• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Anulohet festivali “Beerfest Kosova”, shkak lokacioni
  • Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, së bashku me Edi Ramën kanë mbërritur në Kiev
  • Lëshohet leja për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë
  • Paradat e turpit
  • Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani
  • Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit
  • KMSH t’ju kthehet besimtarëve
  • A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Informacione»Kur për 34 euro shitej ari i tokës bujqësore

Kur për 34 euro shitej ari i tokës bujqësore

0
By Dija Online on 23-07-2016 Informacione

Rreth 30 mijë hektarë tokë bujqësore të kategorive të ndryshme, janë shitur gjatë procesit të privatizimit në Kosovë nga viti 2002 deri në vitin 2014.

Sipas një raporti të quajtur Raporti i Gjelbër për vitin 2015, të publikuar nga Ministria e Bujqësisë, thuhet se shuma totale e inkasuar nga shitja e tokës ka arritur në rreth 99 milionë euro.

Po ashtu thuhet se për një ari tokë, çmimi mesatar ka qenë 34 euro, kurse për një hektar, 3,400 euro.

Sipërfaqen e privatizuar të tokës bujqësore dhe vlerën e mjeteve të grumbulluara, e konfirmojnë edhe zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Ylli Kaloshi, zëdhënës në këtë agjenci, tregon se nga ish-Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (ish-AKM), janë privatizuar rreth 15 mijë hektarë tokë, ndërsa nga ana e AKP-së, janë privatizuar mbi 13 mijë hektarë.

Procesi i privatizimit, në përgjithësi, në Kosovë është shoqëruar me kundërshtime dhe dilema të shumta.

Por, sa i përket privatizimit të tokave bujqësore, ekspertë të bujqësisë shprehin shqetësimin se tokës së shfrytëzueshme i është ndërruar destinimi dhe në këtë mënyrë, po zvogëlohet sipërfaqja mesatare e tokës bujqësore për kokë banori.

Imer Rusinovci, profesor në Fakultetin e Bujqësisë, për Radion Evropa e Lirë, thotë se nuk është problem çmimi shumë i lirë i shitjes së një hektari tokë, sa është problem ndërrimi i destinimit.

Ai konsideron se toka e shfrytëzueshme është dashur të privatizohet me spin-off special, metodë kjo që u pamundëson pronarëve që tokën ta shfrytëzojnë për qëllime tjera.

“Mendoj se qasja e privatizimit të tokave bujqësore ka qenë e gabuar, për shkak se në agro-komplekse të mëdha, ku ka qenë interes i madh nacional dhe ku ka pasur ndikim shtimi i Bruto Produkti Vendor, në situata të tilla është dashur të përdoret një tip spin-off special që të mos i ndërrohet destinimi i tokës bujqësore”, thotë Rusinovci.

Në anën tjetër, Ylli Kaloshi, zëdhënës në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, për Radion Evropa e Lirë, tregon se e tërë sipërfaqja e tokës bujqësore është privatizuar me metodën e spin-off të rregullt.

Por, siç thotë ai, shfrytëzimi i tokave bujqësore, pas privatizimit, nuk rregullohet me Ligjin e AKP-së, por rregullohet me ligjet përkatëse të organeve tjera kompetente që janë përgjegjëse për monitorimin, shfrytëzimin dhe destinimin e tokave bujqësore.

“Tokat bujqësore janë privatizuar duke u bazuar në Ligjin e AKP-së. Privatizimi i tyre ka ndodhur, jo me metodën spin-off special, që parasheh kushte për blerësin, por me metodën e spin off-it të rregullt”.

“AKP-ja, gjatë procesit tenderues i ka njoftuar të gjithë ofertuesit se e drejta e shfrytëzimit të tokave bujqësore, duhet të bëhet në harmoni me ligjet në fuqi dhe se për ndryshimin eventual të destinimit të atyre tokave, kompetente janë Ministria e Bujqësisë, Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Kuvendet Komunale relevante, përkatësisht, Ligji mbi tokën bujqësore, Ligji për planifikim hapësinor, Ligji për mbrojtjen e ambientit dhe planet rregullative komunale”, thotë Kaloshi.

Pavarësisht kësaj, Imer Rusinovci, thotë se në bazë të analizave në terren tokat e privatizuara janë keqpërdorur, duke u shfrytëzuar për qëllime tjera, ndërtime apo biznese.

“Si çështje monitoruese mendoj se ndikimi i dikasterit përkatës ka munguar absolutisht dhe ka qenë papërgjegjësi shumë e madhe. Dhe, në këtë drejtim, sondazhet që bëjmë përditë në terren, na japin rezultate shumë të këqija. Nga shumë pjesë të bonitetit të lartë të tokave bujqësore që janë keqpërdorur dhe nuk është ruajtur destinimi i tyre”, thekson ai.

Ndryshe, menaxhmenti i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ka rekomanduar që fondi i tokave bujqësore në të ardhmen, në koordinim me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës, të trajtohet ndryshe dhe të mundësohet që tokat bujqësore të përdoren për qëllime strategjike të investimeve në harmoni me programet zhvillimore të Republikës së Kosovës.

Menaxhmenti, siç thonë zyrtarë të agjencisë, e ka diskutuar këtë rekomandim me institucionet relevante qendrore dhe ka rekomanduar që kjo të bëhet përmes ndryshimeve përkatëse ligjore, duke mundësuar që të krijohet një fond në mirëbesim i tokave bujqësore për të siguruar mirëqenien e gjeneratave të ardhshme.


Source: Informacione

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Anulohet festivali “Beerfest Kosova”, shkak lokacioni

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, së bashku me Edi Ramën kanë mbërritur në Kiev

Lëshohet leja për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
15-06-2022

Anulohet festivali “Beerfest Kosova”, shkak lokacioni

15-06-2022

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, së bashku me Edi Ramën kanë mbërritur në Kiev

13-06-2022

Lëshohet leja për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

12-06-2022

Paradat e turpit

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
12-06-2022

Paradat e turpit

09-05-2022

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

08-05-2022

Dyfytyrësia e tolerancës

09-04-2022

Mbulesa e gruas myslimane dhe zelli patetik i injorantëve

Video nga kanali
Error type: "Forbidden". Error message: "The request cannot be completed because you have exceeded your quota." Domain: "youtube.quota". Reason: "quotaExceeded".

Did you added your own Google API key? Look at the help.

Check in YouTube if the id dijaonline belongs to a username. Check the FAQ of the plugin or send error messages to support.
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
17-03-2022

Cilët deputetë votuan pro dhe cilët kundër martesave të personave të gjinisë së njëjtë?

14-03-2022

Ku ndikon leximi?

10-12-2017

Kur paraja na i ndryshon nijetet

10-12-2017

Jam vajzë e pamartuar, si të largohem nga masturbimi ?

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2022 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.