Mbreti Juan Carlos i Spanjës ka vendosur që të largohet nga froni. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Mariano Rajoy.
Mbreti Juan Carlos, aktualisht 76 vjeç, ka qenë në fron që prej vitit 1975.
Djali i tij, Felipe, 45 vjeç, do i marrë fronin. Sipas BBC, Juan Carlos shihej si një prej monarkëve më popullorë në botë.
Megjithatë, së fundmi spanjollët kishin humbur besimin tek ai, kryesisht për shkak të një hetimi për korrupsion për vajzën e tij dhe burrin e saj.