• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit
  • KMSH t’ju kthehet besimtarëve
  • A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?
  • Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve
  • Dyfytyrësia e tolerancës
  • “Masakrat e Francës në Algjeri nuk mund të harrohen”
  • Partitë politike po e shkatërrojnë KEK-un
  • Falja e Bajramit në shesh
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Informacione»KQZ, e gatshme nëse shpallen zgjedhje të reja

KQZ, e gatshme nëse shpallen zgjedhje të reja

0
By Dija Online on 14-10-2014 Informacione

Përderisa Kosova po hynë në muajin e pestë të krizës institucionale, si opsion për të dalë nga kjo situatë shihen edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Njohës të sistemit zgjedhor në Kosovë theksojnë se presidentja i ka kompetencat kushtetuese që t`i shpallë zgjedhjet. Ndërkohë përfaqësues të KQZ-së i kanë thënë Radio Kosovës se janë të gatshëm t`i organizojnë nëse ato shpallen nga presidentja.

Njohësi i çështjeve zgjedhore, Mazllum Baraliu, i ka thënë Radio Kosovës se përderisa nuk vërehet afrim i një konsensusi mes subjekteve politike, për të dalë nga kjo krizë politike tash e katër muaj, atëherë presidentja e ka për detyrë të përkujdeset për funksionimin e mirë të institucioneve.

Mundësi për të dalë nga kjo krizë, Barali i sheh zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Meqë fatkeqësisht nuk kemi në horizont një gatishmëri të plotë të subjekteve politike për të gjetur një zgjidhje për të dalë nga kjo agoni politike, atëherë në bazë të paragrafit 3 të nenit 84 të Kushtetutës, Presidentja e ka edhe kompetencën që t`i shpallë zgjedhjet”, tha ai.

Në anën tjetër, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar për Radio Kosovën se nëse shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme, atëherë KQZ është e gatshme t`i organizojë ato.

“KQZ-ja si institucion është i obliguar që të organizojë zgjedhje kurdo që ato shpallen për t’u mbajtur. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbetet e përkushtuar në kryerjen e obligimeve kushtetuese dhe ligjore”, tha Elezi.

Sipas Elezit, në rast se do të ketë zgjedhje atëherë afati kohor për organizimin teknik të tyre do të jetë shumë i shkurtër. Pra, do të shkurtohet edhe koha për kryerjen e operacioneve të ndryshme zgjedhore. Në anën tjetër, mungesa e kuorumit, për shkak se disa anëtarë të KQZ-së nuk kanë mandat, nuk shihet problem për organizimin e tyre. Këtë e potencon edhe Mazllum Baraliu njohës i proceseve zgjedhore.

“Nuk do të ketë shumë problem për këtë arsye, sepse procedurat nuk janë shumë të komplikuara. Subjektet politike i propozojnë kandidatët për anëtarë, presidentja i mandaton dhe ata mund të funksionalizohen në strukturën e KQZ-së”, tha Baraliu.

Ndërkohë, këshilltari i lartë të presidentes Atifete Jahjaga, Arbër Vllahiu, i ka thënë Radio Kosovës se Presidentja Jahjaga ka kërkuar nga të gjithë liderët e partive politike parlamentare që të gjejnë zgjidhje, të arrijnë pajtim dhe marrëveshje që do të nxirrte vendin nga situata e krijuar.

Sipas Vllahiut nëse nuk ofrohet një zgjidhje për situatën e krijuar dhe nëse zgjedhjet shihen si alternativa e vetme e mbetur, atëherë duhet të shihet mundësia që vendi të nxirret nga kjo situatë e krijuar, që po e rrezikon edhe partneritetin e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare. /rtk/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit

KMSH t’ju kthehet besimtarëve

A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
19-05-2022

Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit

12-05-2022

KMSH t’ju kthehet besimtarëve

11-05-2022

A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?

09-05-2022

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
09-05-2022

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

08-05-2022

Dyfytyrësia e tolerancës

09-04-2022

Mbulesa e gruas myslimane dhe zelli patetik i injorantëve

06-04-2022

Cili është thelbi dhe objektivi i agjërimit?

Video nga kanali
Error type: "Forbidden". Error message: "The request cannot be completed because you have exceeded your quota." Domain: "youtube.quota". Reason: "quotaExceeded".

Did you added your own Google API key? Look at the help.

Check in YouTube if the id dijaonline belongs to a username. Check the FAQ of the plugin or send error messages to support.
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
17-03-2022

Cilët deputetë votuan pro dhe cilët kundër martesave të personave të gjinisë së njëjtë?

14-03-2022

Ku ndikon leximi?

10-12-2017

Kur paraja na i ndryshon nijetet

10-12-2017

Jam vajzë e pamartuar, si të largohem nga masturbimi ?

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2022 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.