Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Fokus»Muhammed Asad: Nga hebre në një nga mendimtarët më të mëdhenj muslimanë të shekullit XX
    Fokus

    Muhammed Asad: Nga hebre në një nga mendimtarët më të mëdhenj muslimanë të shekullit XX

    EMBy EM06-01-202607 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Muhammed Asad: Nga hebre në një nga mendimtarët më të mëdhenj muslimanë të shekullit XX
    Muhammed Asad: Nga hebre në një nga mendimtarët më të mëdhenj muslimanë të shekullit XX
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Nga hebre në musliman me famë: kush ishe Muhammed Asad?

    Është e vështirë t’i japësh një përgjigje të qartë kësaj pyetjeje të thjeshtë, sepse jeta e atij njeriu u ngrit gjatë gjithë shekullit të 20-të me kompleksitetin e saj. Dhe është një jetë, vetëm në dukje paradoksale, që tregon për shekullin më të përgjakshëm të historisë evropiane shumë më tepër se historitë e disa njerëzve të tjerë, po aq të famshëm. Sot, historia e Muhamed Asadit është disi e harruar, madje e panjohur për një pjesë të madhe të publikut, gjë që sigurisht është për të ardhur keq për njerëzimin, sepse ky udhëtues, gazetar, politikan dhe revolucionar musliman la gjurmë të thella jo vetëm në vendet që vizitoi në udhëtimet e tij por edhe në ripërtëritjen e mendimit islam dhe të vetëdijes muslimane për rëndësinë dhe veçantinë historike të saj.

    Shkëlqimi i Asadit, siç është përshkruar nga intelektualë në mbarë botën për dekada me radhë, gjendet te autobiografia “Rruga për në Mekë”, një libër që hap horizonte shpirtërore krejtësisht të reja, një libër në të cilin rruga e një njeriu nga ateizmi nihilist dhe pashpresa shpirtërore drejt lumturisë që gjendet te besimi në Zot, përshkruhet përmes një lenteje personale. Është një rrugë që e përshkoi një njeri me inteligjencë brilante dhe erudicion të madh, një njeri që shihte tek teknikizmi modernist europian dhe racionalizmi vulgar rrezikun më të madh për mbijetesën e shpirtit njerëzor dhe zhvillimin shpirtëror të njerëzimit.

    Pasardhës i një familjeje të shquar hebreje I lindur si Leopold Weiss në qytetin e Lviv, më pas në Galicinë lindore, Asadi ishte pasardhës i një familjeje të shquar hebreje që për breza të tërë prodhoi rabinë të ditur. Në fëmijërinë e tij, ai mori një edukim të plotë fetar; dinte hebraisht dhe aramaisht, por siç e përshkruan vetë në librin “Rruga për në Mekë”, ai ishte infektuar tashmë nga ateizmi modernist evropian që në moshë të re.

    Familja shpërngulet në Vjenë dhe si Leopold 14-vjeçar, i lindur në vitin 1900, pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, ai rreshtohet në radhët e ushtrisë austro-hungareze. Plani i tij aventuresk pengohet nga babai i tij i matur, i cili i kuptoi qëllimet e të riut. Pas përfundimit të luftës, ai hyri në Universitetin e Vjenës, ndoqi leksionet mbi psikanalizën, e cila ishte shumë e njohur në atë kohë, dhe më pas, pas vetëm dy vjetësh, la studimet dhe shkoi në Berlin pa informuar familjen, për t’u bërë një gazetar.

    Ai e mbështet veten ekskluzivisht nga puna e tij, jeton në varfëri dhe punon herë pas here. Do të marrë angazhime gazetareske vetëm kur, i shtyrë nga ndonjë trazirë e brendshme, e gjen veten në Lindjen e Mesme, në Palestinë, Egjipt dhe më vonë në Gadishullin Arabik. Fama e Weiss si korrespondenti më i mprehtë nga Lindja e Mesme do të jetë aq e përhapur në mesin e viteve 20, sa shkrimet e tij, të publikuara fillimisht në Frankfurter Allgemeine Zeitung, do të ribotohen në të gjitha vendet evropiane. Kësisoj, ai do të ftohet të japë një seri ligjëratash eksperte në Kolegjin e Gjeopolitikës në Berlin. Edhe atëherë, ndjeshmëria e Ëeiss për popujt muslimanë që takonte dhe problemet e tyre sociale ishte e dukshme.

    Siç kujton ai në “Rruga për në Mekë”, vuri re një pabarazi të madhe midis traditës madhështore islame që ishte trashëguar dhe prapambetjes sociale të muslimanëve të asaj kohe. Në këto udhëtime, Weiss njohu Islamin madhështor, duke shkruar me përpikëri për paragjykimet orientaliste dhe arrogancën kulturore evropiane, të cilat i mohonin Islamit çdo origjinalitet dhe vlerë shpirtërore. Edhe atëherë, në vitet para se të pranonte Islamin si pashmangshmërinë e jetës dhe fatin e tij tokësor, Weiss shkroi për pasojat e politikës së ashpër imperialiste evropiane, e cila shkatërroi unitetin e qenies muslimane.

