Lenovo ka rifreskuar linjën e saj të tabletëve duke lansuar Yoga Tab 3 në konferencën “IFA”, që po mbahet në Berlin.
Pajisja më e avancuar, Yoga Tab 3 Pro, do të dalë në treg së bashku me dy versione tjera, 8 dhe 10 inç. Të tre tabletët janë me sistem Android.
Modeli Pro ka ekran 10.1-inç me rezolucion 2560 x 1600 pikselë.
Yoga Tab 3 Pro ka korniza nga metali dhe mbrojtëse të pasme nga lëkura. Ai ka katër “JBL” altoparlantë në pjesën e përparme.
Të tre tabletët kanë dizajnin e paraardhësve dhe shumica e funksioneve të tyre përkrahin kontrollimin përmes gjesteve.
Yoga Tab 3 do të lansohet më 1 tetor për 110 funte. Modeli 10-inç dhe ai Pro do të vijnë një muaj më vonë me çmim 120 dhe 325 funte.
Previous ArticleMercedesi “së shpejti” vjen me koncept të ri elektrik
Next Article Refugjatët në Preshevë: Të lagur e me rroba vere
Related Posts
Add A Comment