Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Ligj i kontestuar për fenë islame në Austri
    Lajme

    Ligj i kontestuar për fenë islame në Austri

    Dija OnlineBy Dija Online18-12-201404 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Ndërkohë që në Gjermani lëvizja anti islam Pegida nxjerr masa njerëzish në rrugë, në vendin fqinjë Austri po pregatitet një ligj i ri për fenë islame.

    Austria vlerësohet si një vend model në sjelljen me popullsinë e saj myslimane. Para 102 vjetësh Austro-Hungaria me ligj i shpalli me të drejta të barabarta nënshtetasit e saj turq. Sot në republikën e vogël në Alpe jetojnë më shumë se një gjysmë milioni myslimanë, krahasuar me popullsinë e përgjithshme pra tri herë më shumë njerëz të besimit mysliman se sa në Gjermani. Ligji i ri për fenë islame duhet t’i kundërvihet radikalizimit të pjesëtarëve të këtij besimi. Kritikë nga bashkësia e besimit islam në Austri ka ngjallur në radhë të parë ndalimi i financimit të imamëve nga jashtë si nga Turqia apo Arabia Saudite.

    Myslimanët e moderuar shohin këtu megjithatë një shans.Shans për t’u shkëputur nga influenca nga jashtë

    Gjithsej sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme rreth 160 të dyshuar kanë shkuar nga Austria për në Siri dhe Irak. Në pjesën më të madhe të rinj me kualifikim të dobët dhe pa punë.

    Rreth gjysma janë me origjinë nga Çeçenia, shumë nga ish Jugosllavia. Në një kontroll të gjerë të policisë në fund të nëntorit u arrestuan 14 persona.

    Në Austri jetojnë më shumë se gjysmë milioni myslimanë, ata janë turq, boshnjakë, arabë apo çeçenë. Një e treta ka shtetësinë austriake si austriaku me origjinë turke Efgani Dönmez i cili përfaqëson të gjelbrit në Këshillin Federal: „Austria është një moçal shoqatash dhe xhamish të cilat drejtohen që prej vendit të origjinës, qoftë kjo Arabia Saudite apo Turqia apo edhe vende të tjera. Ky është një zhvillim tejet problematik.“

    Imamë të formuar në Austri që njohin problemet e komunitetit
    Ky financim nga jashtë duhet të ndalohet. Këtë parashikon ligji i ri për fenë islame. Tre vjet me radhë është diskutuar në Austri për këtë. Ministri i Jashtëm Sebastian Kurz e përshkruan kështu drejtimin e ligjin: „Ne përpiqemi të kufizojmë influencën nga jashtë dhe për këtë arsye do të nisim një kualifikim për imamët në Universitetin e Vjenës dhe në të njëjtën kohë do të reduktojmë numrin e imamëve që dërgohen nga jashtë në Austri. Ne e dimë se në Turqi për shembull shumë imamë janë edhe punonjës të qeverisë turke, të cilëve qeveria turke ka të drejtë t’iu japë udhëzime. Kjo do të thotë që në vendin tonë ata kanë natyrisht jo vetëm ndikim fetar por edhe në politikën sociale në përmasa që ne nuk na pëlqejnë.“

    Ligji i ri për fenë islame duhet të sjellë siguri ligjore për myslimanët dhe të ndihmojë në zhvillimin e një feje islame me ngjyrim austriak, dhe për këtë është i nevojshëm.
    „Qëllimi është të kemi gjithnjë e më shumë imamë të kualifikuar në Austri që flasin gjermanisht, që janë austriakë dhe që njohin kulturën dhe vendin tonë dhe e dinë se çfarë problemesh dhe shqetësimesh kanë të rinjtë myslimanë në Austri.“

    Veç kësaj e drejta shtetërore duhet të ketë përparësi ndaj së drejtës fetare, kështu përcaktohej që në ligjin për fenë islame të vitit 1912. Veç kësaj bashkësitë fetare islame duhet të paraqesin një interpretim të përmbajtjeve të tyre fetare, të përkthejnë në gjermanisht nëntë versionet aktuale në përdorim të Kuranit dhe të shmangin çdo lloj legjitimimi të dhunës.
    Përfaqësuesit e myslimanëve ndihen të vendosur nën dyshim gjeneral dhe kritikojnë ligjin në hartimin e të cilit kanë marrë pjesë. Ministri i Jashtëm Kurz thekson:
    „Nuk ka asnjë dyshim të përgjithshëm për myslimanët në Austri, por nga ana tjetër qeveria nuk mund të mbyllë sytë kur ka zhvillime të gabuara.“
    Në shoqatat myslimane ligji i ri për fenë islame është i kontestuar. Presidenti i bashkësisë fetare islame Fuat Sanac mendon megjithatë: „Austria ka luajtur një rol të rëndësishëm në histori, ka qenë gjithnjë pararendëse sa i takon lirisë së besimit dhe ne duam të vazhdojmë në këtë kurs. Unë jam njeri optimist dhe mendoj vetëm pozitivisht dhe jam i bindur se këto probleme do t‘i zgjidhim bashkarisht.“
    Ligji i ri për fenë islame në Austri duhet të miratohet në janar nga Parlamenti.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleA është gjynah kur e përziej ajetin e ndonjë sureje me ndonjë tjetër?
    Next Article Rezoluta e PE tregoi vendosmëri për bisedime paqësore izraelito-palestineze
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    FP: Fundi i neoliberalizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.