrtarisht kandidatët me të cilët do të garojnë në nivelin lokal. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për KosovaPress, se ndonëse kanë kaluar 10 ditë nga hapja e afatit për aplikim, asnjë subjekt politik nuk ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin. “Deri më tani, asnjë subjekt politik nuk ka dorëzuar kërkesat për certifikim apo listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale. Kjo periudhë aplikimi ka filluar më 26 qershor dhe do të përfundojë më 13 gusht 2025. Zakonisht, edhe nga përvoja në proceset e kaluara zgjedhore, në javët e para subjektet politike kërkojnë informacione për dokumentacionin e nevojshëm për aplikim dhe kriteret që kërkohen në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, Ligjin për Zgjedhjet Lokale dhe aktet nënligjore të KQZ-së ”, tha Elezi. Sipas Elezit, me qëllim të lehtësimit të aplikimit, KQZ mundëson aplikimin online për dorëzimin e aplikimit së bashku me listat e kandidatëve. Por, sipas tij, fillimisht, përfaqësuesi i autorizuar i subjektit politik (iniciativës qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të plotësojë online të dhënat që kërkohen në platformën: https://apliko.kqz-ks.org, ndërkaq partive politike të regjistruara dhe koalicioneve, u janë krijuar dhe dërguar ‘userët’ dhe prej tyre nuk kërkohet të ndjekin këtë hap. Pas vërtetimit të këtij aplikimi, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, do t’i përcjellë përmes e-mailit përfaqësuesit të autorizuar kredencialet për t’u qasur në platformën online dhe për të paraqitur aplikimin. Elezi ka shpjeguar se të gjithë kandidatët do të verifikohen nga KQZ dhe institucionet tjera, me qëllim që të vërtetohen se të njëjtit janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Në mesin e institucioneve që KQZ do të kërkojë verifikim është edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës. “Këshilli Gjyqësor i Kosovës është njëri prej institucioneve që KQZ-ja do të kërkojë verifikim të kandidatëve. Në nenin 30 të ligjit për zgjedhje të përgjithshme, theksohet se kandidat nuk mund të jetë një person nëse “është dënuar në 3 vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv”. Prandaj, me qëllim të zbatimit të këtij përcaktimi ligjor, do të kërkojmë nga KGjK-ja që të verifikojë listën e kandidatëve nëse ndonjëri prej tyre nuk është në përputhje me këtë kufizim ligjor”, tha Elezi. Ndryshe, sipas nenit 30 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, një person nuk mund të certifikohet si kandidat për deputet i cili ka funksion të veçantë në bazë të Ligjit në fuqi për Zyrtarët Publikë; anëtar i shërbimit të jashtëm dhe përfaqësues diplomatik; kryesues apo anëtar i KQZ-së dhe Komisionit Komunal të Zgjedhjeve; zyrtar i PZAP-it; me anë të vendimit të gjykatës, duke përfshirë edhe vendimin e PZAP-it, i është hequr e drejta për të qenë kandidat; është dënuar në tre vjetët e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv; ka dështuar të paguajë gjobën e vënë nga PZAP-i, ose KQZ-ja; ose ka dështuar t’i përmbahet ndonjë urdhri të PZAP-it.
    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleIslamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve
    Next Article Studiuesja shqiptare nga pesë shkencëtaret më të mira në Kanada
    Dija Online

    Related Posts

    Burgu sekret i CIA-s në Rumani: Dy dekada mohimi dhe pyetjesh pa përgjigje

    13-09-2026

    “Republika e Kandaharit”: Raporti i Gjetje.org, një dokument i trilluar, me 8 vjet qarkullim u shndërrua në mjet lufte ndaj pjesës më të madhe të kombit shqiptar, muslimanëve

    04-09-2026

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    03-09-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    CEO i Palantir-it shprehet se vetëm dy kategori do t’i mbijetojnë inteligjencës artificiale (dhe diplomat elitare nuk janë një prej tyre)!

    Kështu po përgatitet elita prej 10% për kolapsin e ardhshëm të karrierës

    Burgu sekret i CIA-s në Rumani: Dy dekada mohimi dhe pyetjesh pa përgjigje

    FATMIR BAÇI: SHQIPTARËVE U KA RA PËR PJESË PATOKRACIA

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Burgu sekret i CIA-s në Rumani: Dy dekada mohimi dhe pyetjesh pa përgjigje

    FATMIR BAÇI: SHQIPTARËVE U KA RA PËR PJESË PATOKRACIA

    “Republika e Kandaharit”: Raporti i Gjetje.org, një dokument i trilluar, me 8 vjet qarkullim u shndërrua në mjet lufte ndaj pjesës më të madhe të kombit shqiptar, muslimanëve

    • Besimi

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    Zgjidhje profetike për pasigurinë financiare: Kultivimi i bereqetit, qëndrueshmërisë dhe paqes në zemër

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.