Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Jahjaga priti delegacionin e Emirateve të Bashkuara Arabe, pritet bashkëpunim dhe investime në shumë fusha
    Lajme

    Jahjaga priti delegacionin e Emirateve të Bashkuara Arabe, pritet bashkëpunim dhe investime në shumë fusha

    Dija OnlineBy Dija Online03-11-201402 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga sot ka pritur në takim një delegacion faktmbledhës të Emirateve të Bashkuara arabe.
    Në njoftimin e Zyrës së Presidentes thuhet se është biseduar për zgjerim të bashkëpunimit në shumë fusha, si atë të zhvillimit ekonomik, bujqësisë e të energjisë, por edhe në fusha të tjera.

    Ky është njoftimi i plotë dërguar nga Zyra e Presidentes:

    Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion faktmbledhës të nivelit të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe, të përfaqësuar nga sektori publik dhe privat, i udhëhequr nga kryesuesi i Departamentit të Zhvillimit Ekonomik, Shkëlqesia e Tij Ali Majed Al Mansoori.

    Presidentja Jahjaga e vlerësoi vizitën e delegacionit në Kosovë, duke theksuar se bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara Arabe, që kanë ndihmuar Kosovën në periudhat më të rëndësishme të shtetformimit, është i një rëndësie të veçantë dhe ai duhet të thellohet në fusha të ndryshme, posaçërisht në atë të zhvillimit ekonomik. Ajo e vlerësoi në veçanti përkrahjen që Princi i kurorës i Abu Dhabit, Sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan, vazhdon t’i japë Kosovës dhe mbështetjen e tij për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit në fushën ekonomike me Kosovën. Ajo tha se Kosova ka potenciale të mëdha edhe natyrore dhe njerëzore dhe ofron një klimë të mirë dhe siguri për investime dhe biznes, posaçërisht në fushën e bujqësisë e të energjisë, por edhe në fusha të tjera.

    Kryesuesi i Departamentit të Zhvillimit Ekonomik të EBA-së, Shkëlqesia e Tij Ali Majed al Mansoori, tha se është i nderuar që viziton Kosovën me ftesën e Presidentes Jahjaga dhe i vlerësoi shumë të mira marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai tha se delegacioni është në një mision faktmbledhës, i përbërë nga përfaqësues të sektorëve të ndryshëm, me qëllim të gjetjes së fushave ku mund të ndërtohet dhe zgjerohet bashkëpunimi, me synim që ai të jetë afatgjatë.

    Vizita e delegacionit nga Emiratet e Bashkuara Arabe vjen pas takimit të fundit që Presidentja Jahjaga ka zhvilluar në Abu Dhabi me Princin e kurorës, Sheikun Mohammed bin Zayed Al Nahyan, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për investimin e EBA n ë Kosovë, në fusha të ndryshme

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous Article​Kërkohet përkrahje nga pacientët për luftimin e korrupsionit në QKUK
    Next Article Meka dhe Medina, dy qytetet më të ndriçuara në rruzullin tokësor
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Fundi i aleancës SHBA-Izrael – Lufta e përbashkët kundër Iranit mund të shënojë pikën e saj kulmore

    FP: Irani është një disfatë më e madhe se Vietnami

    Si po përballen fëmijët myslimanë me bullizmin? Fushëbetejë globale apo kënd lojërash?

    Algoritmi me 5 hapa që Elon Musk e përdor për zgjidhjen e çdo problemi

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Fundi i aleancës SHBA-Izrael – Lufta e përbashkët kundër Iranit mund të shënojë pikën e saj kulmore

    FP: Irani është një disfatë më e madhe se Vietnami

    Si po përballen fëmijët myslimanë me bullizmin? Fushëbetejë globale apo kënd lojërash?

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.