Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Një vit nga reforma fiskale, ngritën çmimet e shportës familjare
    Lajme

    Një vit nga reforma fiskale, ngritën çmimet e shportës familjare

    Dija OnlineBy Dija Online16-09-201606 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Një vit që nga përshkallëzimi apo hyrja në fuqi e ndryshimeve të normës së TVSh-së, çmimet e konsumit kanë shënuar rritje në Kosovë, duke e bërë më të shtrenjtë shportën e konsumatorit. Kështu thonë për KosovaPress, përfaqësues për mbrojtjen dhe të drejtat e konsumatorëve, të cilët theksojnë se me ndryshimet e normës së TVSh-së, qëllimi i institucioneve duket se ishte për ta mbushur buxhetin e shtetit.

    Produktet të cilat nuk kanë shënuar rënie të çmimit janë: produktet e miellit, buka, vaji për gatim, qumështi, vezët, kripa, uji dhe energjia elektrike. Për këto produkte sipas konsumatorëve me përshkallëzimin e TVSh nga 16 në 8 përqind nuk ka rënie të çmimit.

    Edhe në bazë të raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), çmimet e produkteve bazë kanë shënuar ngritje në muajin gusht të këtij viti, krahasuar me muajin gusht të një vit më parë.

    Në raportin e ASK-së, thuhet se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.2% në muajin gusht 2016, krahasuar me muajin korrik 2016.

    “Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet: mish 0.9%; qumësht, djath dhe vezë 3.3%; sheqer dhe ëmbëlsira 9.2%; ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet 2.2%; pijet alkoolike 3.7%; duhani 5.3%; veshje 3.4%; orendi dhe aparatura, qilima dhe shtroja të tjera për dysheme 2.3%; prodhime dhe pajisje mjekësore 3.1%; blerje e automjeteve (1.5%); shërbime për transport 9.3% – ngritje e çmimit të biletave me aeroplan) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.4%”, thuhet në raportin e ASK-së.

    Për çmimet, ministri i Financave, Avdullah Hoti deklaroi se prej këtyre mallrave dhe shërbimeve elementare, çmimet përcaktohen në treg, dhe sipas tij nuk është çështje e vendimeve administrative që i përcakton çmimet.

    Ministri Hoti thotë se pakoja e re fiskale për përshkallëzimin e TVSh-së, i ka pasur e efektet e saja, por jo në rritjen e buxhetit.

    Hoti: Nuk është e vërtet se janë shtuar të hyrat nga rritja e TVSh-së

    “Nuk po hy në detaje, është studimi që tash është gati dhe do të prezantojmë, por që i hedhë poshtë të gjitha argumentet që ju i keni dëgjuar se rritja e të hyrave të ATK-së ka ardhur si rezultat i rritjes së normës së TVSh-së nga 16 në 18 përqind, sepse zvogëlimi i të hyrave nga TVSh, si rezultat i zvogëlimit të TVSh nga 16 në 8 përqind është shumë më e madhe sesa ndonjë rritje e vogël e TVSh-së që ka ardhur nga 16 në 18 përqind… kjo me shifra dhe me fakte, jo me vlerësime. Besoj se analiza e administratës tatimore i hedhë poshtë të gjitha spekulimet të zyrtarëve të ndryshëm dhe të analistëve të ndryshëm”, thotë ministri Hoti.

    Ndodhë shpesh herë kur konsumatorët nuk po arrin të përfitojnë nga norma e përshkallëzimit të TVSh-së nga 16 në 8 përqind për produktet që i përkasin shportës familjare. Për këtë Sakip Imeri, drejtor i ATK-së, thotë se ato kompani që nuk e respektojnë këtë normë tarifore të zbritjes, Administrata Tatimore e Kosovës do t’i ndëshkojë.

    Ymeri: Të gjithë tatimpaguesit e kësaj kategorie duhet ta ulin normën e TVSh-së

    “Mund të ketë edhe gabime të kësaj natyre të qëllimshme ose të pa qëllimshme, që përkundër zbritjes që është bërë posaçërisht te shporta e produkteve familjare, këto që janë produkte të domosdoshme janë zbritur prej 16 në 8 përqind dhe kanë pasur obligim të gjithë tatimpaguesit e kësaj industrie ose kësaj dege që t’i ulin normën e TVSh-së që ta aplikojnë 8 përqind. Kur hasim ne në këto lloj gabime, pavarësisht a janë të qëllimshme apo jo, ne iu tërheqim vërejtjen, i korrigjojnë por edhe për gabimet që i bëjnë marrin ndëshkime administrative nga ATK, dhe pastaj kthehet i gjithë procesi duke i kalkuluar në norma që i kërkon ligji. Procesi i vendosjes së çmimeve nuk është proces që kontrollohet ose menaxhohet nga ATK, ne shohim aplikimin e normës në bazën tatimore”, thotë Imeri.

