• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Anulohet festivali “Beerfest Kosova”, shkak lokacioni
  • Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, së bashku me Edi Ramën kanë mbërritur në Kiev
  • Lëshohet leja për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë
  • Paradat e turpit
  • Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani
  • Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit
  • KMSH t’ju kthehet besimtarëve
  • A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Teknologji»Makina automatike e Toyota-s kalon provën e sigurisë në autostradat e Tokios

Makina automatike e Toyota-s kalon provën e sigurisë në autostradat e Tokios

0
By Dija Online on 05-11-2015 Teknologji

Prodhuesi japonez i makinave Toyota ka kryer prova me një makinë papilot në rrugët plot trafik të Tokios. Mjeti në fjalë mund t’i kalojë në siguri të plotë autostradat dhe njëherësh të ndërrojë koristë automatikisht pa ndërveprimin e njeriut.
Makina e Toyota-s gjatë provave për drejtim automatik në rrugët plot trafikut të Tokios shfaqi gjithë zotësinë e sofistikuar për të qarkulluar me lehtësi dhe siguri, madje dhe të ndërronte koristë.
Prodhuesi japonez i makina ka kryer prova për disa vjet me mjetin e quajtur “Highway Teammate”, por kjo është hera e parë që mjeti hynë në autostradë dhe del më pas pa ndërhyrjen e njeriut.
Gjatë provës makina udhëtoi për afro 8 km në autostradë. Shoferi ishte në gjendje gatishmërie për të ndërhyrë në rast se do të ishte e nevojshme, por pasi e shtypi butonin e aktivizimit të pilotit automatik, duart e tij qëndruar larg timonit.
Makina në fjalë është një model i ndryshuar i Lexus GS dhe përbëhet nga elemente shtesë, siç janë kamerat një sërë ndijesorësh dhe harta rrugësh shumë të sakta të cilat ofrojnë analiza të rrugës dhe kushtet e trafikut, duke i lejuar pilotit automatik të marrë vendime dhe të ndërhyjë sa herë është e nevojshme.
Makina mund të qëndrojë në të njëjtën korsi, ta ndryshojë atë dhe të ruajë largësinë nga mjeti që ka përpara edhe në rast se bëhet fjalë për trafik të dendur, e gjitha falë një sistemi të ndërlikuar ndijesorësh.
Moritaka Yoshida është Zyrtari i lartë i Menaxhimit të Toyota-s.
“Kjo makinë mund të përballojë të gjitha situatat që një pilot automatik duhet t’i përballojë në rrugë pa ndërhyrje njerëzore. Ne presim që kjo teknologji të përhapet në masë deri në kohën e zhvillimit të Lojërave Olimpike Tokio 2020.”
Toyota nuk është kompania e vetme që ka punuar mbi teknologjitë e vetëdrejtimit të mjeteve. Kompani të tjera si Honda dhe Google kanë treguar së fundi prova për sistemet e tyre të drejtimit automatik.
Yoshida thotë se makinat e reja të Toyota-s do të kenë të gjithë teknologjinë e nevojshme që pritet të luajë një rol kyç në produktet e së ardhmes.
“Kjo teknologji pritet për të përmirësuar sigurinë në rrugë dhe të krijojë një mjedis të përshtatshëm për drejtimin e mjetit, mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimin e trafikut në rrugë. Makina synon t’u japë liri të gjithë njerëzve, përfshirë të moshuarit dhe invalidët.”
Makina me pilot automatik është një realitet i afërt, megjithatë Yoshida pranon se shumë gjëra mbeten ende të pazgjidhura.
Deri tani makina të tilla mund të jenë të pavarura vetëm në vende të caktuar, siç janë autostradat e Tokios, dhe ku nuk mund të ndodhin gjëra të papritura.
“Modelet që kemi zhvilluar deri më sot tregojnë se piloti automatik mund të kapërcejë të gjitha situatat që mund të shfaqen në një autostradë. Por është gjithashtu fakt se nuk mund të funksionojë në disa rrethana të caktuara. Ndaj tani ne duhet të përgatitemi për këtë lloj situatash. Ndaj kemi ende punë në pesë vitet e ardhshëm.”
Për funksionimin e sistemeve të tillë papilot një faktor i rëndësishëm është dhe harta e rrugëve dhe teknologjitë clound computing.
Në këtë drejtim është duke punuar dhe kompania Toyota.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Lansohet një prej aplikacioneve më të mira nga “muslimanët për muslimanët”

Çfarë është fara Chia dhe pse duhet konsumuar?

Mund të vazhdoni të qetë të ngopeni me djathë sepse nuk ju shëndosh!

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
15-06-2022

Anulohet festivali “Beerfest Kosova”, shkak lokacioni

15-06-2022

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, së bashku me Edi Ramën kanë mbërritur në Kiev

13-06-2022

Lëshohet leja për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

12-06-2022

Paradat e turpit

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
12-06-2022

Paradat e turpit

09-05-2022

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

08-05-2022

Dyfytyrësia e tolerancës

09-04-2022

Mbulesa e gruas myslimane dhe zelli patetik i injorantëve

Video nga kanali
Error type: "Forbidden". Error message: "The request cannot be completed because you have exceeded your quota." Domain: "youtube.quota". Reason: "quotaExceeded".

Did you added your own Google API key? Look at the help.

Check in YouTube if the id dijaonline belongs to a username. Check the FAQ of the plugin or send error messages to support.
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
17-03-2022

Cilët deputetë votuan pro dhe cilët kundër martesave të personave të gjinisë së njëjtë?

14-03-2022

Ku ndikon leximi?

10-12-2017

Kur paraja na i ndryshon nijetet

10-12-2017

Jam vajzë e pamartuar, si të largohem nga masturbimi ?

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2022 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.