Së bashku me imamët e xhamive, udhëheqës tjerë musliman, që u angazhuan në aktivitete fetare, pasi u shkarkuan, u dënuan me burg.
Kina ka burgosur dhjetëra udhëheqës fetarë myslimanë, imamë, ujgur muslimanë, duke përfshirë imamët më aktiv, që predikojnë në rajonin me shumicë muslimane të Xinjiang-it për aktivitete fetare. Diktatura kineze nxorri arsyetim se aktiviteti i tyre ishte ilegal. I ashtuquajturi dallim ndërmjet fesë legale dhe ilegale është i përcaktuar në bazë të nevojave politike të Kinës, tha Dilxat Raxit, një zëdhënës për Kongresin Botëror të Ujgurëve, në një deklaratë të cituar nga Reuters të martën, më 11 nëntor 2014.