    Edhe pse ishte hebre nga origjina dhe nga edukimi i hershëm, Asad pohoi se sionizmi ishte një politikë e gabuar në vitet 20 të shekullit të kaluar, duke parashikuar se si politika e vendosjes masive të hebrenjve në Palestinë do të prodhonte pasoja të pakuptueshme për të dy popujt – arabët/palestinezët dhe çifutët. Konvertimi në Islam Për Leopold Weiss, viti 1926 ishte një moment kyç në jetën e tij. Atë vit, në Berlin, ai e pranoi Islamin si burimin e tij përfundimtar dhe të vetëm shpirtëror, gjë që e bëri edhe gruaja e tij(e divorcuar më parë) dhe djali i saj i vogël. Atë vit, evropiani dhe hebreu Leopold Weiss u bë muslimani Muhammed Asad. Ai e informoi babanë e tij për konvertimin, i cili kurrë nuk iu përgjigj letrës së tij. Disa muaj më vonë, motra e tij e informon se duke u konvertuar në Islam, babai i tij është bërë i vdekur dhe marrëdhëniet nuk do të riparohen deri në mesin e dekadës së ardhshme. Me babain e tij, i cili në fund e pranoi vendimin e të birit, ai pati një korrespondencë të pasur dhe intime me shkrim deri në vitin 1942, kur ai dhe motra e Asad-it u dëbuan në kampet naziste të përqendrimit dhe u vranë atje si viktima të Holokaustit.

    Jeta e Asadit do të shënohet nga njohja e tij me një njeri, siç ka shkruar ai vetë, ndoshta figurën më të madhe politike muslimane që ka takuar, babain e Mbretërisë së Arabisë Saudite, mbretit Ibn Saud. Asadi do të shkruajë për vizionin e tij politik dhe luftën për vendosjen e një monarkie të drejtë muslimane, me shumë emocione të ngrohta, por gjithmonë me një gardh intelektual dhe kritikë racionale. Në vitet e tij të mëvonshme, shkroi ai, nuk mund të mos vinte re se si Ibn Saudi po e humbiste mundësinë për të qenë një sundimtar i vërtetë islam dhe udhëheqës i restaurimit të një shteti të madh musliman – Kalifatit. Në një udhëtim në Indi, ai takohet me Muhamed Ikbalin, i cili ndikon fuqishëm në botëkuptimet e tij dhe me njohuritë e tij për politikën dhe filozofinë. Ai ndihmoi në skicimin e planit për krijimin e një shteti musliman në nënkontinentin indian. Pas themelimit të Pakistanit, ai u emërua drejtor i Departamentit të Rindërtimit Islam, pas së cilës u transferua në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Pakistanit.

    Në fund të karrierës së tij politike u tërhoq në Marok, ku iu përkushtua punës gazetareske dhe përkthimore. Leopold Weiss, i cili u bë Muhammed Asad në moshën 26-vjeçare, vdiq në vitin 1992 në moshën 92-vjeçare si një nga mendimtarët më të rëndësishëm muslimanë dhe një ringjallës i Islamit. Një udhëtim real dhe simbolik Historia e Leopold Weiss është historia e një njeriu që, në moshë të re, e pa kotësinë e racionalizmit modernist evropian dhe ideologjinë e tij ateiste dhe teknike, e cila në arrogancën e saj shkencore hodhi poshtë anën spiritualiste dhe shpirtërore të qenies njerëzore.

    Për Leopold Weiss, Islami ishte streha e fundit njerëzore, vendi ku njeriu gjen shpëtimin nga idetë nihiliste të botës moderne; në Islam, Muhammed Asad e pranoi atë kombinim të përsosur të konkretes dhe më gjerë, materiale dhe shpirtërore, fjalës/logos/ligjit përfundimtar me të cilin duhet të qeveriset jeta njerëzore.

    Janë të paktë librat që, me ndershmërinë, bukurinë e përshkrimit dhe idetë e tyre intelektuale, e përshkruajnë jetën e një individi në një mënyrë kaq të habitshme sa libri “Rruga për në Mekë” nga Muhamed Asad. Ai udhëtim real dhe simbolik, nga Galicia, Vjena dhe Berlini në Riad, Medinë dhe Mekë, është në të vërtetë një udhëtim njerëzor në të cilin një njeri, i uritur për njohuri dhe kuptim të jetës dhe botës, përshkroi një rrugë të vështirë për të mos humbur në ateizmin shpirtërore e mbushur jetën plotësisht me kuptim me besimin në një Zot.

    P.S. Kujtojmë se vepra më e madhe Muhamed Asad, veç librit auotobiografik “Rruga për në Mekë”, është një komentim i Kur’anit(tefsir), me titullin “Mesazhi i Kur’anit.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleNë Klinikën e Gjinekologjisë pranë QKUK-së, 32 fëmijë të porsalindur janë braktisur nga nënat vetëm gjatë këtij viti
    Next Article Situatë alarmante nga reshjet: lumenjtë rriten, banorë të izoluar në disa zona
    EM

    Related Posts

    FP: Trumpi ka vrarë “paqartësinë strategjike” rreth Tajvanit

    17-09-2026

    FP: Demokracia gjermane, ashtu siç e njihnim, ka marrë fund

    17-09-2026

    FP: Pse vizita ime në Kiev më shqetësoi kaq shumë

    17-09-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Trumpi ka vrarë “paqartësinë strategjike” rreth Tajvanit

    FP: Demokracia gjermane, ashtu siç e njihnim, ka marrë fund

    FP: Pse vizita ime në Kiev më shqetësoi kaq shumë

    FP: Si mund të ndodhte Irani? Një autopsi

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Trumpi ka vrarë “paqartësinë strategjike” rreth Tajvanit

    FP: Demokracia gjermane, ashtu siç e njihnim, ka marrë fund

    FP: Pse vizita ime në Kiev më shqetësoi kaq shumë

    • Besimi

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    Zgjidhje profetike për pasigurinë financiare: Kultivimi i bereqetit, qëndrueshmërisë dhe paqes në zemër

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.