    Ai tha se Udhëzimi Administrative është i përfunduar vitin e kaluar dhe është në përputhje me atë udhëzim ATK është duke e menaxhuar këtë proces.

    Hulumtuesi në Institutin GAP, Berat Thaçi për KosovaPress thotë se rritja e TVSh-së nga 16 në 18 përqind ka shtrenjtuar shumicën e produkteve, ndërsa, ulja e kësaj norme tatimore nga 16 në 8 përqind, liron disa produkte por nuk garanton lirimin e produkteve për arsye se ajo varet nga vullneti i shitësve.

    Thaçi: Përshkallëzimi i TVSh nuk garanton lirimin e produkteve

    “Rritja e TVSh-së nga 16 në 18 përqind i shtrenjton produktet, ndërkohë që ulja e TVSh-së…është një hap i mirë për lirimin e disa produkteve bazë, mirëpo, nuk garanton lirimin e produkteve për arsye se ajo varet nga vullneti i shitësve dhe njëkohësisht nga niveli i konkurrencës në treg. Pra, në ato tregje ku nuk ka konkurrencë nuk është e garantuar se çmimet të bien si pasojë e uljes së TVSh-së për e produktet bazë nga 16 në 8 përqind… Në atë rast kur mekanizmi i konkurrencës nuk funksionon në uljen e çmimeve, atëherë rrjedhimisht konsumatori apo qytetari nuk përfiton nga kjo zbritje e TVSh-së, mirëpo fitimi bartet te bizneset”, thotë Thaçi.

    Kryetar i Organizatës për Mbrojtjen e Konsumatorit, Selatin Kaçaniku në një prononcim për KosovaPress tregon se ka ankesa të mëdha nga konsumatorët për rritjet të çmimeve, porse mekanizmat përkatës janë duke heshtur dhe nuk po marrin masa ndaj tregtarëve dhe dyqaneve.

    “Ne u mashtruam me uljen prej 8 përqind të TVSh-së për produktet bazë, sepse syri i institucioneve dhe mekanizmave të shtetit është për ta mbushur buxhetin e shtetit, jo me tarifën e vjetër të TVSh prej 16, por me normën e re prej 18 përqind. Ndaj, me ligjin e ri ka ngritje të çmimeve, edhe pse do të duhej të ketë ulje për produktet e konsumit”, thotë Kaçaniku.

    Qytetarët konsumatorë nuk kanë vërejtur ulje të çmimeve, që nga hyrja në fuqi e këtij ligji tatimor. Qytetari nga Prishtina, Sejdi Ahmeti, thotë se nuk ka vërejtur se ka ndryshime në lidhej me përshkallëzimin e TVSh-së. “Shporta për konsumatorin mbetet e shtrenjtë dhe nuk ka pasur ndonjë ndryshim, për aq sa kam arritur të shoh unë, kryesisht çmimet janë të njëjta si më parë”, thotë ai.

    Edhe për Nderim Hasani nga Prishtina, çmimet mund të kenë shënuar rritje dhe në asnjë mënyrë zbritje. Sipas tij, çmimet janë rritur në përgjithësi dhe janë të shtrenjta, krahasuar me standardin e qytetarëve kosovarë.


    Source: Informacione

    featured
    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleGazetarët rusë u arrestuan për kalim ilegal të kufirit në Kosovë
    Next Article Ministria e Integrimeve Evropiane, mes pritjes së ministrit të ri dhe shuarjes
    Dija Online

    Related Posts

    Lajme nga bota: Zelensky dënon kufizimet e Starlink; aksionet e çipave pësojnë rënie të ndjeshme

    15-10-2026

    Kompanitë turke të mbrojtjes ndalojnë hyrjen e automjeteve elektrike të huaja në kampuset e tyre, thotë CEO i TEI-së

    15-10-2026

    Përmbytjet në Stamboll lënë dy të vdekur dhe detyrojnë mbylljen e shkollave

    15-10-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    Lajme nga bota: Zelensky dënon kufizimet e Starlink; aksionet e çipave pësojnë rënie të ndjeshme

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    Kompanitë turke të mbrojtjes ndalojnë hyrjen e automjeteve elektrike të huaja në kampuset e tyre, thotë CEO i TEI-së

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    FP: Arabia Saudite i korruptoi njerëzit e gabuar

    • Besimi

    Vizioni ekonomik Islam për një ummet që ka rreshtim strategjik – Dr. Almir Colan

    Kurani si udhëheqës drejt më supremes, më të drejtës – Naif bin Nahar

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read

    Shfuqizimi i Hilafetit islam, një fatkeqësi edhe për botën – Fatmir Baçi

    07-03-20264 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Shfuqizimi i Hilafetit islam, një fatkeqësi edhe për botën – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.