• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Anulohet festivali “Beerfest Kosova”, shkak lokacioni
  • Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, së bashku me Edi Ramën kanë mbërritur në Kiev
  • Lëshohet leja për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë
  • Paradat e turpit
  • Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani
  • Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit
  • KMSH t’ju kthehet besimtarëve
  • A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Informacione»Nisin hetimet ndaj profesorëve që dyshohet se vodhën mbi 10 mijë euro

Nisin hetimet ndaj profesorëve që dyshohet se vodhën mbi 10 mijë euro

0
By Dija Online on 25-07-2016 Informacione

Katër ish-drejtuesit e Universitetit të Gjakovës- Bajram Nuraj, Gazmend Qorraj, Isa Elezaj dhe Kastriot Buza- janë duke u hetuar nga prokuroria nën dyshimin për vjedhjen e mbi 10 mijë eurove.

Prokuroria e Shtetit është aktivizuar pas publikimit nga Insajderi të hulumtimit të titulluar “Katër profesorët e UP-së që dyshohet se vodhën mbi 10 mijë euro në Gjakovë”.

Artikulli është publikuar më 15 korrik të këtij viti, ndërsa një javë më pas është autorizuar Prokuroria Themelore e Gjakovës që të ndërmarrë veprimet e duhura lidhur me këtë rast.

“Në momentin që kemi marrë këtë informacion Prokuroria e ka marrë me seriozitet rastin, dhe tani është proceduar për më tutje rasti në fjalë”, ka konfirmuar për Insajderin, Hekrem Lutfiu, zyrtar informimi në Prokurorinë e Shtetit.

Vendimin për ndërmarrjen e veprimeve hetimore e ka marrë prokurori Besim Kelmendi, më 22 korrik të këtij viti.

Kelmendi ka vendosur që rasti t’i dërgohet në kompetencë Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Insajderi pati raportuar për një skemë të realizuar nga katër profesorë të Universitetit të Prishtinës, që ua ka mundësuar atyre të përfitojnë mbi 10 mijë euro nga Universiteti i Gjakovës.

Veprimet e tyre janë vlerësuar si të kundërligjshme nga Auditori i Përgjithshëm. Të katër profesorët e UP-së kishin udhëhequr përkohësisht Universitetin e Gjakovës.

Gjithçka kishte nisur me vendimin e marrë në fund të vitit 2014 nga Ramadan Zejnullahu, ish-rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Vendimi i Zejnullahut nuk lejonte stafin akademik që të mbante edhe një vend pune me orar të plotë jashtë UP-së.

Si pasojë e këtij vendimi, UP-ja ua kishte ndalur pagat për 2 muaj (dhjetor dhe janar 2014/2015) tre prorektorëve- Gazmend Qorraj, Kastrit Buza e Isa Elezaj dhe Bajram Nurajt, kryetarit të këshillit të përkohshëm drejtues të Universitetit të Gjakovës, që ishte njëkohësisht edhe u.d. i Rektorit.

Katërshja e profesorëve nuk kishin qëndruar duarkryq. Ishin kundërpërgjigjur. Por, veprimet e tyre shihen si të kundërligjshme nga Auditori i Përgjithshëm.

“Megjithatë gjatë 2015, u.d. Rektori kishte marrë një vendim për të paguar pagat e tre profesorëve për punën të cilën e kanë kryer në Universitetin e Prishtinës (organizatë tjetër buxhetore) përfshirë edhe pagën e vet (në shumë totale prej 10,851€)”, thuhet në raportin e auditorëve.

Për më keq, sipas raportit, pagesat nuk ishin bërë nga kategoria Paga por nga linja Mallra dhe Shërbime, përmes Marrëveshjeve për Shërbime të Veçanta.

Auditori i Përgjithshëm ka vlerësuar “pagesat për punën e kryer në një organizatë tjetër buxhetore janë të pa ligjshme dhe potencialisht mund të konsiderohen si keqpërdorim i parasë publike”.

Ndërkaq, Ministria e Arsimit ka vlerësuar se veprimi i katër profesorëve paraqet shkelje të rëndë ligjore.

Skema e përftimit të mbi 10 mijë eurove nga katër profesorë të UP-së, e realizuar gjatë kohës kur drejtonin përkohësisht Universitetin e Gjakovës, është zbuluar nga Auditori i Përgjithshëm. Ministria e Arsimit vlerëson se veprimi i tyre përbën shkelje të rëndë ligjore. Prijësi i katër profesorëve, Bajram Nuraj, e pranon se vendimet mund të përbëjnë shkelje ligjore. Por, sipas tij, ishin të arsyeshme dhe të domosdoshme./insajderi/


Source: Informacione

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Anulohet festivali “Beerfest Kosova”, shkak lokacioni

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, së bashku me Edi Ramën kanë mbërritur në Kiev

Lëshohet leja për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
15-06-2022

Anulohet festivali “Beerfest Kosova”, shkak lokacioni

15-06-2022

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, së bashku me Edi Ramën kanë mbërritur në Kiev

13-06-2022

Lëshohet leja për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

12-06-2022

Paradat e turpit

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
12-06-2022

Paradat e turpit

09-05-2022

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

08-05-2022

Dyfytyrësia e tolerancës

09-04-2022

Mbulesa e gruas myslimane dhe zelli patetik i injorantëve

Video nga kanali
Error type: "Forbidden". Error message: "The request cannot be completed because you have exceeded your quota." Domain: "youtube.quota". Reason: "quotaExceeded".

Did you added your own Google API key? Look at the help.

Check in YouTube if the id dijaonline belongs to a username. Check the FAQ of the plugin or send error messages to support.
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
17-03-2022

Cilët deputetë votuan pro dhe cilët kundër martesave të personave të gjinisë së njëjtë?

14-03-2022

Ku ndikon leximi?

10-12-2017

Kur paraja na i ndryshon nijetet

10-12-2017

Jam vajzë e pamartuar, si të largohem nga masturbimi ?

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2022 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.