Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Palestinezët kthehen në gërmadhat e Gazës
    Lajme

    Palestinezët kthehen në gërmadhat e Gazës

    Dija OnlineBy Dija Online07-08-201404 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Pas marrëveshjes për armëpushim 72-orësh mes Izraelit dhe Hamasit, banorët e Gazës po kthehen në shtëpitë të tyre për të shpëtuar atë që ka mbetur.

    Nga ndërtesa katër katëshe ka mbetur vetëm skeleti i saj. Muret janë shkatërruar pothuajse tërësisht. Shtëpitë e fqinjve janë zhdukur. Disa pjesa të qytetit Shajaia në lindje të Gazës nuk mund të njihen. Umm Ibrahim El Ejla nuk mund tu besojë syve të saj. Kudo ajo shikon vetëm një fushë gri gërmadhash.

    “Ku do të shkojmë tani? Çfarë do të bëjmë? Shikoni përreth, ky vend është kthyer në një qytet fantazmë”, thotë ajo duke pëshpëritur. Nëna e 11 fëmijëve duket e këputur. Pas katër javësh luftime ajo pati mundësinë të kthehet për herë të parë në shtëpinë e saj. Por ka mbetur shumë pak nga ajo që quhet shtëpi.

    “Na thanë të largoheshim. Në fillim shkuam tek fqinjët e më pas u strehuam në një shkollë të OKB, por edhe atje nuk ndiheshim të sigurtë”, tregon ajo. Më shumë se 270,000 palestinezë gjetën strehim në 90 shkolla të administruara nga Agjencia e OKB për Refugjatët Palesitnezë (UNRWA). Disa nga këto shkolla u goditën gjatë sulmeve të Izraleit.

    Infrastrukturë e dëmtuar

    Në apartamentin ngjitur Farhana El Ejla është duke kërkuar në gërmadha për sende që mund të kenë shpëtuar. Pjesa më e madhe e moblijeve janë shkatërruar dhe mbuluar nga copa betoni e pluhuri. “Deri tani kemi ndenjur tek kushërinjtë tanë, por nuk mund të rrimë për një kohë të gjatë. Njerëzit këtu flasin për rindërtim të shtëpive të tyre, por asnjeri nuk e di se si do t’ia arrijnë këtij qëllimi”, thotë ajo.

    Nuk i dihet nëse do të lejohet kalimi i kufirit dhe lejimi i materialeve të ndërtimit. Nuk ka asnjeri kujt mund t’i kërkohet ndihmë dhe nuk dihet nëse armëpushimi 72 orësh do të vazhdojë edhe më shumë.

    Jo vetëm shtëpia e El Ejla ka nevojë të rindërtohet por edhe shumë të tjera, që janë shkatërruar nga sulmet ajërore. Në disa rrugë sheh edhe ambulanca të shkatërruara. Të paktën dy shoferë ambulancash kanë humbur jetën nga bombardimet izraelite ndërkohë që po tentonin tu shpëtonin jetën disa të plagosurve. Për shkak se tubacionet e ujit janë shkatërruar një autobot i vogël shpërndan ujë tek banorët që janë kthyer. Në një shtëpi tjetër duket një bombë izraelite e pashpërthyer, por pavarësisht kësaj familjarët janë kthyer.
    Tërheqja e përkohshme ushtarëve izraleitë

    Rikthehet jeta në Gazë

    Disa dyqane janë hapur dhe rrugët janë me njerëz, të cilët janë në kërkim të gjërave që kanë nevojë. Tal’at As’ad ishte duke pritur në një radhë të gajtë për të blerë bukë. “Kjo është ajo që na ka ndodhur ne, të presim për pak bukë”, thotë djaloshi. Zakonisht familja e bën bukën në shtëpi, por për shkak të mungesës së energjisë elektrike nuk mund ta bëjë më një gjë të tillë.

    Edhe më përpara elektriciteti ka qenë i kufizuar nga 10 deri në 14 orë në ditë, por tani në qytet ka vetëm dy orë furnizim me energji elektrike. Stacioni i vetëm energjitik u bombardua gjatë luftës dhe energjia që Gaza merr nga Egjipti dhe Izraeli nuk është e mjaftueshme. Furra e bukës punon me gjenerator, por edhe ky i fundit do të punojë për aq kohë se do të ketë naftë.

    Bisedime armëpushimi në Egjipt

    Bisedime indirekte janë duke u zhvilluar në Kajro mes një delegacioni palestinez dhe Izraelit. Sidoqoftë lajmet që vijnë nga Egjipti nuk japin një ide të qartë se çfarë do të ndodhë në Gazë. Të gjithë duan t’i jepet fund gjendjes së luftës, por për disa kjo nuk është e mjaftueshme për të kaluar traumën e luftës.

    Ayman Nijem qendron para shtëpisë së shkatërruar të të afërmve të tij në qytetin e Jabaliya. Shtëpia tre katëshe u godit nga një sulm ajror të dielën e shkuar dhe shtatë pjestarë të familjes së tij u vranë. “Izraelitët shënjestrojnë gjithëçka, ambulanca të kryqit të kuq, spitale, shkolla dhe ne civilët. Çdokush ka humbur dikë. Çfarë mendoni se do të bëjnë ata që kanë mbetur gjallë në të ardhmen? Do të mbrojnë vendin kundër pushtuesit”, thotë me zemërim i riu.

    Një tjetër fqinj, të cilit i është dëmtuar shtëpia nga një sulm ajëror thotë me qetësi: “Ne duam të jetojmë në qetësi dhe siguri, si çdo vend tjetër. Çdo gjë që ndodh këtu është e gabuar.”/DW

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleArvizu përkrah nismën për mbylljen e universiteteve
    Next Article Hakerat rusë vjedhin të dhënat e gjysmës së përdoruesve të Internetit në botë
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    FP: Fundi i neoliberalizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.