Përballja mes Kosovës dhe Turqisë për një vend në Kupën e Botës 2026 pritet me interes të jashtëzakonshëm, ndërsa të dyja përfaqësueset do të zbresin në fushë me mungesa të rëndësishme.
Te Kosova, mungesa më e madhe mbetet ajo e kapitenit Amir Rrahmani, një prej shtyllave kryesore të mbrojtjes, që nuk do të jetë në dispozicion për këtë sfidë vendimtare.
Nga ana tjetër, edhe Turqia do të paraqitet e cunguar. Përzgjedhësi Vincenzo Montella ka vendosur të bëjë ndryshime në listë, duke lënë jashtë pesë lojtarë për këtë ndeshje.
Mungesa më e theksuar është ajo e mbrojtësit Merih Demiral, i cili nuk do të luajë për shkak të një lëndimi. Përveç tij, edhe katër futbollistë të tjerë nuk do të jenë pjesë e skuadrës për këtë përballje, pasi janë lënë jashtë nga lista përfundimtare dhe do ta ndjekin ndeshjen nga tribunat.
Lojtarët që nuk do të jenë në dispozicion të Turqisë janë:
- Oğuz Aydın
- Merih Demiral
- Muhammed Sengezer
- Ahmetcan Kaplan
- Mustafa Eskihellaç
Këto mungesa mund të ndikojnë në balancën e skuadrës turke, megjithatë ajo mbetet një kundërshtar i fortë për “Dardanët”.
Ndeshja zhvillohet sonte dhe konsiderohet historike për Kosovën, pasi një fitore do të siguronte kualifikimin në Kupën e Botës 2026.
